Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor në plazhin e Spillesë në Kavajë, ku i është vënë flaka tonelata mbeturinash. Me një postim në Facebook, Meta shkruan se një gjë e tillë është e papranueshme. Sipas Metës, ky krim mjedisor meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm të pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit.
"E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.
Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia", shkruan Meta.
Lajmi kryesor: