Politikë

‘Do e shkrij!‘ Sali Berisha nuk tërhiqet: SPAK prokurori politike! Rama e quan buf kënete, kryetari i PD-së ia kthen: Je zogu sqep-këpucë, ha zogjtë e tu

18 Shkurt, 14:06| Përditesimi: 18 Shkurt, 16:49

  • Share

Ndonëse deklarata e tij, e bërë në pragun e Strukturës së Posaçme, një ditë më parë, se me ardhjen në pushtet do të shkrinte institucionin e drejtësisë së re pati reagime të shumta, Sali Berisha nuk tërhiqet nga qëndrimi për të zhbërë institucionin që po e heton dhe e ka marrë të pandehur për aferën ‘Partizani’

Arsyen, e lidhi drejtpërdrejtë me fatin e vet, duke përdorur si argument arrestin e tij, ndërsa akuzoi se krahas burgimeve politike, SPAK po vepron me drejtësi të dirigjuar dhe po shet dosjet e krimit.

“Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Është kushti i të gjitha kushteve për realizimin me sukses të të gjithë programit të saj. Në këtë kontekst unë besoj fort tek shqiptarët, se një prokurori që arreston 3 liderët politikë, të tre partive kryesore opozitare, një prokurori që rrëmben mandate opozitës, të dhëna nga zgjedhësit, një prokurori që amniston krimin elektoral, një prokurori që arreston gazetarë, është fund e krye një prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera' tha Berisha. 

Kritikave të kryeministrit Rama, i cili e quan buf kënete, Berisha iu përgjigj duke e quajtur zog sqep këpucë.

Lexoni pak për zogun sqep-këpucë. Ai zog ka një veti, ai zog ha zogjtë e tij. Kaq është, t’i biem shkurt. Zogu sqepkëpucë ushqehet me zogjtë e tij.

Kreu i PD shfrytëzoi daljen para mediave për t’i kërkuar diasporës që të regjistrohet deri më katër maj.

Ndërkohë brenda dy ditësh Berisha do të mbledhë sërish kryesinë e PD për të miratuar listën e kandidatëve për primare, të cilëve koha për të njoftuar kandidaturën e tyre u përfundoi këtë të martë. Me afrimin e afateve për t’u regjistruar në KQZ, Berisha duhet të nxitojë për listën e kandidatëve, por edhe për koalicionin me aleatët.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 18/02/2025 15:54

    oo RE e zeze o sherbetore i udbs ike ne te s...............

    Përgjigju
  • abc: 18/02/2025 14:48

    FUTENI MOR KETE QEN NE BURG,,,SE PO NA CAN SHUME T.....IN ....KOKRRA HAJDUTIT DHE KRIMINELIT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?