Nuk ndodh shpesh që një futbollist të shkëlqejë në Premier League dhe të vlerësohet me notën 10-të nga "SofaScore". Diçka të tillë e ka bërë Aro Muric, portieri i Kosovës që aktivizohet me Ipsuich në Angli.
Këtë të shtunë skuadra e tij barazoi 0-0 kundër Brighton për raundin e 4-t në Premier League, me Muric që bëri gjashtë pritje të jashtëzakonshme, sa meritoi notën 10-të në fund të sfidës.
Të gjitha mediet në Evropë po i japin kredite shtatëlartit, që tregoi se e meriton vendin e titullarit në elitën angleze të futbollit. Nëse te Kosova portieri pësoi një përjashtim për thyerje të disiplinës në Ligën e Kombeve, përgjigjia e tij në fushë sot ka qenë shembullore dhe ka merituar notën 10-të.