Organizatorët e tubimit të sotëm në Gjirokastër janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me 5 milionë lekë të reja. Gjoba është vendosur, pasi nuk janë zbatuar edhe rregullat e distancimit social, të cilat janë konfirmuar nga ISHSH.
Fleta e gjobës i'u është dorëzuar tre prej organizatoreve të këtij tubimi fill pasi kanë deklaruar përfundimin e protestës. Kreu i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri shpjegon se grumbullimi i njerëzve dhe mosrespektimi i distancës gjatë protestës së sotme, mungesa e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, bie ndesh me aktin normativ të qeverisë shqiptare dhe si i tillë ndëshkohet me gjobe.
Tubimi i sotëm u zhvillua nga disa shoqata patriotike, pas djegies së flamurit shqiptar nga një minoritar nga Finiqi.
Lajmi kryesor: