Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar turin e tij elektoral në fushatën përmbyllës në qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa sulmoi edhe Ballkanin e Hapur, duke thënë se pas 11 majit "do e hedhi në kosh", pasi është projekt i "argatit të Vuçiçit", teksa i referohej kryesocialistit Edi Rama.
Berisha nuk kurseu akuzat as për kryepolicin Ilir Proda, duke e quajtur "Proda Matrixi", teksa paralajmëroi se përveç shpalljes organizata terroriste të grupeve kriminale që ndërhyjnë në zgjedhje, do të ketë edhe dënime me "nga 1 vit burg për çdo votë të vjedhur".
Takimi i radhës pas Librazhdit dhe Prrenjasit ishte Belshi dhe Cërriku.
PD dhe ADSHM bëri prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.
Fjalimet hapëse i mbajtën kandidatë dhe pensionistë, teksa kreu politik Tomor Alizoti akuzoi kryeministrin për udhëtime luksi për të parë ndeshjet në Itali apo se u thotë njerëzve të marrë, teksa në takimin e mëparshëm në Librazhd i kishte cilësuar kundërshtarët si analfabetë.
“Entuziazmi po rritet nga dita në dirtë. Imagjinoni si ishim para një viti, si jemi sot dhe si do jemi ps 11 majit. Nuk ka ndodhur ansjëherë që kryeministri shëtit gjithë vendin dhe u thotë se “jeni të marrë”. I hipën avionit me luks për të parë Lacio dhe Roma dhe lë shqiptarët në varfëri. I vetmi i marrë është ai. Shqipëria më 11 maj do çlirohet. Ka 12 vjet e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet. Do çlirojmë Shqipërinë nga bandat. Shqipëria kurë s’ka qenë në ditë të keqe, kështu s’ka qenë kurrë. Fjalimi im është i shkurtër, edhe pse kam qejf të flas, por ftoj në podium liderin historik Sali Berisha”, tha ai.
Kurse Berisha në nisje të fjalës së tij tha se do i bënte Belshin, Dumrenë dhe Cërrikun madhështorë.
"Falenderoj ata socialistë që i kanë thënë jo dhe po braktisin komisionet zgjedhore. Kjo është shenja e braktisjes së regjimit të Ramës dhe shkërmoqjes së tij me fitore madhështore më 11 maj. I bëj thirrje edhe njëherë administratës që t'i qëndrojë me besnikëri ligjit, shërbëtorë të shtetit dhe qytetarëve. Ata që zgjedhin patronazhistin janë terroristë elektoralë dhe do ndiqen gjithë jetën për krimin që kanë kryer. Ju them këtu, do i bëjmë Belshin, Cërrikun, Dumrenë dhe Elbasanin madhështorë!", tha kreu i PD mes të tjerash.
Gjithashtu ai premtoi se "do u kthejë paratë qytetarëve shqiptarë", duke akuzuar qeverinë Rama për lëmoshë, ndërkohë që PD dhe ADSHM sapo kanë firmosur kontratë lobimi në SHBA me vlerë 6 mln dollarë dhe të dyshimtë që po hetohet nga SPAK.
Berisha tha se Rama me buxhetin 8 mld euro u dha pensionistëve vetëm 16 mln euro, duke premtuar se do ua rrisi pensionin, sikurse rrogat dhe minimumin jetik.
“Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1250 euro, s’do ketë rrogë nën 500 euro, minimum jetik 200 euro, pension jo më pak se 200 euro, ulje çmimesh për ujin, energjinë, rimbursim të ilaçeve, fermerëve dhe bujqve. Do kemi listën e rimbursimit të ilaçeve që ka republika italiane. Ne po u japim shqiptarëve gjërat bazë. Ng Check-Up janë përjashtuar të gjithë pensionistët Pensionistët do kenë analiza falas dy herë në vit. Subvencione për fermerë dhe bujq, Edi rama i braktisi. Subvencioni do jetë identik sikur vendet e rajonit dhe prodhimet do mbrohen në çdo sezon. Ballkani i Hapur i argatit të Vuçiçit javën e parë hidhet në kosh”, tha kreu i selisë blu.
Berisha foli edhe për uljen e çmimit të energjisë, ujit, naftës, si dhe rritjen e tavanit për biznesin e vogël në 180 mijë euro, uljen e taksave, kthimin e taksës së sheshtë dhe rritjen e investimeve të huaja, nëpërmjet punësimit.
Teksa bëri edhe vargje poetike nga 'eposi kreshnik' me "diell që shndrit, por që edhe djeg pak", Berisha tha se do zgjerohej dhe subvencionohej në parqe fotovoltaike dhe panele diellore, me ndihmën e bankave, dixhitalizim dhe teknologji, ndihmë financiare dhe punësim të rinjve, me 'çati mbi kokë' për çiftet dhe grante 30 mijë euro.
