Dy motrat e njohura Vjollca shumë herë kanë 'debatuar' edhe publikisht për vëmendjen e motrës së tyre të madhe Lira. Luana e ka deklaruar gjithmonë se është ajo e preferuara ndërsa në një postim të fundit Marina shfaqet duke ngrënë darkë me Lirën. "Me jetën time. Luana, jam unë e preferuara e lalit tani,"- shkruan gruaja e reperit krahas fotos.
Kjo gjë e ka bërë Luanën të ndihet xheloze dhe ka komentuar: "Do ju rraf me shpulla".
Komente të shkëmbyera mes motrave Vjollca
"S'ke faj, të kuptoj kur s'je më e preferuara,"- i përgjigjet Marina. Ndërkohë menjëherë moderatorja e “Shiko kush luan” i ka shkruar në privat motrës tjetër Lirës, të cilën e akuzon see ka tradhëtuar. “Orinere, sa shpejt më tradhëtove,”- shihet në mesazhin e shkruar nga Luana. “Jo jetë, ti je e preferuara ime,”- lexohet në përgjigjen e Lirës.
Luana i ka publikuar këto mesazhe në profilin e saj në rrjetet sociale për t’i treguar edhe njëherë Marinës se është ajo më e preferuara. "Nderkohe e verteta Marina rri nashi aty. Lira te dua jeta,"- shkruan moderatorja krah postimit. Sigurisht që i gjithë ky debat është në kuadër të shakasë, por hall të madh ka edhe Lira!
Mesazhe të publikuara nga Luana Vjollca
Komente
