Politikë

Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)

29 Mars, 16:22| Përditesimi: 29 Mars, 22:19

  • Share

KRETË- Në prag të zgjedhje të 11 majit, kryeministri Edi Rama u kërkon votën shqiptarëve të diasporës për t’u bërë pjesë e procesit historik të integrimit të Shqipërisë në BE. Në takimin ku iu bashkuan qindra shqiptarë të Kretës, kreu i qeverisë thotë se nuk sot më shumë se kurrë, jo vetëm socialistët, por të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë për t’i dhënë mesazh Greqisë dhe Bashkimit Euriopian se duam të jemi të barabartë.

“Nuk ka nevojë të bëhesh socialist për të votuar skuadrën tonë, por për t’u bërë një shumicë më e fortë si asnjëherë jo thjesht për të na dhënë ne fitoren se ne për të fituar me kënetën fitojmë edhe pa bërë fushatë fare, por për t’i thënë Evropës dhe 27 vendeve anëtare, edhe qeverisë në Greqi se shqiptarët duhet të jenë pjesë e pandarë, e respektuar në BE. Efkaristo! Rroftë Shqipëria dhe Greqia”, tha Rama.

Ndërsa vlerësoi komunitetin shqiptar në Greqi, duke thënë se meritojnë admirim për të gjitha vuajtjet që kanë kaluar në këto 30 vite, Rama dha lajmin e mirë se për 1 vit do të hapin konsullatën shqiptare në Kretë.

"Kreta është një ishull kokëfortësie, njerëzit më kokëfortë kanë dalë këtu në Kretë dhe keni triumfuar këtu, dhe prandaj unë dua t'ju them se si sot, pas 1 viti, këtu do të jetë në dispozicionin tuaj Konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç shkodranët apo vlonjatët e kanë tmerr kur i thonë shkoni në Tiranë, unë e di që dhe ju e keni tmerr kur ju thonë shkoni në Athinë, por ne do t’ua sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë", tha Rama.

Mesazhin e kishte të qartë për shqiptarët e Greqisë, duke iu thënë se nuk kanë përse të presin më deri në 15 vite për dokumentet greke, por më 11 maj të votojnë për PS që të marrin në duar pasaportën e BE.

“Në momentin që të gjithë bashkë keni pasaportën shqiptare bëheni jo vetëm të barabartë, por edhe po aq sa edhe grekët sa edhe çdo europian tjetër, subjekt i të gjitha shërbimeve që ky vend i jep shtetasve të vet. Dhe të gjithë ata që sot janë këtu prindër dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet në momentin që kanë pasaportën europiane nuk kanë nevojë për pasaportën greke që të jenë njësoj si fëmijët grekë apo fëmijët e tjerë student europian dhe jo studentë të huaj në Europë”, theksoi Rama.

Mesazhin e kishte të qartë për shqiptarët e Greqisë, duke iu thënë se nuk kanë përse të presin më deri në 15 vite për dokumentet greke, por më 11 maj të votojnë për PS që të marrin në duar pasaportën e BE.

“Në momentin që të gjithë bashkë keni pasaportën shqiptare bëheni jo vetëm të barabartë, por edhe po aq sa edhe grekët sa edhe çdo europian tjetër, subjekt i të gjitha shërbimeve që ky vend i jep shtetasve të vet. Dhe të gjithë ata që sot janë këtu prindër dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet në momentin që kanë pasaportën europiane nuk kanë nevojë për pasaportën greke që të jenë njësoj si fëmijët grekë apo fëmijët e tjerë student europian dhe jo studentë të huaj në Europë”, theksoi Rama.

Kryeministri nuk la pa shigjetuar as kundërshtarët politikë, për të cilët tha se jo vetëm që nuk e integrojnë dot Shqipërinë në BE, por as nuk e donin votën e diasporës.

"Ju e keni të qartë më mirë se shumë kush në Shqipëri, se këtë gjë nuk mund ta bëjnë ata që vijnë tek ju dhe ju premtojnë gjithçka sepse as kanë gjë në dorë dhe as kanë për të pasur gjë në dorë dhe nuk diskutohet që këtë gjë nuk mund ta bëjë bufi i kënetës me të gjithë lukuninë e zogjve të tij. Bufi i kënetës që thotë se unë jam, i mençur dhe jam i bukur si Athinaja. Duke iu referuar bufit të vogël që ishte simbol i grekëve të lashtë dhe pastaj e morën dhe romakët, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën. Bufi ynë në Tiranë është bufi i dalë nga shprehja e popullit ca do aty o buf kënete", tha Rama.

