Pas zjarrit të rënë në një stan në fshatin Vrion ka folur vetë pronari i ndërtesës. Ruzhdi Allkushi u shpreh për Report Tv se zjarri ishte aksidental dhe se nuk ka asnjë konflikt me njeri.
Ai thotë se zjarri ishte i fuqishëm dhe i vështirë për tu shuar nga zjarrëfikëset.
“Janë të djegura komplet. Kur erdha në mëngjes i gjeta të djegura bagëtinë dhe bazat ushqimore. Kryesore ishte bagëtia. Ishim 5 persona që punonim këtu. Zjarri ishte aksidental, unë nuk kam konflikte me njeri. Këto janë fatkeqësi natyrore. Erdhën të gjithë, kryetarë bashkie, zjarrëfikëset. Është i fuqishëm dhe nuk e shuanin dot, të paktën të shpëtoj objektin, ndërtesën” – tha pronari i stanit Ruzhdi Allkushi.
Lajmi kryesor:
Sarandë/ Zjarr në një stan, digjen 350 dele dhe produkte ushqimore! Pronari: Nuk kam konflikte me njeri, dëmi është i madh (VIDEO)
E.M./ReportTv.al