‘Do të publikoj foto intime’, 38-vjeçarja kallëzon 21-vjeçarin në polici: Më ka kanosur dhe përndjekur! Vihet në pranga i riu në Vlorë

3 Prill, 13:24| Përditesimi: 3 Prill, 16:41

  • Share

VLORË- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ka kanosur përmes telefonit një 38-vjeçare se do i publikonte foto intime.

Ka qenë vetë 38-vjeçarja që ka bërë kallëzimin në Policinë e Vlorës, duke treguar se 21-vjeçari e ka kanosur se do i publikonte foto intime dhe se i ka shkaktuar ankth dhe pasiguri.

Për rrjedhojë policia ka arrestuar 21-vjeçarin G. M..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Morali0: 03/04/2024 21:40

    38 vjecare me 21 vjecar kjo i bie ka qene mamaja e tij ne moshe ,apo sa e provoj nje here ne fillim si pelqeu kollodku beri dhe video si debile dhe e la gjeti tjetrin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?