Arben Spahiu dhe Arsen Preçi kanë mbërritur në gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie. Ata u njohën me masën e sigurisë pasi akuzohen se me urdhër të Erion Alibej nga qelia tentuan të kryenin një atentat që dështoi pasi u zbulua BMW X6 me 3 kallashnikovë brenda.
Ndaj Arben Spahiut u vendos masa e sigurisë "burg pa afat", ndërsa për Arsen Preçin u vendos masa e sigurisë "burg me afat 2 muaj".
Teksa vijojnë hetimet për makinën BMW X6 që u gjet e mbushur me armë, një prej dyshimeve është për eliminimin e Otit të Elbasanit ndërsa një tjetër pistë lidhet me një inskenim të mundshëm të ngjarjes me synim fundosjen dhe arrestimin e Arben Spahiut dhe mikut të tij Arsen Preçi. Vetë 51-vjeçari Spahiu i tha grupit hetimor që dikush donte t’i bënte keq, pa përmendur persona të dyshuar.
Megjithatë, prokuroria e Elbasanit pret rezultatet e ekspertimit të armëve, mjeteve të gjetura brenda çantës marsup të hedhur në koshin e mbeturinave, e cila u gjet nga policia, mes tyre edhe çelësi i mjetit BMW X6, dhe vetë makinës, për të parë përputhshmërinë e shenjave të gishtave dhe materialeve të tjera biologjike me ato të Spahiut dhe Preçit. Arrestimi i të dyve u bë pas lidhjes së dokumenteve të falsifikuara greke me fytyrën e Spahiut dhe çelësit të makinës, por edhe afërsisë së vendit ku mbahej makina me banesën e Erjon Alibejt.
Beni do lash haqet e familjes nelit vrave lalin pa tu dhims te erdhen te kerkuan falje t gjith shpia nelit u tregove katran dhe urdher per t vra nji shofer autobusi turp
PërgjigjuPo neli ku ka perfundu di gjo?
Kush esht neli ?
Beni vogel hecen vet po i pagun me interes haqet e familjes nelit