‘Do të të vras nëse s’ kthehesh me mua’, shqiptari nga Kosova e përndoqi pas ndarjes, Vanessa e denoncoi! Prokurori italian: E nënvlerësuam rrezikun

20 Dhjetor 2023, 17:05| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 17:20

  • Share

1703088954_Vanesssa.jpg

Vrasja e 27-vjeçares, Vanessa Ballan, në Treviso të Italisë nga shqiptari nga Kosova Bujar Fandaj ishte e paralajmëruar. Pas një viti lidhje, 27 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit ishte paraqitur në supermarketin ku ajo punonte dhe e kishte kërcënuar se "do ta vriste" në rast se nuk ribashkoheshin.

Por episodi më i rëndë është shënuar kur ai i shkoi edhe në shtëpi përsëri në muajt e verës. Pas kësaj Vanessa i ka treguar gjithçka partnerit të saj Nicola Scapinello, duke e bindur që ta shoqëronte për të bërë denoncim. Më 25 tetor ata bënë një denoncim në polici dhe më 27 tetor policia kontrolloi shtëpinë e Fandajt, duke sekuestruar tre telefona, në të cilët ndodheshin video intime me të cilat ai e kërcënonte se do t'i publikonte. Por pas sekuestrimit të telefonave nuk u mor asnjë masë tjetër.

Prokurori i Trevisos Marco Martani pranon se ndoshta rreziku për këtë rast është nënvlerësuar.

“Kolegu nuk besonte se ekzistonte një rrezik i afërt. Do të përpiqemi të kuptojmë nëse kemi bërë diçka të gabuar”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Itali/ Arrestohet shqiptari nga Kosova që vrau gruan shtatzënë! Historia e shkurtër e dashurisë me vrasësin që nuk pranoi ndarjen! Vanessa e denoncoi për përndjekje


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?