Politikë

‘Jam i mençur dhe i bukur si Athinaja’, Rama ironizion Berishën nga Kreta: Integrimin në BE nuk e bën dot bufi i kënetës

29 Mars, 18:14| Përditesimi: 29 Mars, 19:16

  • Share

Nga Kreta, kryeministri Rama nuk la pa shigjetuar Sali Berishën duke e quajtur sërish buf kënete. Kreu i qeverisë komentoi me ironi shfaqjen e Berishës nga selia blu me një buf në dorë të cilin e quajti simbol të mençurisë. Këtë moment Rama e ironizoi me duke thënë se “bufi i kënetës që thotë se unë jam, i mençur dhe jam i bukur si Athinaja.”

Sa i takon integrimi të Shqipërisë në BE, Rama tha se këtë proces mund ta realizojë vetëm PS dhe jo bufi në Tiranë.

"Ju e keni të qartë më mirë se shumë kush në Shqipëri, se këtë gjë nuk mund ta bëjnë ata që vijnë tek ju dhe ju premtojnë gjithçka sepse as kanë gjë në dorë dhe as kanë për të pasur gjë në dorë dhe nuk diskutohet që këtë gjë nuk mund ta bëjë bufi i kënetës me të gjithë lukuninë e zogjve të tij. Bufi i kënetës që thotë se unë jam, i mençur dhe jam i bukur si Athinaja. Duke iu referuar bufit të vogël që ishte simbol i grekëve të lashtë dhe pastaj e morën dhe romakët, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën. Bufi ynë në Tiranë është bufi i dalë nga shprehja e popullit ca do aty o buf kënete", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?