Nicola Scapinello, Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj

Itali/ Arrestohet shqiptari nga Kosova që vrau gruan shtatzënë! Historia e shkurtër e dashurisë me vrasësin që nuk pranoi ndarjen! Vanessa e denoncoi për përndjekje

20 Dhjetor 2023, 09:35| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 23:59

  • Share

Arrestohet 41 vjeçari nga Kosova, Bujar Fandaj i cili akuzohet se vrau me thikë  27-vjeçaren shtatzënë Vanessa Ballan, në hyrje të shtëpisë së saj në Itali.

Arrestimi i tij u krye në orët e vona të së martës, 19 dhjetor.

“Mos u mundo kurrë të ma hedhësh” ka qenë mesazhi që hodhi në një video në Tik Tok përpara se të arratiset. Por orët e djeshme kanë qenë të fundit për të.

41 vjeçari nga Kosova pasi ka kryer krimin makabër fillimisht ka publikuar një postim në Instagram që tregonte se po shkonte në Slloveni. Më pas ka telefonuar policinë duke treguar se e ka kryer ai krimin. Ai është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë duke ikur pasi kreu krimin.

Vrasja e të resë ishte e paralajmëruar pasi autori e kishte kërcënuar dhe dy herë të tjera. Pasi i dha fund lidhjes njëvjeçare me të, Vanessa  kishte bërë denoncim se ai e përndiqte dhe e kërcënonte se nëse nuk kthehej me të do t'i publikonte videot intime. Herën e tretë Bujar Fandaj i shkoi në shtëpi dhe e goditi shtatë herë me thikë duke i marrë jetën të resë 3 mujashe shtatëzënë dhe priste fëmijën e dytë.

Ora 17:05
‘Do të të vras nëse s’ kthehesh me mua’, shqiptari nga Kosova e përndoqi pas ndarjes, Vanessa e denoncoi! Prokurori italian: E nënvlerësuam rrezikun

1703088954_Vanesssa.jpg

Vrasja e 27-vjeçares, Vanessa Ballan, në Treviso të Italisë nga shqiptari nga Kosova Bujar Fandaj ishte e paralajmëruar. Pas një viti lidhje, 27 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit ishte paraqitur në supermarketin ku ajo punonte dhe e kishte kërcënuar se "do ta vriste" në rast se nuk ribashkoheshin.

Por episodi më i rëndë është shënuar kur ai i shkoi edhe në shtëpi përsëri në muajt e verës. Pas kësaj Vanessa i ka treguar gjithçka partnerit të saj Nicola Scapinello, duke e bindur që ta shoqëronte për të bërë denoncim. Më 25 tetor ata bënë një denoncim në polici dhe më 27 tetor policia kontrolloi shtëpinë e Fandajt, duke sekuestruar tre telefona, në të cilët ndodheshin video intime me të cilat ai e kërcënonte se do t'i publikonte. Por pas sekuestrimit të telefonave nuk u mor asnjë masë tjetër.

Prokurori i Trevisos Marco Martani pranon se ndoshta rreziku për këtë rast është nënvlerësuar.

“Kolegu nuk besonte se ekzistonte një rrezik i afërt. Do të përpiqemi të kuptojmë nëse kemi bërë diçka të gabuar”, tha ai.

Ora 16:08
Itali/ Plani i vrasjes së gruas shtatzënë dhe arratisja e shqiptarit me biçikletë! Në shpinë kishte çantën me thika, pas krimit telefonoi policinë: E vrava unë

1703085042_lllllllllllllllllllllkkkkk.JPG

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 27-vjeçares Vanessa Ballan në Itali nga Bujar Fandaj.

41 vjeçari nga Kosova pasi ka kryer krimin makabër fillimisht ka publikuar një postim në Instagram që tregonte se po shkonte në Slloveni. Më pas ka telefonuar në 112, duke u kujdesur të heqë kartën nga celulari për të mos e gjurmuar.

“Unë e vrava atë grua, nesër do të dorëzohem në komisariat”, tha ai para se ta mbyllte telefonin.

Gjatë arratisë pasi kishte vrarë Vanessën, ai bëri një ndalesë të shkurtër në lokal, ndërsa dikush raportoi se e kishte parë.

Gjithashtu ekziston edhe një video ku autori shihet afër shtëpisë së viktimës me biçikletë dhe me një çantë mbi supe.

Brenda çantës ka çekiçin që do të përdoret për të thyer një dritare dhe dy thika, njëra prej të cilave e përdori për të goditur Vanessën.

Ora 12:27
ITALI/ 'Do të nxjerr videot', zbardhen detaje të reja nga 'masakra' e 27-vjeçares shtatzënë, lidhja jashtëmartesore me shqiptarin

1703071605_opew.png

Mediat italiane së fundmi kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares, Vanessa Ballan, e cila ndodhi mëngjesin e së martës (19 dhjetor), në Treviso, Itali. 

41 vjeçari kosovar, Bujar Fandaj u arrestua pasi akuzohet se vrau me thikë 27-vjeçaren Vanessa Ballan, në hyrje të shtëpisë së saj.

Sipas raportimeve Ballan dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Bujar Fandaj, të cilës dyshohet se i ka dhënë fund pak kohë më parë. Kjo ka qenë dhe arsyeja e konfliktit mes tyre, ku 41-vjeçari shqiptar e shantazhonte se do t’i publikonte video intime.

27-vjeçarja, e cila ishte shtatzënë në momentin e ekzekutimit, e ka denoncuar në polici 41-vjeçarin për përndjekje. Ajo banonte në Riese Pio X me partnerin e saj, si dhe me djalin e tyre 4-vjeçar.

Shqiptari hartoi planin e hakmarrjes dhe e vuri në zbatimin mëngjesin e së martës. Me furgonin e punës si korrier, ai shkoi në banesën e Vanesës, parkoi mjetin dhe doli në pjesën e pasme të shtëpisë.

41-vjeçari theu xhamin e pasëm, dhë mundi të futej në godinën ku banonte ish-e dashura, i cili duke mbajtur një thikë në dorë qëlloi 7 herë në bark 27-vjeçaren.

Hetuesit, të udhëhequr nga prokurori Michele Permunian, e cilësuan skenën si një masakër të vërtetë.

27-vjeçarja u gjet në shkallët jashtë banesës nga partneri i saj rreth orës 12:00, kohë kur ai ishte kthyer nga puna për pushimin e drekës.

Karabinierët identifikuan vrasësin nëpërmjet furgonit dhe bënë të mundur arrestimin e tij pak para mesnatës, pranë banesës së tij në Altivole.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?