Beach bar-i i djegur

Kronikë

Djegia e një beach bar-i në Borsh, policia nis hetimet

19 Maj, 13:13| Përditesimi: 19 Maj, 13:16

  • Share

Policia e Sarandës ka nisur hetimet në lidhje me djegien e një beach bar-i në Borsh.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije zjarri në beach bar-in në pronësi të një 22-vjeçari është regjistruar para tre ditësh (16 maj).

“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 16.05.2025, në fshatin Borsh, dyshohet se për shkaqe aksidentale ka rënë zjarr dhe është djegur një beach bar, në pronësi të shtetasit E. Gj., 22 vjeç, banues në Tiranë”, informoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kalon për gjykim dosja 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?