Të dielën, më 30 mars, kryesocialisti do të jetë në Athinë ndërsa më 13 Prill do të jetë në Milano, ku edhe do të përmbyllë turin e diasporës. 

Ora 18:25
Rama: Ne duam që fëmijët kudo që ndodhen të mësojnë shqip, në javët në vijim do t'iu prezantojmë aplikacionin e gjuhës shqipe

 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga Kreta ditën e sotme se 8 mësues nga 50 që janë caktuar në Greqi për t'u mësuar shqip fëmijëve në diasporë do të jenë në Kretë.

Nga ana tjetër, Rama njoftoi dhe lançimin e një aplikacioni që sipas tij do ta bëjë më të lehtë mësimin e gjuhës shqipe për ata që jetojnë jashtë.

Rama: Ne kemi nisur një program për mësimin e shqipes dhe kemi vendosur në dispozicion 50 mësues, nga të cilët 8 janë këtu në Kretë. Nga këtu dua të them se qëllimi ynë është që lidhja me gjeneratën e fëmijëve është për shumë më tepër se kaq. Programi i mësimit të shqipes do të zgjerohet qoftë drejtpërdrejt këtu, ose me një aplikacion që thuajse është gati dhe është një aplikacion që gjithkush mund ta fusë në telefonin e vet, që të mësojë gjuhën në formë shumë tërheqëse. Ne duam që fëmijët jashtë Shqipërisë të zgjedhin të jetojnë ku të duan, por ama çdo herë që të dëgjojnë shqip, të dinë jo vetëm se çfarë thuhet, por dhe çfarë thonë.

Ora 18:23
‘Më 11 Maj, të gjithë kuqezi’, Rama përshëndet në greqisht: Efkaristo! T’i japim një mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë

Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët në Kretë, tha se më 11 Maj duhet të vishen të gjithë kuqezi për Shqipërinë në BE.

Kreu i qeverisë tha se shqiptarët duhet t’i përcjellin BE-së dhe anëtarëve të unionit, përfshirë edhe Greqinë, se duam që të jemi të barabartë dhe të respektuar brenda Unionit. Rama e mbyllin fjalën e tij me një falënderim në greqisht.

“E kemi bërë Evropën të na respektojë dhe vlerësojë. Ne bëmë të mundur që Shqipëria të bëhet e madhe sa Evropa dhe Evropa të bëhet e vogël sa Shqipëria. Kur iu thotë ndonjëri, se jam i bindur, diku nëpër cepat e rrugëve i keni edhe ju ata të kënetës, që notojnë nëpër portalet e kënetës, dhe iu thonë mirë se ça është kjo histori dhe 12 vjet Rama nuk e futi Shqipërinë në Evropë dhe tani  i duhen 4 vjet, për pushtetin e vet, duhet t’u thoni se Shqipëria i ka filluar negociatat vjet, dhe kemi dakordësuar që t’i mbyllim brenda 2027 ndërkohë që Mali i Zi i ka filluar në 2012 para se të vija në qeveri, Maqedonia e Veriut është bërë kandidate për BE në 2005 dhe sot e nisëm duke i parë nga mbrapa, tani na shohin ata ne nga mbrapa. Prandaj atyre të kënetës që iu dalin nëpër cepa të lagur edhe të turbulluar jepuni një peshqir, thajani flokët, jepuni dorën dhe ngrohuni zemrën dhe thoni që ta braktisin bufin dhe kënetën, ta braktisin për një moment në histori fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuqezi në 11 Maj.

Në 1992, ka plot njerëz që nuk janë më e PD, dhe në 92 kanë votuar për PD, jo se iu pëlqente bufi kur ishte i ri, por sepse në atë moment në histori ishte forca e duhur në kohën dhe vendin e duhur. E njëjta gjë është në 11 Maj. Nuk ka nevojë të bëhesh socialist për të votuar skuadrën tonë, por për t’u bërë një shumicë më e fortë si asnjëherë jo thjesht për të na dhënë ne fitoren se ne për të fituar me kënetën fitojmë edhe pa bërë fushatë fare, por për t’i thënë Evropës dhe 27 vendeve anëtare, edhe qeverisë në Greqi se shqiptarët duan të jenë pjesë e pandarë, e barabartë, dinjitoze dhe e respektuar në BE. Efkaristo! Rroftë Shqipëria dhe Greqia”, tha Rama.

