Nëna Naze u strehua në qendrën rezidenciale për të moshuarit “Shtëpia në Kodër”.
“Ju ndihmoftë Zoti. Do kisha vdekur pa parë televizor dhe pa ngrënë. Unë edhe shpirtin dua tju jap. Shpirti im ka ngelur nëpër kockat. Jam tretur në vetvete. Vetëm këto rroba kam. U tha barku për ujë, për bukë, për të folur” tha nënë Nazja e cila ndryshe nga dje, ku jetonte në një shtëpi të rrënuar sot është ulur në dhomën e pritjes së qendrën rezidenciale për të moshuar bashkë me moshataret e saj
Nuk di si të falenderojë të gjithë që iu gjendën pranë. I puth duart drejtoreshës së qendrës, Elda Betaj.
Ka dhe një kërkesë ti vijnë ta shikojnë nipat dhe mbesat e saj që i ka rritur.
Pas historisë së trishtë të nënë Nazes, e cila jeton e vetme në fshatin e largët Muçan të Elbasanit, e braktisur nga 4 fëmijët jetimë të burrit të dytë, Report Tv arriti të mundësojë zgjidhjen për 85-vjeçaren.
Lajmi kryesor:
Shpëtohet Nënë Nazja! Pas apelit në Report Tv gjendet strehimi për 85-vjeçaren që jetonte e braktisur: Mirënjohje deri ditën e vdekjes
S.G//ReportTv.al