Kreu i PD hodhi akuza të forta edhe ndaj kryeministrit Rama, se po bën fushatë me fjalor banal për të hequr vëmendjen, duke folur për çyrykë e bufa, teksa e paralajmëroi për çështjen McGonigal.
"Po krahu tjetër? Del e flet me një mask në fytyrë, nga takimi në takim, jo po çyrykët, bufi, këneta, zhapikët e zhabat, përpiqet me banalitete përpiqet dhe kujton se do i bëjë shqiptarët të harrojnë ato që ka bërë dhe të japi llogari për ato që ka bërë. Ka hequr doë nga premtimet, por zakonin s'e harron. Gënjeshtra dhe merr copa nga programi jon dhe i shet si të tijat. A të thërret e ndjek hija e McGonigalit! Siç nuk ndahet tymi nga bloza, nuk ndahet Rama nga McGonigali. Ai ka thënë atje se paratë ia dha Rama. Ky është krim. Garantoj se pas 11 majit do marrë dënimin që meriton dhe ky është vetëm fillimi, se proceset ndaj tij nuk kanë fund", u shpreh Berisha.
Në fund, teksa hodhi thirrje për fitoren e 11 majit, Berisha përsëriti premtimin se do shpallë organizata terroriste grupet kriminale që përfshihen në fushatë elektorale për vota, duke akuzuar edhe kryepolicin Ilir Proda.
“Paralajmëroj bandat kriminale se do i shpall organizata terroriste pas 11 majit, ato bashkë me Ramën dhe taulant Ballën. Terroristë. Ithem edhe Ilir Prodës, Prodës së Matrix-it, që nga një komisar u bë drejtor. Për çdo votë do keni 1 vit burg. Do ju presi ajo që s’ua pret me ndja. Mos ndërhyni në vulnetin e qytetarëve. Asgjë s’na ndal ne në marshin e fitores, 11 maji është ndryshimi i madh, është radha jonë”, përfundoi ai.
Takimi i Sali Berishës me elektoratin në Belsh, Dumre dhe Cërrik nuk ka kaluar pa momente pikante dhe këtë herë nuk ishte kreu i PD-së që “u bë lëmsh”, por duket se ‘kjo sëmundje ngjitëse” i kaloi kryetarit të degës së Belshit, Bedri Qypi.
Teksa fliste për heroizmin pas 2023 me parti pa vulë dhe vjedhje votash nga bandat e qeverisë, ai iu drejtua Berishës njëherë si kryeministër i ardhshëm, por bëri një gafë njëjtë si kryetari i tij. Teksa fliste për largimin e të rinjve nga vendi, iu referua me fjalët “janë larguar 1 milionë lekë të rinj...!”.
“Ju falenderoj për pjesëmarrjen në këtë takim madhështor. I drejtuar... i nderuar kryetari politik i qarkut të Elbasanit Tomorr Alizoti..., ju uroj për fitoren më 11 maj. Shpresa jemi ne, qytetartë e ndershëm, aleanca për Shqipërinë Madhështore, jeni ju Sali Berisha. Më 2023 ne ishim pa vulë, pa parti, pa mbështetje, por ne fituam. Po banda që ishte në pushtet na i vodhi votat. Japim garanci se më 11 maj do e shporrim këtë qeverisje! Prej 12 vjetësh ka larguar 1 milionë lekë... mbi 1 milionë lekë të rinj jashtë shtetit, rinia ka marrë rrugën e Europës!! Dumreja jonë zoti kryeministër (i drejtohet Berishës) zoti kryeministër i ardhshëm (përsëri Berishës)... është zhvilluar në kohën kur ju keni qenë kryeministër”, tha Qypi në fjalën e tij.
Dhe gafa e radhës më tej:
“Prandaj në janar... më 11 maj... Dumreja do votojë për numrin 1, po po për numrin 1, për Shqipërinë Madhështore, për ju Sali Berisha”.
Dhe në fund nuk mund të mungonte “qershia mbi tortë”, një poezi belshiane për kreun e PD-së nga vartësi i tij.
“Unë do ndaj edhe një mesazh të fundit për ju:
“O Sali, o flori, kur ishe kryeministër ti,
e bëre Dumrenë për zili!
E bëre me rrugë nga jugu në veri,
mbolle kodrat me vreshta dhe ulli,
prandaj më 11 maj votat i ke ti!”
Komente

Jo nje vit burg për çdo votë të vjedhur, por një vit burg për çdo votë që nuk është për Berishën.
PërgjigjuBeje dy vjet si fahist qe je
O populli, kanibalet kerkoje te hane mish te gjalle njeriu, qe te behen deputete.
PërgjigjuHa ha haaaa Bedri Qypi si ka mmbiemrin ashtu eshte ne te vertete e njoh shume mire Bedri Qyypin
Përgjigju