Regjisori James Cameron

Regjisori i Titanikut: OceanGate ishte paralajmëruar për rrezikun

23 Qershor 2023, 08:49| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 09:56

  • Share

Regjisori i filmit hollivudian, James Cameron, i cili realizoi filmin e vitit 1997, Titanic, tha për BBC se e ka përjetuar shumë afër zemrës humbjes e nëndetëses ‘Titan’. Ai vetë është zhytur 33 herë deri në rrënojat e Titanikut. Ai tha se ishte në një anije të dielën kur nëndetësja u zhduk.

Kur mësoi se nëndetësja kishte humbur si navigimin ashtu edhe komunikimin në të njëjtën kohë, ai tha se dyshoi menjëherë për një fatkeqësi.

‘Ndjeva në kockat e mia atë që kishte ndodhur. Që elektronika e nëndetëses do të dështonte po ashtu edhe sistemi i saj i komunikimit si dhe transponderi i saj gjurmues’

Regjisori vazhdoi: "Menjëherë mora në telefon disa nga kontaktet e mia në komunitetin e zhytësve të thellë. Brenda rreth një ore pata faktet e mëposhtme. Ata ishin në zbritje. Ata ishin në 3500 metra, duke shkuar për në fund në 3800 metra.

"Komunikimet me ta humbën dhe navigimi humbi - dhe unë thashë menjëherë, nuk mund të humbasësh komunikimet dhe navigimin së bashku pa një ngjarje katastrofike ekstreme. Dhe gjëja e parë që më erdhi ndërmend ishte një shpërthim."

Cameron tha për BBC News se këtë javë kishte kaluar ishte "ndjerë si në makth".

"E dija se nëndetësja ishte ulur saktësisht nën thellësinë dhe pozicionin e saj të fundit. Pikërisht këtu e gjetën," vazhdoi ai.

Cameron tha gjithashtu se kishte një "ironi të tmerrshme" në humbjen e Titanit dhe ekuipazhit të tij, duke e krahasuar atë me humbjen e vetë Titanikut në vitin 1912.

"Tani kemi një tjetër rrënim që bazohet për fat të keq në të njëjtat parime të mosdëgjimit të paralajmërimeve," tha ai. "Tragjedia e OceanGate ishte paralajmëruar."

Ai tha se kompania kishte pasur njerëz që punonin brenda vendit që u larguan, por ai nuk e specifikoi pse.

Ai vazhdoi duke thënë brenda komunitetit të zhytjes, kishin shkruar një letër për OceanGate duke thënë se "ju po shkoni në një rrugë drejt katastrofës".

Cameron nuk është i pari që ka ngritur shqetësime në lidhje me operacionet e firmës turistike.

Një letër dërguar OceanGate nga Shoqëria e Teknologjisë Detare (MTS) në mars 2018 dhe e marrë nga Neë York Times thoshte "qasja aktuale 'eksperimentale' e miratuar nga OceanGate... mund të rezultojë negative (nga dëmet më të vogla deri në katastrofike)".

Pas më shumë se 4 ditësh prej momentit kur u zhduk në thellësi të oqeanit Atlantik, autoritetet amerikane kanë njoftuar gjetjen e mbetjeve të nëndetëses 'Titan' që ishte nisur për të vizituar rrënojat e Titanikut. Sipas njoftimit të bërë nga roja bregdetare e SHBA, nëndetësja ka shpërthyer 487 metra larg rrënojave të Titanikut për shkak të presionit. Të pestë udhëtarët në nëndetësen Titan humbën jetën.

Ora 13:53
Çfarë shkoi keq? Ja si do ta zbulojnë ekspertët se çfarë ndodhi me nëndetësen ‘Titan’

1687430005_nendetese.jpg
Pas zbulimit të mbetjeve nga nëndetësja Titan në fundin e oqeanit, fokusi i përpjekjeve të shpëtimit tani do të zhvendoset drejt të kuptuarit se çfarë e shkaktoi aksidentin.

Sipas kundëradmiralit John Mauger, ajo që ata gjetën ishte në përputhje me një shpërthim katastrofik.

Kjo për shkak se ata gjetën dy copa mbeturinash, njëra që përmbante konin e bishtit të Titanit dhe tjetra kornizën e tij të uljes.

Për t'iu përgjigjur pyetjes se pse ndodhi dhe se çfarë mund të ishte bërë për ta parandaluar atë, autoritetet do të mbledhin çdo pjesë të mbeturinave që mund të gjejnë.

Sapo hetuesit t'i sjellin pjesët, ata do të kërkojnë strukturën e thyerjes në strukturën e fibrës së karbonit, e cila është çelësi për t'i ndihmuar ata të kuptojnë se çfarë ndodhi në ato momente të fundit.

Çdo pjesë do të ekzaminohet nga afër nën një mikroskop për të ekzaminuar mga afër.

 

Ora 12:56
Refuzoi biletat për të udhëtuar me nëndetësen ‘Titan’, miliarderi amerikan: Mua dhe djalit na bënë ulje 100 mijë dollarë


Pas ngjarjes tragjike të nëndetëses ‘Titan’, një miliarder amerikan nga Las Vegasi ka zbuluar detaje rreth një oferte të lirë që i ishte bërë për të ndërmarrë udhëtimin me nëndetësen ‘Titan’, bashkë me djalin e tij.

Miliarderi Jay Bloom tha se ai e refuzoi ofertën, që i ishte bërë në momentin  e fundit, që të udhëtonte për 150 mijë dollarë për person, 100 mijë dollarë më pak se çmimi i zakonshëm prej 250 mijë dollarësh.

Por miliarderi th se e kishte refuzuar aventurës për shkak të shqetësimeve për sigurinë, ndonëse i kishin thënë se udhëtimi në fund të Atlantikut është aq i sigurt, njësoj si të kalosh rrugën.

“I shpreha shqetësimet e mia për sigurinë dhe Stockton më tha se sigurisht që ka rrezik, por është më e sigurt se të fluturosh me helikopter apo të bësh zhytje skuba. Ai ishte shumë i bindur se udhëtimi ishte i sigurt. Jam i sigurt se e besonte atë që thoshte. Por ai ishte gabim”, tha miliarderi Jay Bloom.

Bloom thotë se i vjen keq që pasaniku tjetër, Shahzada Dawood dhe i biri Suleman, që ishte vetëm 19 vjeç, shkoi në vendin e tij dhe humbën jetën në mënyrë tragjike.

 

Ora 10:09
Do të nxirrte nëndetësen në sipërfaqe, ja si duket mjeti robotik amerikan që gjeti Titanin në ujërat e Atlantikut

Kompania që prodhoi mjetin robotik, që gjeti mbetjet e Titanit tha se përpjekjet e tyre ishin përqendruar në shpëtimin e menjëhershëm të  pesë anëtarëve që ndodheshin në bord.

Ata kishin punuar me anijen kanadeze Deep Energy, e cila kishte kapacitetin e ngritës për të sjellë Titanin përsëri në sipërfaqe.

Sakaq, dështimi i misionit të kërkim-shpëtimit të nëndetëses së zhdukur prej ditësh, nuk shpërbleu të paktën me një person të gjallë mundin disa ditor të ekipeve të kërkimit.

"Ne kemi qenë vetëm një pjesë e një përfshirjeje të pabesueshëm dhe dërrmues të shpëtimit detar," tha Pelagic Research Services me qendër në Massachusetts.

“Është një humbje e vështirë dhe zemrat tona janë me familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi”.

Ora 09:27
Bashkëthemeluesi i OceanGate hedh poshtë kritikat për nëndetësen:Kushdo që operon në thellësi të oqeanit e di rrezikun

Guillermo Söhnlein , bashkëthemelues i OceanGate,

Guillermo Söhnlein , një nga bashkëthemeluesit e OceanGate, ka hedhur poshtë disa nga akuzat e drejtuara ndaj kompanisë për sigurinë dhe certifikimin, në bordin e nëndetëses ku humbën jetën 5 persona.

Ai tha se ata që kanë komentuar sigurinë e Titanit, përfshirë regjisorin e filmit James Cameron , nuk ishin plotësisht të informuar.

"Njerëzit vazhdojnë të flasin për certifikimin me sigurinë dhe po injorojnë 14 vitet e suksesshme të  zhvillimit të nëndetëses ‘Titan", tha ai.

Mbi deklaratën e regjisorin të filmit James Cameron, Guillermo Söhnlein tha se nëndetësja i ka kaluar provat e saj të testimit.

“Çdo ekspert që mendon për këtë, duke përfshirë zotin Cameron, duhet të pranojë gjithashtu se ata nuk ishin aty për projektimin e nëndetëses, për inxhinierinë e nëndetëses, për ndërtimin e nëndetëses dhe sigurisht jo për programin rigoroz të testimit, të cilën nëndetësja e kaloi." tha  Söhnlein.

Söhnlein tha se aji që ndodhi shënon një humbje tragjike për komunitetin e eksplorimit të oqeanit, por kushdo që operon në thellësi të oqeanit e di rrezikun e operimit nën një presion të tillë dhe në çdo moment, shpërthime të tilla rrezikojnë jetën kujtdo në bord.

Ai shtoi se teknologjia dhe inovacioni mund të tejkalojnë rregulloren dhe zhvilluesit janë në pozicion më të mirë për të kuptuar rreziqet dhe për t'i minimizuar ato.

Söhnlein u largua nga kompania 10 vjet më parë, por ende ruan një aksion në pakicë, në OceanGate.

Ora 09:08
Paguan për të vdekur! Sot mbahen homazhe për pesë anëtarët e bordit të nëndetëses ‘Titan’

1687465281_WhatsAppImage20230622at10.14.50PM.jpeg

Familjarët dhe miqtë e pesë burrave që humbën jetën nga shpërthimi i nëndetëses ‘Titan’, e cila prej ditësh po kërkohej nga ekipet e shpëtimit nëpër Atlantik, po mbajnë homazhe për humbjen e të dashurve të tyre.

Të afërmit e zhytësit të njohur francez Paul-Henri Nargeolet thanë se ai do të mbahet mend si një nga eksploruesit më të mëdhenj të detit të thellë në historinë moderne.

77-vjeçari njihej si eksperti  i Titanikut në botë, i cili kishte bërë më shumë se 35 zhytje në eksplorim të anijes së mbytur në ujërat oqeanike të Atlantikut.

Familja Daëood, e cila është në pikëllim pas humbjes së Shahzada Daëood, 48, dhe djalit të tij Suleman, 19, u shpre3hën mirënjohës për dashurinë dhe mbështetja që kanë marrë nga të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këtë tragjedi.

Ndërsa familja e eksploruesit miliarder britanik Hamish Harding e ka quajtur atë një baba të përkushtuar, që gjithmonë ishte pranë familjes.

Ata thanë se ngushëllimi i vetëm në këtë situatë kaq tragjike është se njeriu i tyre i dashur vdiq duke bënte atë që donte më shumë.

"Nëse mund të marrim ndonjë ngushëllim të vogël nga kjo tragjedi, është se e humbëm duke bërë atë që donte".

Stockton Rush ishte shefi ekzekutiv i OceanGate, firma që operon udhëtimet e Titanikut në zhytësin e humbur.

Familjet e tyre kanë shprehur "dhimbje të thellë" dhe kanë bërë homazhe për përpjekjet e tyre të eksplorimit

Ora 08:56
Misioni i dështuar për gjetjen e nëndetëses ‘Titan’, pesë personat në bord vdiqën! Shtëpia e Bardhë shpreh ngushëllime

 

Zbulimi i disa mbetjeve të nëndetëses ‘Titan’ rreth 478 metra larg rrënojave të Titanikut, i dha fund kërkimit shumëkombësh pesë-ditor, i cili përfshiu më shumë se 20 mijë km katrorë të oqeanit.

Tashmë nuk ka më shpresa, nëndetësja ‘Titan’ shpërtheu për shkak të presionit dhe 5 personat që ndodheshin në bordin e saj vdiqën.

Mbi ngjarjen tragjike, ka reaguar Shtëpia e Bardhë, e cila ka bërë një deklaratë për pesë burrat e vrarë në bordin e nëndetëses Titan.

“Zemrat tona janë me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në Titan”, thuhet në një deklaratë”.

“Ata kanë kaluar një sprovë të rëndë gjatë ditëve të fundit dhe ne po i mbajmë në mendimet dhe lutjet tona.”

Ai gjithashtu falënderoi ata që janë përfshirë në kërkimin e gjerë shumëkombësh për nën.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 23/06/2023 09:17

    ne te semes ...njerezit vuajne nga uria keto talleshin me parat, as me vjen keq fare

    Përgjigju
    • e drejta: 23/06/2023 11:24

      MOJ SMIRA SI PASKE < EMRIN > QENKE ME TE VERTETE, PO TI KUR JE CUAR SE NUK JU KAM PARE NDONJE HERE! , APO TI NUK KE KOHE SE E HARXHON DUKE DHENE < URDHRA > TE TJEREVE DHE PER FATIN E KEQ NUK JU DEGJON NJERI SE TREMBEN NGA EMRI JUAJ

    • Smira: 23/06/2023 10:14

      Parate e tyre i kishin nuk ti kishin vjedhur ty. Ty te vjedh cdo dite Berisha dhe Rama po rri i shikon si buf. Cohu nga krevati dhe Mos rri ulur te komentosh po bej dicka qe te rrosh me punen tende pa share njerzit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?