Ora 18:22
Shqiptarët ‘dehen’ nga ovacionet, Rama: Do ua sjell Shqipërinë këtu, si sot 1 vit do hapim konsullatën shqiptare në Kretë

Rama nga Kreta u ndal ditën e sotme dhe në një njoftim, i cili u prit me shumë ovacione gjatë takimit nga shqiptarët e pranishëm. Rama tha se si sot, një vit më pas në Kretë do të jetë konsullata e re e Shqipërisë.

"Kreta është një ishull kokëfortësie, njerëzit më kokëfortë kanë dalë këtu në Kretë dhe keni triumfuar këtu, dhe prandaj unë dua t'ju them se si sot, pas 1 viti, këtu do të jetë në dispozicionin tuaj Konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç shkodranët apo vlonjatët e kanë tmerr kur i thonë shkoni në Tiranë, unë e di që dhe ju e keni tmerr kur ju thonë shkoni në Athinë, por ne do t'ja sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë", tha Rama. 

Ora 18:18
Rama shigjeton partitë e reja nga Kreta: Shitësit e qilimave iu kërkojnë votën, rinia në lista ka babanë, mamanë e krushkun

 

Kryeministri Edi Rama nga Kreta shigjetoi edhe partitë e reja.

“Natyrisht këto nuk mund ti bëjnë as ata shitësit e qilimave, besoj i keni parë që dalin nëpër diasporë dhe thonë na jepni votën ne rinisë dhe ata rinia në listat e kandidatëve kanë babanë dhe mamanë dhe xhananë, dajën, krushkun sepse nuk i kanë dot aq njerëz sa ti vënë në lista dhe sepse kjo është mënyra se si e shohin ata besnikërinë ndaj partisë, jam shumë krenar sepse u kemi dhënë të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, në çdo qark dhe çdo komunitet, në komunitetet jashtë kufijve, një skuadër që është skuadra e partisë më të re dhe skuadra e partisë më të vjetër”, tha Rama.

Ora 18:14
‘Jam i mençur dhe i bukur si Athinaja’, Rama ironizion Berishën nga Kreta: Integrimin në BE nuk e bën dot bufi i kënetës

Nga Kreta, kryeministri Rama nuk la pa shigjetuar Sali Berishën duke e quajtur sërish buf kënete. Kreu i qeverisë komentoi me ironi shfaqjen e Berishës nga selia blu me një buf në dorë të cilin e quajti simbol të mençurisë. Këtë moment Rama e ironizoi me duke thënë se “bufi i kënetës që thotë se unë jam, i mençur dhe jam i bukur si Athinaja.”

Sa i takon integrimi të Shqipërisë në BE, Rama tha se këtë proces mund ta realizojë vetëm PS dhe jo bufi në Tiranë.

"Ju e keni të qartë më mirë se shumë kush në Shqipëri, se këtë gjë nuk mund ta bëjnë ata që vijnë tek ju dhe ju premtojnë gjithçka sepse as kanë gjë në dorë dhe as kanë për të pasur gjë në dorë dhe nuk diskutohet që këtë gjë nuk mund ta bëjë bufi i kënetës me të gjithë lukuninë e zogjve të tij. Bufi i kënetës që thotë se unë jam, i mençur dhe jam i bukur si Athinaja. Duke iu referuar bufit të vogël që ishte simbol i grekëve të lashtë dhe pastaj e morën dhe romakët, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën. Bufi ynë në Tiranë është bufi i dalë nga shprehja e popullit ca do aty o buf kënete", tha Rama. 

Ora 18:09
‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje emigrantëve gjatë takimit në Kretë që të investojnë në tokat e tyre në Shqipëri. Rama tha se ata kanë dijet dhe eksperiencën e duhur, dhe se nëpërmjet Paketës së Maleve, nëse përfshihen në 500 aplikantët e parë, nuk do të kenë detyrime ndaj shtetit për 10 vite.

Kreu i qeverisë përmendi gjithashtu edhe linjën e kredisë prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë në mbështetje të investimeve të tilla.

