Enver Balla, u vra me armë zjarri nga djali i tij Esmerald Balla, i cili pas aktit të rëndë trupin ia hodhi në pus.
Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur më 13 gusht në fshatin Shënavlash të Durrësit, por u zbulua ditën e sotme, 4 shtator, pas një sherri për paratë e shtëpisë.
Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 5 vitesh. Vajza e të ndjerit, njëkohësisht motra e autorit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi në Facebook.
“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.
Postimi i vajzës në Facebook
Lajmi kryesor:
Djali vret babanë në Shënavlash të Durrësit dhe e hedh në pus! E denoncoi si të zhdukur, trupi gjendet pas 23 ditësh! Shkak sherri për paratë e shtëpisë
M.Q./ReportTv.al