Politikë

‘Do përgjysmojmë ujin e pijshëm’, qytetarët e Krujës këshillojnë Berishën: Mosha është içik mbi atë që… (VIDEO)

18 Prill, 21:11| Përditesimi: 18 Prill, 22:38

  • Share

Do përgjysmojmë ujin e pijshëm. Ky ishte një nga premtimet që Sali Berisha u bëri sot qytetarëve të Krujës duke i parë drejt e në sy.

Rrjetit nuk mund t’i shpëtonte një perlë e tillë, që nuk ishte e vetmja.

Kreu i Partisë Demokratike, i rraskapitur nga angazhimi intensiv në fushatë, por më tepër ndoshta për shkak të moshës, në rastin "më të mirë" ngatërrohej dhe kuptonte me vonesë ankesat e qytetarëve, por shpesh thoshte çudira.

Sidoqoftë, qytetarët e Krujës, u treguan mirëkuptues me një 80-vjeçar, dhe i uronin shëndet e të kujdesej më shumë për veten, duke e sinjalizuar se nuk është më për këtë punë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?