Protestat në Paris pas vrasjes së adoleshentit franko algjerian

'Do të qëllojnë me plumb në kokë!' Policia vret 17 vjeçarin se refuzoi të ndalonte, ja videoja që 'i vuri flakë' Parisit natën

28 Qershor 2023, 11:13| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 11:26

  • Share

Në videon që qarkullon në rrjetet sociale tregohet një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas ecën disa metra dhe përplaset.

Adoleshenti, i quajtur Nawl M, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën e vrasjes. Sipas gazetës Le Monde, policia fillimisht tha se adoleshenti e drejtoi makinën e tij drejt tyre me qëllim që t'i lëndonte.

Por pamjet e postuara në internet, të verifikuara nga agjencia e lajmeve AFP, tregojnë një histori tjetër. Ajo tregon dy oficerë që përpiqen të ndalojnë automjetin. Njëri i drejton armën shoferit përmes dritares dhe duket se gjuan drejt tij, ndërsa ai përpiqet të largohet. Agjencia gjithashtu raporton se një person në video mund të dëgjohet duke thënë "do të të qëllojnë në kokë" - por është e paqartë se kush e thotë këtë.

Dy të tjerë ishin në makinë në momentin e të shtënave - njëri u largua ndërsa një tjetër, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u mbajt nga policia. Të shtënat shkaktuan një seri protestash të martën mbrëma në Nanterre, zona në perëndim të Parisit ku u vra adoleshenti.

Vrasja,u përshkrua nga dëshmitarët si 'një ekzekutim' dhe videoja që është shpërndarë nëpër rrjete sociale ka nxitur zemërimin ndaj policisë të cilët fillimisht pretenduan se qëlluan adoleshentin pasi shoferi i përplasi me makinën e tij.

Makinat dhe koshat e plehrave u dogjën dhe stacionet e autobusëve u shkatërruan. Në afërsi të komisariatit u hodhën edhe disa fishekzjarrë. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve krijuan barrikada gjatë gjithë natës. 24 persona u arrestuan pas trazirave.


Lajmi kryesor:

Policia franceze vret adoleshentin që nuk ndaloi makinën, protesta dhe trazira në Paris! Arrestohen 24 persona (VIDEO)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?