Kreu i shtetit, Ilir Meta, tha në një intervistë për mediat se vendimi i opozitës në 16 shkurt 2019 për të djegur mandatet, është vendimi më idiot, më i çmendur, më antikushtetues dhe më antishqiptar. Meta deklaroi se ai ka qenë kundër djegies së mandateve, ndërsa shtoi se Basha dëgjoi dy diplomatë të cilët e bindën për aktin e paimagjinueshëm.
"Dëgjuan vetëm dy diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbeshtetur këtë vendim të Lulzim Bashës. Dua t'i them, çdo opozitari, të çdo partie, që pas bojkotit 6 mujor të opozitës nga parlamenti, ka qenë Ilir Meta, që i ka kthyer në parlament për ndryshimet ne buxhetin e arsimit, duke qene se studentët ishin në rrugë në grevë të plotë. Kur lanë mandatet, nga Gjermania, nëpërmjet mediave atje, u kam thënë kjo është e papranueshme, opozita të bëjë një hap pas dhe qeveria dy hapa. Në mënyrë antikushtetuese opozita dorëzoi mandatet dhe qeveria bashkë me disa diplomatë, vajtën në KQZ dhe zëvendësuan listat e deputetëve në kohë rekord", tha Meta.
Lajmi kryesor: