‘Do t’ju qëlloj me snajper’, aktivistja e kërcënuar e LGBT për Report Tv: Mesazhi na erdhi nga një i panjohur! Denoncuam te krimi kibernetik

18 Shkurt, 18:01| Përditesimi: 18 Shkurt, 18:04

  • Share

Dy aktiviste të komunitetit LGBT+, Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, janë kërcënuar me jetë, nëpërmjet mesazheve online. Një person i panjohur u ka dërguar me datë 10 shkurt këtë mesazh të dyjve: ‘Kur të vini ju te Pedonalja prapë si sot, ne do jemi me sniper nga terraca t’jua fusim ne lule te ballit! Do dilni ju për kafe’.

Aktivistja Edlira Mara në Report TV tha se ky ishte kërcënimi i parë serioz, ndërsa theksoi se sharjet dhe bullizimi kundrejt komunitetit të LGBT-së janë të shpeshta. Ato thonë se kërcënimi është adresuar edhe dy vajzave të tyre të mitura. 

“Pardje pamë në spam këtë mesazh kërcënues, ne nuk e njohim. Mesazhi ishte vrasje, personi thoshte do ju qëlloj me snajper nga tarraca. Neve personalisht jo kërcënime, por kemi marrë sharje. Komuniteti ynë ka marrë kërcënime të shpeshta gjatë gjithë këtyre viteve. Komuniteti ynë është trajtuar si i dorës së dytë, nuk duam që edhe dy vajzat tona të mitura të trajtohen si të tilla”.- tha Mara.

Aktivistet e LGBT kërcënimin në fjalë e kanë referuar edhe në institucionet përkatëse, ku sipas tyre edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla është angazhuar për të ndjekur këtë çështje.

“Sapo pamë SMS e çuam te krimi kibernetik. I kam dërguar një SMS edhe Taulant Ballës, përgjigja ishte e menjëhershme që do merrej me këtë rast. Brenda kërcënimit janë edhe dy fëmijë të mitur, krim brenda krimit”.- tha Edlira Mara.

Ahmetaj dhe Mara janë partnere që bashkëjetojnë me njëra-tjetrën dhe kanë dy fëmijë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?