Shpëtohet Nënë Nazja! Pas apelit në Report Tv gjendet strehimi për 85-vjeçaren që jetonte e braktisur: Mirënjohje deri ditën e vdekjes

10 Nëntor 2023, 10:21| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 21:14

  • Share

ELBASAN - Report Tv çoi deri në fund misionin për të ndihmuar nënë Nazen, e vetme prej 20 vitesh në një shtëpi gërmadhë në fshatin e largët Muçan të Elbasanit. Nga sot  85-vjeçarja u strehua në rezidencën e moshuarve në Tiranë 'Shtëpia në Kodër'.

Pas historisë së trishtë të nënë Nazes, e cila jetonte e braktisur nga 4 fëmijët jetimë të burrit të dytë, Report Tv arriti të mundësojë zgjidhjen për 85-vjeçaren.

Shqiptarët zemërmirë reaguan duke shprehur keqardhje, por dhe solidaritet për gjendjen në të cilën është lënë e moshuara si nga fëmijët që rriti ashtu dhe nga institucionet.  Elda Betaj, drejtuese e rezidencës për të moshuarit “Shtëpia në Kodër” e ndodhur në Ibë, mori përsipër ta strehojë në qendrën e saj nënë Nazen. 

Zonja Betaj kontaktoi me redaksinë tonë dhe mori përsipër jo vetëm strehimin e 85-vjeçares në “Shtëpinë në Kodër” por edhe trajtimin e saj shëndetësor, ushqyerjen e saj, dhe një dhomë të ngrohtë për nënën që ka kaluar 20 vite e vetmuar në mes të shiut, të ftohtit, pa energji elektrike, e lënë e braktisur në një gërmadhë nga e cila përmes mikrofonit të Report Tv kërkoi të largohet një herë e më parë.

"Ishte rastësi. Në mbrëmje pashë kronikën në Report Tv. Në atë orë të vona të natës telefonova për të dhënë ndihmën time të parë pa pasur parasysh dhe padëgjuar mirë historinë e saj. Pashë vetëm kushtet ku ajo jetonte dhe vendosa ti jepja ndihmë zonjës Naze. Unë jam administrator e një residence për të moshuar dhe pikërisht për këtë ndihmojmë njerëzit e moshuar që kanë fëmijët jashtë por dhe aa që jetojnë në Shqipëri e nuk mund të kenë mundësi të jenë 24 orë pranë të moshuarve. Por rasti I zonjës Naze ishte ndryshe. Ajo nuk ka asnjë njeri në këto momente kur ishte në vështirësi dhe menduam të bëjmë një ndihmë bamirësie” tregoi Elda Betaj ndërsa me stafin e qendrës dhe të televizionit Report TV udhëtuan drejt fshatit për ta marrë të moshuarën.

Nënë Nazja nuk kërkonte shumë. Ajo ka mall për njerëz. Dëshiron të jetë mes moshatarëve të saj për të shkëmbyer një bisedë, ndaj në mesin e shqiptarëve bujarë që u ofruan, Report Tv vlerësoi se ndihma më e mirë është ta afrojmë me njerëz të mirë, me moshatarë të saj, në një vend të ngrohtë, ku nuk do të kalojë më ditë të tëra pa ushqim, duke pritur lëmoshën e ndonjë fqinji që I çonte një çapë bukë. 

85-vjeçarja u strehua në një rezidencë të moshuarish në Tiranë dhe mes njerëzve e ngrohtësisë, shprehu mirënjohje që dikush u kujtua për të

“Ju ndihmoftë Zoti. Do kisha vdekur pa parë televizor dhe pa ngrënë. Unë edhe shpirtin dua tju jap. Shpirti im ka ngelur nëpër kockat. Jam tretur në vetvete. Vetëm këto rroba kam. U tha barku për ujë, për bukë, për të folur” tha nënë Nazja e cila ndryshe nga dje, ku jetonte në një shtëpi të rrënuar sot është ulur në dhomën e pritjes së qendrën rezidenciale për të moshuar bashkë me moshataret e saj

E ndërsa frika e nënë Nazes se trarët e shtëpisë gërmadhë mund ta zënë poshtë, morri fund, e rrethuar nga ngrohtësia Nënë Nazja kishte dëshirë ti shkonin ta vizitonin nipat e mbesat. 

“Unë dua që të më vijnë e të më shohin ku qesh e ku jam. A vijnë a s’vijnë, qysh t’u them unë? Driton Jaupin përpara se e kam rritur 4 vjeç, Ai e di që jam në shtëpi të shembur. Goca, Shpëtime, goca e vogël, goca e madhe Afërdita ..Ajo që është në Greqi. Ajo ka 13 vjet, Valentina.”

Report Tv kontaktoi edhe me Bashkinë e Elbasanit, e cila na tha se ka menduar një zgjidhje të përkohshme për ta strehuar të moshuarën në një qendër të moshuarit në “Balashe” në Elbasan. Por nënë Nazja ka nevojë të kalojë e qetë pleqërinë, ndaj zgjidhja e  përhershme do t’i mundësohet në “Shtëpinë në Kodër”. 

Bashkia premtoi se do ti vijë në ndihmë të moshuarës me gjithçka të nevojshme, për të mos pasur pengesa në strehimin e saj në rezidencën e zonjës Elda Betaj.

Shqiptarët dhe fondacionet që i janë adresuar redaksisë sonë për të ndihmuar nënë Nazen janë të pafundmë, dhe Report Tv do të komunikojë me të gjithë, për të çuar deri në fund ndihmat që ata kanë shprehur. Por kjo do të jetë në një hap të dytë, pasi e moshuara që na preku të gjithëve, të jetë strehuar në qendër. 

Ora 17:14
E braktisen 20 vite, Nënë Nazja nuk harron fëmijët: Të vijnë dhe të më shohin, i kam rritur

1699627824_nena.jpg

Pas historisë së trishtë të nënë Nazes, e cila jetonte e vetme në fshatin e largët Muçan të Elbasanit, e braktisur nga 4 fëmijët jetimë të burrit të dytë, Report Tv arriti të gjejë një strehë për 85-vjeçaren.

Në momentin që u strehua tek rezidenca për të moshuarit “Shtëpia në Kodër”, nënë Nazja nuk harroi që të kërkonte edhe 4 fëmijët e bashkëshortit, të cilët sot e kanë braktisur.

“Unë dua që të më vijnë e të më shohin ku qesh e ku jam. A vijnë a s’vijnë, qysh t’u them unë? Driton Jaupin përpara se e kam rritur 4 vjeç, Ai e di që jam në shtëpi të shembur. Goca, Shpëtime Kofsha, goca e vogël, goca e madhe Afërdita në Tudar. Ajo që është në Greqi. Ajo ka 13 vjet, Valentina.”-  u shpreh ajo.

Naze Jaupi, 85 vjeç rrëfeu për Report Tv jetën e mundimshme. Burri i parë i vdiq pasi e goditi rrufeja. E la në moshë të re dhe pa fëmijë. Familja e martoi në fshatin Muçan, me një burrë që kishte 4 fëmijë jetimë. I rriti 4 fëmijët e burrit si të ishin të sajët. Tre vajza dhe një djalë, që kanë krijuar familjet e tyre dhe kanë braktisur njerkën, duke e lënë në kushtet ekstreme të mbijetesës.

Ora 16:51
Jetonte në një gërmadhë, nënë Nazja strehohet në rezidencën për të moshuarit

 

Report Tv çoi deri në fund misionin për të ndihmuar nënë Nazen, e vetme prej 20 vitesh në një shtëpi gërmadhë në një fshat të largët të Elbasanit. 85-vjeçarja u strehua në një rezidencë të moshuarish në Tiranë dhe mes njerëzve e ngrohtësisë, shprehu mirënjohje që dikush u kujtua për të.

Elda Betaj, drejtuese e rezidencës për të moshuarit “Shtëpia në Kodër” e ndodhur në Ibë, ka marrë përsipër të strehojë në qendrën e saj nënë Nazen. Report Tv sjell një video të nënë Nazes, e cila është veshur me rroba të reja.

