U dënua me 3 vite burg për tjetërsim pronash, pas disa orësh në kërkim dorëzohet në Policinë e Lezhës ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

28 Tetor 2022, 19:11| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 21:21

  • Share

SHKODËR- Pas disa orësh në kërkim, ish kryebashkiaku Fran Frrokaj është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës. Ish-numri një i qytetit, Frrokaj ka deklaruar para uniformave blu se nuk kishte plan për t’u arratisur, por se ishte në pritje që të mbylleshin procedurat.

Frrokaj nuk u arrestua në sallë, pasi vendimi pritej t’i jepet për ekzekutim policisë. Kjo vonesë proceduriale, ka bërë që Frrokaj të largohej nga gjykata pa pranga në duar dhe më pas të largohej pa lënë gjurmë. Policia kanë ushtruar kontrolle që prej orës 13:00, madje edhe në shtëpinë e ish-kryebashkiakut, por nuk e ka gjetur aty. Report Tv raportoi lajmin se nuk kishte asnjë gjurmë nga Frrokaj dhe vetëm pak minuta më pas, u raportua se ai ishte vetëdorëzuar në Polici.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me  vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Fran Frrokaj është hetuar në gjendje të lirë, dhe në shtator të vitit 2020, Shkalla e Parë e dënoi me 4 vite burg, por Apeli i Shkodrës me vendimin e sotëm, vendosi t'ia ulë dënimin në 3 vite. 

Tjetërsimi i pronave në Lezhë është çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit. 13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.

Më 18 korrik, Frrokaj u paraqit në SPAK por nuk pranoi të tregonte arsyen, thjesht u justifikua duke thënë "Kam ardhur për punët e mia".

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

Ora 20:38
Policia ishte në kërkim të tij për ekzekutimin e vendimit të Apelit, dorëzohet Fran Frrokaj: S'isha arratisur

1666982373_frani1.jpg

Pasi disa orëve në kërkim Fran Frroku është dorëzuar në policinë e Lezhës. Ai ndodhet në ambjentet e drejtorisë vendore të policisë. Ish kryebashkiaku u shpreh se nuk ishte arratisur

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keno: 28/10/2022 21:22

    Do e kete zene barku lumemadhin e ka vajtur te dhjes ne shtepi. I keni pare halet e gjykatave? Dhitet ne to.

    Përgjigju
  • Filtore: 28/10/2022 20:44

    Rrnofte Birisha te bani ktytar ai ka me te liru ndaj vota foltores

    Përgjigju
  • muhamedi: 28/10/2022 20:22

    per mu duhen marre masa ndaj policise sa me shpejt te denohen ato police te struktures perkatese

    Përgjigju
  • Bobi: 28/10/2022 20:04

    Si ka mundesi te dale i perlyer dhe i korruptuar ky etaloni i PD-se se Lezhes. Se benin be per koken e tij te shkretet demokrate. Ja ku e kane simbolin e tyre te denuar per korrupsin.

    Përgjigju
  • Trimi: 28/10/2022 20:01

    Trim o te keqen, jo pak. E hajde mos pi po deshe.

    Përgjigju
  • Trimi: 28/10/2022 19:58

    Trimi xha Jahos.

    Përgjigju
  • Martin: 28/10/2022 19:42

    I iku policise?? Nuk e besoj. Sidomos kjo policia ramiste te kap me vrap...ndodh te gelltisesh ndonje gje dhe te vdesesh, ama te kap!!! Shikoni mos e keni ne zyre me drejtore policie apo duke u shqepur ne te ngrene e pire me Ramet e vegjel te Lezhes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?