Politikë

'Dje flinit në fusha dhe ju jepnin lëmoshë', Rama me shqiptarët e Kretës: Nuk do keni më nevojë për pasaportën greke

29 Mars, 18:06| Përditesimi: 29 Mars, 18:15

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama nga Kreta, foli për rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

Dje flinit nëpër fusha dhe ju jepnin lëmoshë, sot ju shkoni në shtëpitë tuaja, sot fqinjët tuaj rreth e rrotull, po sidomos këta këtu nuk ju shohin më nga lart poshtë dhe nuk kanë më asnjë shans që t’ju përbuzin, se nuk jeni më të detyruar ti thoni mirëmëngjes edhe kur ju thonë plaç. Kjo e juaja është ekzaktësisht historia e rivendosjes së emrit Shqipëri dhe shqiptarë aty ku e meriton, historia e vendosjes së reciprocitetit të respektit të ndërsjellë dhe detyrimit për ti respektuar kur i respektojmë në marrëdhëniet e çdo fqini të çdo shteti tjetër.

Në momentin që të gjithë bashkë keni pasaportën shqiptare bëheni jo vetëm të barabartë, por edhe po aq sa edhe grekët sa edhe çdo europian tjetër, subjekt i të gjitha shërbimeve që ky vend i jep shtetasve të vet. Dhe të gjithë ata që sot janë këtu prindër dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet në momentin që kanë pasaportën europiane nuk kanë nevojë për pasaportën greke që të jenë njësoj si fëmijët grekë apo fëmijët e tjerë student europian dhe jo studentë të huaj në Europë. Prandaj sa i përket jetës suaj këtu dhe të ardhmes suaj këtu dhe peripecive që keni kaluar për gjithë çfarë lloj arsyesh, ka një përgjigje, është në dorën tuaj vota e 11 majit dhe brenda kësaj dekade të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.


Lajmi kryesor:

Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?