Do bashkohet me Alibeajn? Ngjela: Ende nuk kemi një akord! Jua zbuloj 2 muaj para zgjedhjeve! Tek Berisha nuk shkoj, e kam kundërshtar politik

17 Shtator, 20:01| Përditesimi: 17 Shtator, 20:25

  • Share

 

Avokati Spartak Ngjela zbuloi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 2025. Megjithatë në 'Frontline Interview' ai u shpreh për Marsela Karapançon se vetëm dy muaj para zgjedhjeve do bëjë të ditur se me cilin kah politik do marri pjesë, ndërsa përjashtoi mundësinë e të qenit në PD-në e Berishës, të cilin e cilëson kundërshtar politik.

'Deri tani nuk jemi në një akord marrëveshjeje. Unë po bëj përpjekjen time në një rrymë apo tjetrën. Është shpejt për të folur. Sa larg zgjedhjeve jemi? 7, 8 muaj thuaj, mua do më pyesësh 2 muajt e fundit. Do shikojmë programet. Do bisedoj me ta. Jam i hapur, nuk rëndohem nga pasioni për pushtet. Unë rëndohem nga presioni për të vërtetën. Ajo më mundon. Për aleancat, do bisedojmë bashkë.

Nuk ta kam refuzuar asnjëherë daljen në emisionin tënd. Po të flas për fantazi edhe mund të fitoj në 2, 3. Fajësia është gjë e vështirë. Kjo është drejtësia. Që fajësinë ta konsideroj qëndrimin psikik ndaj veprës. Atë e kam kundërshtar. Kundërshtar politik, nuk bashkohem unë. Nuk mund të rrëzoj personalitetin tim për një forcë politike. E dini sa e kam audiencën? Me një post politik mund ti humbasësh të tëra. Një njeri që është marrë me politikë për periudhë të gjatë, pasi mbaron dëshira për karrierë, i mbetet vetëm një lis i madh, çfarë do thotë historia për të. Dhe këtu e mbyllim.'


Lajmi kryesor:

Dosja 'Berisha'/ Avokati Ngjela: Uashingtoni nuk mund ta nxirrte non-grata pa prova! I nxorën pronarë tokës shtetërore


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?