Euro 2024 mbylli fazën e grupeve dhe nesër (e shtunë) do vijojnë ndeshjet me eliminim direkt. Ndërkohë interesant është fakti se tetë nga protagonistët e këtij Evropiani kanë ndjekur gjurmët e baballarëve të tyre, që më herët kanë qenë pjesë e ekipeve kombëtare.
Te Shqipëria bie në sy Thomas Strakosha, portieri që luajti tre ndeshje në Euro 2024 dhe njëjtë si i ati njëherë e një kohë, Fotaqi, vesh fanellën kuqezi.
Njihuni me 8 djemtë që njësoj si baballarët e tyre në të kaluarën, veshën fanellat e ekipeve kombëtare:
1. Shqipëria/ Fotaq Strakosha dhe Thomas Strakosha
2. Danimarka/ Peter Schmeichel dhe Kasper Schmeichel
3. Holanda/ Danny Blind dhe Daley Blind
4. Francë/ Lilian Thuram dhe Marcus Thuram
5. Rumania/ Gheorghe Hagi dhe Ianis Hagi
6. Austria/ Herfried Sabitzer dhe Marcel Sabitzer
7. Italia/ Enrico Chiesa dhe Federico Chiesa
8. Portugalia/ Sergio Conceiçao dhe Francisco Conceiçao