Ora 15:54
'Do kisha vdekur pa parë televizor dhe pa ngrënë! Unë edhe shpirtin dua t'ju jap' nënë Nazja strehohet tek 'Shtëpia në Kodër', mesazhi prekës

Nëna Naze u strehua në qendrën rezidenciale për të moshuarit “Shtëpia në Kodër”.

“Ju ndihmoftë Zoti. Do kisha vdekur pa parë televizor dhe pa ngrënë. Unë edhe shpirtin dua tju jap. Shpirti im ka ngelur nëpër kockat. Jam tretur në vetvete. Vetëm këto rroba kam. U tha barku për ujë, për bukë, për të folur” tha nënë Nazja e cila ndryshe nga dje, ku jetonte në një shtëpi të rrënuar sot është ulur në dhomën e pritjes së qendrën rezidenciale për të moshuar bashkë me moshataret e saj

Nuk di si të falenderojë të gjithë që iu gjendën pranë. I puth duart drejtoreshës së qendrës, Elda Betaj. 

Ka dhe një kërkesë ti vijnë ta shikojnë nipat dhe mbesat e saj që i ka rritur.

Pas historisë së trishtë të nënë Nazes, e cila jeton e vetme në fshatin e largët Muçan të Elbasanit, e braktisur nga 4 fëmijët jetimë të burrit të dytë, Report Tv arriti të mundësojë zgjidhjen për 85-vjeçaren.

Ora 12:36
Shpëtohet Nënë Nazja! Stafi i Report Tv dhe 'Shtëpia në Kodër' drejt Muçanit për të marrë 85 vjeçaren e braktisur në një banesë të rrënuar

 

Elda Betaj, drejtuese e rezidencës për të moshuarit “Shtëpia në Kodër” e ndodhur në Tiranë së bashku me një staf të televizionit Report Tv janë nisur drejt fshatit ku banon nënë Nazja.  

Mbrëmjen e djeshme zonja Betaj kontaktoi me redaksinë e Report Tv për të marrë përsipër vetëm strehimin e 85-vjeçares në “Shtëpinë në Kodër” por edhe trajtimin e saj shëndetësor, ushqyerjen e saj, dhe një dhomë të ngrohtë për nënën që ka kaluar 20 vite e vetmuar.

“Bashkë me mua është edhe menaxherja dhe doktori i qendrës tonë, i kam marrë me vete pasi me aq sa dëgjova zonja është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka nevojë për mjekim. Kur të vijë në qendër, përveç kushteve dhe ngrohtësisë që i mungon do t’i bëjmë edhe analiza e kontrolle. Menaxherja do merret me asistencën, për ta prezantuar e të moshuarit dhe ambientin.  

Qendra jonë ka dy vite që është hapur dhe të moshuarit që janë aty kanë fëmijë dhe familjarë dhe nuk kemi pasur një rast të tillë. Zonja Naze është e para që vjen ne rezidencën tonë në këto kushte. Në fakt ne prisnim të bënim një bamirësi të tillë, pasi në Shqipëri ka shumë raste të tilla."-tha Betaj.

 

Shumë shpejt ajo do të strehohet në një qëndër që do ti ofrohet ushqim dhe ngrohtësi.

Ora 12:28
Report Tv i gjeti strehim të moshuarës së vetmuar që preku shqiptarët, qendra ‘Shtëpia në Kodër’ në ndihmë të nënë Nazes

 

Pas historisë së trishtë të nënë Nazes, e cila jeton e vetme në fshatin e largët Muçan të Elbasanit, e braktisur nga 4 fëmijët jetimë të burrit të dytë, Report Tv arriti të mundësojë zgjidhjen për 85-vjeçaren.

Qendra ‘Shtëpia në Kodër’ dhe gazetari i Report Tv Ronaldo Gjoshi janë nisur për t’i dhënë lajmin e mirë nënë Nazes, vuajtjes e së cilës më në fund do të zëvendësohen nga ditët e bardha në qendrën e të moshuarve.

Elda Betaj, drejtuese e rezidencës për të moshuarit “Shtëpia në Kodër” e ndodhur në Tiranë tha se rastin e nëën Nazes e zbuloi rastësisht teksa gjatë transmetimit të historisë së saj në Report Tv. 

“Rastësisht në mbrëmje pash në televizionin tuaj rastin e nënë Nazes, menjëherë telefonova në orët e vona të natës për të dhënë ndihmën time të parë, pa pasur parasysh dhe pa dëgjuar mirë të gjithë historinë e saj, vendosa të marr përsipër rastin dhe të ndihmoj nenën Naze. Unë jam administratore e një rezidence të moshuarish “Shtëpia në Kodër’ dhe pikërisht ne këtë lloj shërbimi ofrojmë. Ne ndihmojmë njerëzit e moshuar që i kanë fëmijët jashtë, por edhe ata që jetojnë në Shqipëri po nuk kanë kohë të qëndrojnë 24 orë pranë tyre. Rasti i zonjës Naze, ishte ndryshe pasi ajo nuk ka asnjë njeri sot dhe menduam ta ndihmojmë.”-tha  Betaj.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • halla esma: 11/11/2023 04:34

    shteti te pushoje nga puna djalin e kesaj,,,derisa ta marre nenen ne shtepi...qenkan femije te ndyre keta...

    Përgjigju
  • Lira: 11/11/2023 03:01

    Gazetarin qe e piketoi nenen e bekofte Zoti. Paste gjithe te mirat e botes se shpetoi nje NENE.

    Përgjigju
  • Iris: 11/11/2023 00:23

    Ju lumte gazetareve qe i shkuan deri ne fund ketij rasti,por nga ana tjeter,eshte turp qe njerezit e hallexhinjte i kane kthyer mediat ne zyre ankesash, se nuk kane nje dere ku te trokasin e nje ze qe t'i degjoje e t'ju pergjigjet apo t'i ndihmoje!

    Përgjigju
  • Ilirjan: 10/11/2023 21:47

    Ju ruajtë Zoti të gjitheve...ju ruajtë Zoti...me gjithe shpirt e them!

    Përgjigju
  • ymeri: 10/11/2023 16:44

    femije te poshter...

    Përgjigju
  • Mario: 10/11/2023 12:35

    Falenderojme Zonjen dhe Zoti ja shperblefte miresine.

    Përgjigju
  • Mario: 10/11/2023 12:32

    Bravo Zonjes dhe Zoti ja shperlblefte miresine.

    Përgjigju
  • halla esma: 10/11/2023 12:24

    shteti i edi rames,,shtet i poshter,,shtet i ndyre...

    Përgjigju
    • e drejta: 10/11/2023 14:10

      KJO ZONJA KA 20 VJET QE ESHTE E VETME...PARA 20 VJETESH ISHTE QOFTE LARGU NE PUSHTET

  • Jola: 10/11/2023 11:54

    Nje bravo e forte per te gjithe ata qe e ndihmuan. Zoti I Madh ju ndihte te gjitheve!

    Përgjigju
  • redi: 10/11/2023 11:13

    Humanizmi nuk vdes kurre . Te leme kujtime te mura se nje dite do largohemi nga kjo bote . Falenderime oer zonjen qe shoetoi nje shpirt nga vuajtjet shumevjecare. Zoti ju a shperblefte

    Përgjigju
  • adela: 10/11/2023 10:42

    ore po si mund ta len 4 femije nenen a jan nterezi kta? rriti 4 femije, e 4 femije smbajnd dot nje nene, a thua ti.. nuk e di dmth

    Përgjigju
    • adela: 10/11/2023 15:37

      nuk e di pz, se po flas dhe kshu nga ana "ekonomike" qe ndoshta i dhimbset atyre mortjeve. po pse cdo haj ajo nene aman kos e buk do e nje divan te shtrihet se sdon keshtjelle. jo te drejte ke ca sdegjon, njeri tek lagja ime i tha mamit te vet shesim shtepine marim nje te madhe, e shiti e kaloj ne emer te vet e qiti nenen mes 4 rrugeve. NUK E DI PZ. keta femije dun var e djeg mes dites me buke ne goje eshte TURP ti quash e femije

    • Agjenti: 10/11/2023 14:40

      Nuk eshte hera e pare dhe as e fundit qe do degjojme

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?