Premier League e futbollit në Angli nisi këtë të shtunë sportive. Në mesditë Manchester United mposhti 0-3 Southampton, me 'Djajtë' që dolën me pikë të plota nga shtëpia e 'Shenjtorëve'. Tri pikë për Man. City, dështim për Liverpool. Edhe Chelsea iu fal një goli nga Nkunku për tri pikë.
Në stadiumin "Shën Maria", vendasit e Southampton u mposhtën 0-3 nga Manchester United. Ndeshja nisi më mirë për vendasit që kontrolluan lojën dhe në minutën e 33-të shpërdoruan një rast të mirë me Archer, që gaboi nga 11 metra. Vetëm dy minuta pas këtij momenti, de Ligt kaloi në epërsi miqtë me asistin e Fernandes. Në fundin e pjesës së parë kishte vend edhe për golin e dytë të 'Djajve', ku Rashford gjeti rrjetën. Pjesa e dytë solli kartonin e kuq për Stephens të vendasve, ndërsa Garnacho shënoi golin e tretë në minutën e 90+6. Pas dy humbjeve radhazi, United rikthehet te tri pikët dhe shkon në kuotën e gjashtë të tillave.
Në "Etihad", Manchester City fitoi 2-1 me përmbysje kundër Brentford. Miqtë kaluan në epërsi pas pak sekondave me Uissa, duke surprizuar 'Qytetarët'. Pas pësimit të golit djemtë e Guardiolës përmbysën gjithçka dhe për këtë u kujdes Erling Haaland me dopietën në minutat 19-të dhe 32. Në katër javët e këtij sezoni, Haaland e çon në nëntë numrin e golave të shënuar duke dërguar Man. City në krye të renditjes me pikë të plota.
Dramë për Liverpoolin në "Anfield". Të kuqtë e Arne Slot pësuan humbjen e parë sezonale. Ishte Hudson-Odoi që në minutën e 72 i dha pikët e plota Nottinghamit të trajnerit Espirito Santo.
Premier League, raundi 4:
E shtunë, 14 shtator 2024
13:30 Southampton 0-3 Manchester United
16:00
Brighton 0-0 Ipsuich
Crystal Palace 2-2 Leicester
Fulham 1-1 Uest Ham
Liverpool 0-1 Nottingham
Manchester City 2-1 Brentford
18:30 Aston Villa 3-2 Everton
21:00 Bournemouth 0-1 Chelsea (Nkunku 86')
Renditja: