Shpëtohet Nënë Nazja! Stafi i Report Tv dhe 'Shtëpia në Kodër' drejt Muçanit për të marrë 85 vjeçaren e braktisur në një banesë të rrënuar

10 Nëntor 2023, 12:36| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 13:07

  • Share

 

Elda Betaj, drejtuese e rezidencës për të moshuarit “Shtëpia në Kodër” e ndodhur në Tiranë së bashku me një staf të televizionit Report Tv janë nisur drejt fshatit ku banon nënë Nazja.  

Mbrëmjen e djeshme zonja Betaj kontaktoi me redaksinë e Report Tv për të marrë përsipër vetëm strehimin e 85-vjeçares në “Shtëpinë në Kodër” por edhe trajtimin e saj shëndetësor, ushqyerjen e saj, dhe një dhomë të ngrohtë për nënën që ka kaluar 20 vite e vetmuar.

“Bashkë me mua është edhe menaxherja dhe doktori i qendrës tonë, i kam marrë me vete pasi me aq sa dëgjova zonja është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka nevojë për mjekim. Kur të vijë në qendër, përveç kushteve dhe ngrohtësisë që i mungon do t’i bëjmë edhe analiza e kontrolle. Menaxherja do merret me asistencën, për ta prezantuar e të moshuarit dhe ambientin.  

Qendra jonë ka dy vite që është hapur dhe të moshuarit që janë aty kanë fëmijë dhe familjarë dhe nuk kemi pasur një rast të tillë. Zonja Naze është e para që vjen ne rezidencën tonë në këto kushte. Në fakt ne prisnim të bënim një bamirësi të tillë, pasi në Shqipëri ka shumë raste të tilla."-tha Betaj.

 

Shumë shpejt ajo do të strehohet në një qëndër që do ti ofrohet ushqim dhe ngrohtësi.


Lajmi kryesor:

Shpëtohet Nënë Nazja! Pas apelit në Report Tv gjendet strehimi për 85-vjeçaren që jetonte e braktisur: Mirënjohje deri ditën e vdekjes


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?