“ Nëse ka një mundësi jo doemos për t’u kthyer përgjithmonë por duke pasur edhe pasaportën evropiane për të jetuar edhe këtu edhe atje. Për të gjithë ata që janë këtu në Greqi apo edhe në vende të tjera dhe që kanë një tokë në fshat, një shtëpi të rrënuar të gjyshit apo që njohin miq ose kanë të afërm në fshat ku mund të bëhet një investim, kemi kaluar në parlament për emigrantët një ligj që sot është në fuqi, që thotë se çdokush që zotëron një tokë për të cilën mund të mos e ketë akoma dokumentin e pronësisë po ka dëshmitarët në fshat që është toka e të parëve të tij, mund të marrë një vërtetim nga këshilli bashkiak dhe të marrë leje për të rindezur oxhakun në shtëpinë  e gjyshit dhe për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në një agroturizëm apo për të investuar atje në çfarëdo lloj rruge që zhvillohen investimet në fshat, për blektori, agropërpunim, gjëra që i bëni këtu dhe keni eksperiencë. Takova një djalë para pak javësh nga ky ishull që merrej me grumbullimin  e produkteve bujqësore dhe nxjerrjen e tyre në treg.

Keni shumë eksperiencë dhe dije, keni parë shumë dhe për këdo që do të kthehet ose të investojë atje, duhet të keni parasysh se ligji thotë se për 500 aplikantët e parë janë 10 vite pa taksë, TVSH dhe asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit. Po ashtu, e di që ky ishull ka një turizëm shumë të zhvilluar por të gjithë ata që presin sezonin këtu për të punuar, i ftoj që të interesohen edhe në Shqipëri, të pyesin se si janë pagat në turizëm, s’kanë nevojë të më dëgjojnë mua, mjafton të interesohen dhe të shikojnë se kam përshtypjen se në të shumtën e herës iu del më mirë atje sesa këtu. Megjithatë kjo është në dorën e secilit që të interesohet dhe ta shohë vetë nëse është kështu si them unë. Për të mbështetur investimet në fshat, BSH ka hapur edhe një linjë kredie që fillon me 250 mln euro në total, dhe cilido që do të ketë akses në atë linjë kredie, që 70 për qind të kolateralit garantohet nga shteti, është i ftuar ta bëjë”, u shpreh Rama.

Ora 18:08
Rama: Me pasaportën e BE-së, do merrni pensionet për punën që bëni këtu dhe fëmijët tuaj nuk do quhen më ‘student të huaj’

 

Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë është ndalur në fjalën e tij në disa përfitime që sipas atij të jep pasaporta e BE-së.

Rama theksoi se çdo shqiptar që punon në tokë të huaj do marr pensionin sipas punës që ka bërë dhe çdo student do jetë njësoj me të gjithë të tjerët në Europë dhe nuk do të ndihet më sipas tij i huaj.

Rama: Dhe ndërkohë shteti këtu ju njeh që në momentin që merrni pasaportën, pensionin për punën që keni bërë këtu. Me pasaportën e BE-së, ju jeni njësoj në realitetin e përditshëm, por dhe në realitetin e ligjit, me italianët në Itali, me spanjollët në Spanjë, pavarësisht se disa nga ju këtu i kanë dokumentat, por s’kanë pasaportën, disa s’kanë fare, por vetëm me pasaportën bëheni subjekt i të gjitha shërbimeve. Dhe të gjithë ata që sot janë këtu dhe prindër, dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet, në momentin që kanë pasaportën europiane të Shqipërisë dhe të jenë njësoj si fëmijët grekë, por studentë të barabartë, jo studentë të huaj siç janë deri tani. Prandaj, sa i përket jetës tuaj këtu dhe të gjitha andrallave dhe përtej peripecive, është në dorën tuaj që Shqipëria në 2027 të mbylli negociatat dhe me të drejta të plota në BE.

Ora 18:06
'Dje flinit në fusha dhe ju jepnin lëmoshë', Rama me shqiptarët e Kretës: Nuk do keni më nevojë për pasaportën greke

 

Kryeministri Edi Rama nga Kreta, foli për rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

Dje flinit nëpër fusha dhe ju jepnin lëmoshë, sot ju shkoni në shtëpitë tuaja, sot fqinjët tuaj rreth e rrotull, po sidomos këta këtu nuk ju shohin më nga lart poshtë dhe nuk kanë më asnjë shans që t’ju përbuzin, se nuk jeni më të detyruar ti thoni mirëmëngjes edhe kur ju thonë plaç. Kjo e juaja është ekzaktësisht historia e rivendosjes së emrit Shqipëri dhe shqiptarë aty ku e meriton, historia e vendosjes së reciprocitetit të respektit të ndërsjellë dhe detyrimit për ti respektuar kur i respektojmë në marrëdhëniet e çdo fqini të çdo shteti tjetër.

