Do të hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, Miranda Rira fajëson Taualant Ballën: E përdor prokurorinë për sulme politike

29 Janar 2021, 17:30| Përditesimi: 29 Janar 2021, 17:31

  • Share

1550669315_mirandarira.jpg

Pas publikimit të lajmit se do të hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, ka reaguar edhe ish-kryebashkiakja e Përrenjasit, Miranda Rira. Në një postim në rrjetet sociale, ajo bën 'fajtor' Taulant Ballën për këtë çështje. Sipas saj prokurori  Ajazi vihet kështu në shërbim të bandës së krimit.

"Taulant Yarisi vazhdon luftën e tij të ulët politike kundra meje, prej më shumë se 3 vitesh tashmë! Me kuç e me maç, me media ta paguara e pazare të fëlliqura, përpiqet të hedhë baltë mbi figurën time, integritetin dhe profesionalizmin tim! Taulant Yaris Balla, MEDUZA e Elbasanit, e ka kthyer prokurorinë e Elbasanit në celulë sulmesh të ulëta politike! Me urdhër të Tao Yarisit, prokurori K. Ajazi, vëllai i këshilltarit të Taos, Besjan Ajazi, njëherësh kandidat për deputet i Rilindjes në Gramsh, vihet në shërbim të bandës së krimit mavi! I bëj thirrje KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë), të veprojë dhe të marrë masa ndaj prokurorëve të ndikuar politikisht", shkruan ajo.

Rira shprehet se më 25 prill do të jetë dita e referendumit dhe e shporrjes së bandave të krimit në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë

"Mua do të më kesh përballë jo vetëm në Prrenjas por në të gjithë Elbasanin, që ti e ke kthyer në strofkullën e krimit dhe përfitimit duke masakruar pyjet e Stravajt dhe Sterblevës, duke shkatërruar natyrën, duke marrë përqindje e përfituar tendera në mënyrë të paligjshme, duke poseduar aksione në hece, fasoneri dhe aktivitete të tjera në gjithë bashkitë e qarkut Elbasan", shprehet, duke e paralajmëruar se "herës tjetër do të të bëj publike edhe të dhënat e makinës me të cilën ikën në Maqedoni..", edhe pse nuk tregon pse nuk i publikon sot këto të dhëna nëse i ka.


Lajmi kryesor:

Pas Zamira Ramit në Gjirokastër, një tjetër ish- kryebashkiake e LSI do hetohet në SPAK për shpërdorim detyre! Miranda Rira u padit nga pasardhësi në Përrenjas


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?