Kompania që prodhoi mjetin robotik, që gjeti mbetjet e Titanit tha se përpjekjet e tyre ishin përqendruar në shpëtimin e menjëhershëm të pesë anëtarëve që ndodheshin në bord.
Ata kishin punuar me anijen kanadeze Deep Energy, e cila kishte kapacitetin e ngritës për të sjellë Titanin përsëri në sipërfaqe.
Sakaq, dështimi i misionit të kërkim-shpëtimit të nëndetëses së zhdukur prej ditësh, nuk shpërbleu të paktën me një person të gjallë mundin disa ditor të ekipeve të kërkimit.
"Ne kemi qenë vetëm një pjesë e një përfshirjeje të pabesueshëm dhe dërrmues të shpëtimit detar," tha Pelagic Research Services me qendër në Massachusetts.
“Është një humbje e vështirë dhe zemrat tona janë me familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi”.
Lajmi kryesor:
Regjisori i Titanikut: OceanGate ishte paralajmëruar për rrezikun
M.T/ReportTv.al