Në momentin që të gjithë bashkë keni pasaportën shqiptare bëheni jo vetëm të barabartë, por edhe po aq sa edhe grekët sa edhe çdo europian tjetër, subjekt i të gjitha shërbimeve që ky vend i jep shtetasve të vet. Dhe të gjithë ata që sot janë këtu prindër dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet në momentin që kanë pasaportën europiane nuk kanë nevojë për pasaportën greke që të jenë njësoj si fëmijët grekë apo fëmijët e tjerë student europian dhe jo studentë të huaj në Europë. Prandaj sa i përket jetës suaj këtu dhe të ardhmes suaj këtu dhe peripecive që keni kaluar për gjithë çfarë lloj arsyesh, ka një përgjigje, është në dorën tuaj vota e 11 majit dhe brenda kësaj dekade të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

Ora 18:05
'Sot ka rënë në rrugën tonë rrezja e yllit të afatit evropian', Rama me shqiptarët e Kretës: Të mos e lëmë të shuhet, bëhemi bashkë më 11 maj

 

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë takimit me shqiptarët në Kretë se Shqipëria po shkruan një kapitull të ri historik, duke u afruar gjithnjë e më shumë me Bashkimin Evropian. Rama ftoi të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, të bashkohen për të bërë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe marrjen e pasaportës evropiane për çdo shqiptar.

“Jemi së bashku për të shkruar një tjetër copëz historie që fati ka dashur që të na jepet mundësia ta shkruajmë së bashku, për të ardhur deri këtu shumë të tjerë para nesh e kanë ëndërruar dhe kanë luftuar për të historinë e Shqipërisë së pandashme të pandarë nga Evropa. Kur Skënderbeu u bë mburojë për Evropën nuk kishte BE, por kishte Evropë, kur rilindasit u bënë bashkë Naim Frashëri na tha se për ne shqiptarët dielli lind atje ku perëndon.

Sot 246 shqiptarë të Evropës dhe votës janë regjistruar në zgjedhjet e 11 majit për t’i dhënë jetë një mundësi të madhe dhe aktuale që Shqipëria të bashkohet me Evropën dhe duke u bërë pjesë në familjen e BE. Sot ka rënë në rrugën tonë rrezja e yllit të afatit tonë evropian e cila është për ne një detyrim i madh, është një mision që atë rreze të mos e lëmë të shuhet në dritën e asaj të bëhemi bashkë në 11 maj dhe vitet që kemi para të bëjmë të mundur që Shqipëria e kësaj dekade të jetë anëtare e BE dhe çdo shqiptar kudo ndodhet të marrë pasaportën evropiane të shqiptarit”, tha Rama.

Ora 18:00
Rama nga Kreta: Mos prisni 10-15 vite për dokumentet greke, më 11 maj votoni për pasaportën e BE! Marrëveshja me Greqinë për pensionet më e vështira

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Kretë, u ndal te çështja e dokumenteve dhe të drejtave të emigrantëve në Greqi. Ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të presin pafund për dokumentet greke apo marrëveshjen e pensioneve, por më 11 maj të votojnë për forcën e duhur për të marrë pasaportën e BE.

"Pyetja e dytë që pret të marrë përgjigje është pyetja që shumë nga ju shpesh bëni për dokumentet. Për të qenë më në fund të njëjtë të barabartë pa asnjë dallim jo vetëm në jetën e përditshme të punë , por edhe në letrat e këtij shteti. Sot kemi mundësinë e artë që ndërkohë që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë një marrëdhënie pozitive me fqinjët tanë në Greqi, të mos presim se deri kur do të bëhen dokumentet për të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu, as të mos presim se deri kur do të përfundojë negociatat për marrëveshjen e pensioneve, që është më e vështira, po më 11 maj të votojmë të gjithë bashkë aty ku gjendet forca e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, që atë pasaportën që mund t’iu duhet edhe 10-15 vite nga shteti grek, ta merrni nga shteti shqiptar si pasaportë e BE", tha Rama. 

