Politikë

'Do heqim moratoriumin për gjuetinë', Braçe-Bashës: Harroje Lylëzim, ti dhe llumi yt nuk do gjuani më kurrë me çifte në Divjakë

8 Prill 2021, 18:11| Përditesimi: 8 Prill 2021, 18:13

  • Share

Zv/kryeministri Erion Braçe i ka dërguar një mesazh të qartë kreut të PD-së, Lulzim Basha ku i thotë ta harrojë se ai do të rikthejë gjuetinë në Divjakë. Braçe shkruan se për shkak të PD dhe llumit që ka nga pas kanë lejuar gjuetinë që çuan në zhdukjen e pelikanit unik, flamingot e çdo shpend të gjallë.

Braçe shkruan se Divjaka është zonë e mbrojtur nga konventa Ramsar dhe kështu do të jetë përjetë!  

“Gjueti në Divjakë, nuk do këtë më kurrë! Harroje Lylëzim! Ta harrosh ti dhe gjithë llumi yt nga Peqini, Rrogozhina, Kavaja, Lushnja, Fieri, Ballshi, Berati! Lylëzim të vish në Divjake me ushtrinë e llumit e t'u japësh leje për të gjuajtur me çifte e çdo armë është jo vetëm çmenduri, por nëse ndodh do jetë krimi më i madh ndaj Divjakës. Rikthimin në të njëjtin krim që zhduku nga Divjaka pelikanin unik, flamingot e çdo shpend të gjallë! Hajduti hipotekës nga Lushnja që ta kërkoj ketë, as ka për të hyre dot në Divjakë, jo më të gjuaj me pushkë këtu! Mbaje mend këtë që po të them! Divjaka është zonë e mbrojtur nga konventa Ramsar dhe kështu do të jetë përjetë! Ti s'do rrosh aq, Divjaka do jetë", shkruan Braçe.

Ky reagim i Erjon Braçes vjen pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga Lulzim Basha se me ardhjen e PD në pushtet, do të anulojë moratoriumin e gjuetisë.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?