Plazhi i Spillesë është i mbushur me plehra në mes të sezonit turistik, duke i “mikpritur” në një formë aspak të këndshme pushuesit. Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar te turizmi, pasi vijmë nga dy vite pandemi globale e shkaktuar nga koronavirusi, Bashkinë e Kavajës, ka kryer krim mjedisor duke hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme ndërsa më pas u ka vënë flakën.
Kjo katastrofë mjedisore po ndodh në Plazhin e Spillesë dhe të Gjeneralit, duke shkaktuar një kosto të lartë edhe për shëndetin e banorëve në këto zona, aq më tepër në mes të sezonit turistik që pretendohet të krijohen kushte sa më të favorshme.
Në tokë, të derdhura shfaqen birra kanaçe, e mbetje të tjera të riciklueshme. Tymi i djegies së mbetjeve, duket që nga larg fshatit, ndërsa më shqetësuese është edhe era e fortë për turistët dhe banorët e zonës.
Ligji parashikon se të gjitha mbetjet duhet të seleksionohen, në mënyrë që të ndahen në të riciklueshme dhe trajtim të posaçëm, dhe në këtë rast Policia duhet të ndërhyjë, duke ndëshkuar me procedime penale ata që e shkelin ligjin apo nuk e zbatojnë atë. Hedhja e mbetjeve në këto vendgrumbullime të paligjshme, jo vetëm që largon turistët, apo shkakton dëme në florën dhe faunën e Kavajës, por vendos në rrezik edhe jetën e banorëve.
Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë Ledio Hysa në një prononcim për Report Tv tha se kjo situatë është krijuar për shkak se ende bashkia nuk ka arritur një marrëveshje me landfillin. Ndërkaq nënvizoi se po mundohen që ta zgjidhin këtë problem që prej një muaji. Sipas tij mbetjet kanë qenë të grumbulluara që më herët, por dikush u ka vënë flakën. Mes të tjerash ai theksoi se Bashkia ka lajmëruar zjarrfikësen për të rregulluar ambientin.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor në plazhin e Spillesë në Kavajë, ku i është vënë flaka tonelata mbeturinash. Me një postim në Facebook, Meta shkruan se një gjë e tillë është e papranueshme. Sipas Metës, ky krim mjedisor meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm të pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit.
"E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.
Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia", shkruan Meta.
Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë Ledio Hysa ka reaguar për Report Tv për situatën shqetësuese të krijuar në Plazhin e Gjeneralit dhe të Spillesë si pasojë e hedhjes së mbeturinave në vendgrumbullime të paligjshme duke bërë kështu një krim mjedisor.
Hysa e pranoi këtë fakt duke thënë se mbeturinat e djegura kanë qenë aty që vite më parë dhe dikush u ka vënë flakës. Kjo situatë është krijuar për shkak se ende bashkia nuk ka arritur një marrëveshje me landfillin. Drejtori i shërbimeve në bashki tha se po mundohen që ta zgjidhin me landifillin prej një muaji.
“Kavaja është e mbushur me mbetje. Skemi arrtiur ende një marrëveshje me landfillin. Janë mbeturina që kanë qenë vite më parë dhe nuk janë hedhur tani. Se di kush e ka vënë zjarrin, kemi marrë telefonatë nga banorët kemi lajmëruar zjaffikësen për të sistemuar ambientin atje.
Kemi një problematikë që po mundohemi prej 1 muaji ta zgjidhim me landfillin, kemi dërguar shkresa në ministrisë së financave dhe landfillit, presim hapjen e traut.
Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë me landfillin. Kemi ndjekur të gjitna hapat ligjorë, kemi komunikuar me landfillin. Na është kërkuar një shkresë që duhet tja dërgonim ministrisë së financave, ia kemi dërguar ministrisë, do ia dërgojmë dhe ministrisë”, tha ai për Report Tv.
Duhet ndertuar incenerator I madh per durresin.vloren.saranden,, korcen,,.shkodren dhe kukesin..ndryshe nuk do ndahen keto pamje........
Përgjigju