Ora 17:57
‘Përveç nesh, askush tjetër në Tiranë nuk e donte votën e diasporës’, Rama-emigrantëve: Historia e Shqipërisë në këto 3 mandate është e ngjashme me atë të familjes tuaj

Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët në Kretë, tha se njëra prej pyetjeve që ata kanë shtruar shpesh është plotësuar: vota e diasporës, për të cilën tha se disa në Tiranë nuk e donin.

Kryeministri tha se gjatë këtyre tre mandateve që ka qeverisur, Shqipëria ka ndryshuar shumë, teksa bëri edhe një krahasim, duke thënë se historia e vendit është e ngjashme me ato të familjeve shqiptare në Greqi, që kanë hequr shumë në fillimet e tyre, por tashmë janë të vlerësuar.

“Të takohesha me shqiptarë që jetojnë këtu, edhe gjetkë, por sidomos këtu, duhet t’u përgjigjesha dy pyetjeve kryesore. Njëra e kam marrë përgjigjen, tjetra pret. E para kur do të na jepet edhe ne mundësia që të votojmë si shqiptarë në Shqipëri pa qenë e nevojshme që të marrim rrugët për të hedhur edhe ne votën tonë. Ka qenë përpjekje jo e shkurtër, jo e lehtë sepse përveç nesh, askush tjetër në Tiranë nuk e donte votën e shqiptarëve jashtë atdheut, për një arsye, se e kuptonin shumë mirë se nëse shqiptarët jashtë do të fitonin të drejtën të votonin nga jashtë, atëherë padiskutim që ky do të ishte një tjetër avantazh për ne, për PS, për forcën që sot vazhdon të qeverisë vendin dhe që e ka transformuar Shqipërinë nga një vend që ishte shumë e vështirë t’ia thoshe emrin pa u ndjerë keq para të huajave, në një vend emrin e të cilit sot e respekton çdo i huaj. Por jo vetëm kaq. Unë besoj se ata në Tiranë e kuptonin që syri juaj, vëzhgimi dhe gjykimi juaj është me një distancë të mjaftueshme dhe bazohet në një eksperiencë të mundimshme pune për të qenë një gjykim shumë objektiv sepse ju ia dini punës dhe sakrificave të punës më shumë se çdo kush tjetër.

Ju e dini, që punët duan mund të madh, ju e dini që rritja e ekonomisë së familjes do mund dhe durim të madh, që të arrish të pranohesh nga të tjerët përmes rezultateve të punës do vërtetë kokëfortësi dhe ambicie të madhe dhe në një farë mënyre historia e Shqipërisë së këtyre tre mandateve është shumë e ngjashme me historinë e familjes dhe të shtëpisë tuaj. E ngjashme me historinë e marrëdhënieve tuaja me fqinjët rreth e rrotull. Dikur nuk kishit shtëpi, flinit nëpër fusha, strehoheshit në një kënd, kush iu përdorte si krah pune, sot ju shkoni në shtëpitë tuaja këtu e kudo në Greqi dhe anembanë Evropës. Sot juve letrat ju vijnë në adresën që mban emrin e babait tuaj. Sot rreth e rrotull grekë apo çfarë do qofshin, këta këtu nuk iu shohin më nga lart poshtë dhe s’kanë më shans që t’ju përbuzin. Sepse nuk jeni të detyruar t’ju thonë mirë mëngjes edhe kur iu thonë plaç. Kjo e juaja është historia e rivendosjes së emrit Shqipëri dhe shqiptarë aty ku e meriton, historia e vendosjes së reciprocitetit të respektit të ndërsjellë dhe detyrimit për të na respektuar ku i respektojmë në marrëdhëniet mes fqinjëve dhe çdo shteti tjetër."

Ora 17:54
Balla ndan pyetjen që i bëjnë më shumë shqiptarët në Diasporë: Më pyesin a do vini pas zgjedhjeve? I them sot mbajeni mend mirë, vetëm ne dhe Edi Rama mund të vijmë sërish

 

Taulant Balla, drejtuesi politik i Diasporës ka folur ditën e sotme nga Kreta në një takim me shqiptarët që jetojnë atje. Balla ka ndarë në fjalën e tij një episode personal, ku tha se çdo shqiptar që ka takuar i bën pyetjen a do vish sërish pas zgjedhjeve. Balla tha se Rama dhe Partia Socialiste do të jenë aty me ata.

Balla: Nuk e mendonin se një takim do ta bënim këtu në Kretë. Dua ta falenderojë këtu nga Hanjaja 246 mijë shqiptarë, cerek milionë shqiptarë gjithë diasporën që u bashkuan me ne me Shqipërinë për ti dhënë Edi Ramës një mandat historic, për tju dhënë secilit prej jush pasaportën e merituar europiane. Kush do të votojë Edi Ramën dhe PS në 11 ka votuar për familjen e vetë, ka votuar për Shqipërinë Europiane. Prandaj ky mandat është mandati më i rëndësishëm që motrat dhe vëllezërit tanë do ti besojnë në 11 Maj Edi Ramës.

Nga një ndjesi personale dua të them një eksperiencë personale. 20 vite më parë u zgjodha deputet në Kuvendin e Shqipërisë si atëherë dhe tani në këtë fushatë kaq të bukur me vëllezërit dhe motrat tanë në diasporë, kam marrë dhe atëherë dhe tani nëj pyetje. Por mirë mor Taulant ‘Kur të zgjidhesh deputet, do na vish më në zonë’, se ne nuk jemi mësuar që deputeti të na vijë shpesh. Unë dua tju them sot që këtë pyetje kam marrë dhe këto 7 muaj. Mbajeni mend mirë, do të vij Edi Rama dhe Partia Socialiste asnjëri prej tyre nuk do të vijë, sepse këtë gjë e kemi bërë që kur Edi Rama u zgjodh Kryetar i Partisë Socialiste.

 

Ora 17:53
Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite

 

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka folur ditën e sotme nga Kreta në një takim me shqiptarët që jetojnë atje. Rama gjatë fjalës së tij ka folur se komuniteti i Greqisë meriton vlerësim të veçantë, sepse sipas tij kanë hequr më shumë nga çdo komunitet tjetër i shqiptarëve në diasporë.

Rama: Naim Frashëri na tha të gjithëve se dielli lind andej nga perëndon dhe kështu, dekadë pas dekadë, Ëndrra Europiane e shqiptarëve mori një hov tjetër kur rinia doli në rrugë, dhe u bashkua duke thirrur: "E dua Shqipërinë të Europës." Mua nuk më pëlqen fjala diasporë dhe shqiptarët e diasporës janë regjistruar për t’i dhënë jetë, një ëndrre reale që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së dhe janë 65 mijë ndër ta të cilët janë këtu në Greqi. Janë ata dhe pasardhësit e tyre që kaluan kufirin, të papërkrahur dhe krejtësisht të vetëm dhe duke i hyrë detit në këmbë dhe që sot janë pjesë e pandarë krenarie e Shqipërisë. Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një vlerësim të posaçëm se ka hequr më shumë nga të gjithë dhe ja ka dalë si askush tjetër.

Ora 17:46
Rama me shqiptarët në Kretë: Në këtë vend kanë lindur njerëz që i kanë dhënë shumë Greqisë e Evropës! Këtu e ka origjinën edhe miku ynë Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Kretë, duke përmendur se në ishullin grek e kanë origjinën burra që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në shtetin fqinj, por edhe në botë.

Rama përmendi edhe kryeministrin aktual të vendit, Kyriakos Mitsotakis, teksa e cilësoi si mik. 

“Më në fund mu dha mundësia që të vij këtu në Kretë, në vendlindjen e Zeusit, në vendin ku janë ndërruar njëri pas tjetrit romakët, bizantinët, arabët, venecianët, otomanët deri kur në 1913 Kreta iu bashkua Greqisë. Ky vend ku historia ka parë jashtëzakonisht shumë dhe ka lënë shënim shumë gjëra me shumë rëndësi jo thjesht për Greqinë dhe për kombin grek, por për të gjithë Evropën. Këtu në Kretë Zeusi rrëmbeu princeshën, të cilën pastaj e çoi diku tjetër dhe ndërkohë emri i saj ishte Evropa dhe nga këtu Evropa mori emrin. Prandaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian. Këtu kanë lindur shumë njerëz që i kanë dhënë shumë Greqisë por edhe mbarë Evropës dhe kulturës botërore. Që nga piktori Doménikos Theotokópoulos  tek Nikos Kazantzakis, shkrimtari legjendar i Greqisë dhe kanë lindur edhe burra shteti të rëndësishëm…te Mitsotakis, e prej këtu e ka origjinën kryeministri aktual, miku ynë, Kyriakos Mitsotakis.”, u shpreh kryeministri.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keno: 29/03/2025 19:00

    I hane shume sufllaqet ketej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?