‘Do vaksinojmë personalitete të moshuar’ Nikolla: Në listë emri i Kadaresë! Bejtaj: Mendova se isha dhe unë, kam dhënë kontribut si deputet, ministër e mjek (VIDEO)

17 Shkurt 2021, 22:54| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 09:31

  • Share

Deklarata e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga “Air Albania’ se në vaksinimin e të moshuarve kundër COVID do të jenë edhe personalitete ka nxitur debat mes të ftuarve më emisionin “Repolitix” ne Report Tv. Zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla tha se në listë të jetë edhe emri i shkrimtarit Ismail Kadare dhe personalitete që kanë dhënë kontribut të fortë në fushën kulturore, politike dhe sportive të vendit. Por për mjekun nga kabineti i shëndetësisë në PD, Ilir Pecnikaj shprehet me ironi se Kadare nuk ka nevojë pasi është i izoluar, duke thënë se nuk e kupton dot konceptin e vaksinimit të personalitetit.

“Personat që janë personalitete dhe janë në moshë, janë fare pak dhe kanë impaktin më të fortë. Ka një preferencë kudo në botë që kanë një peshë të fortë kulture, politike, artistike, sportive dhe shpenzohet edhe më shumë nga pikëpamja shëndetësore në rast nevoje. Nuk e di ku jeton Kadare në Francë apo Shqipëri,  një shkrim sot opozitar tha se është kriminale të vaksinonin personalitet, pse është kriminale të vaksinosh Kadarenë?”, tha Nikolla.

Por nga ana tjetër mjeku dhe kryetari në detyrë i PSD, Engjëll Bejtaj tha se kur dëgjoi këtë nga Rama mendoi se do të ishte edhe ai në listë, pasi tha se ka dhënë kontributin e tij si deputet, ministër dhe mjek. Megjithatë tha Bejtaj vaksinimi i personaliteteve duhet të bënte përjashtim kur ishin të moshave 50 vjeç dhe vaksinimi i tyre do të bëhej më vonë, por kur ata janë të moshuar do të vaksinoheshin pasi ashtu është plani i vaksinimit nga qeveria.

“Kur e dëgjova thash se ndoshta do futesha dhe unë. Kam qene 12 vjet deputet, kam qene ministër por jam dhe mjek, por edhe pse jam tërhequr nga pozicioni aktiv i mjeku, angazhimi im vazhdon të jetë. Këtu bëhet fjalë që do të bëjnë përjashtim për disa 50-vjeçar që do i vij radha shumë vonë dhe po bëjmë përjashtim, por kur janë të moshuar s’ka nevojë të jenë personalitete”, tha Bejtaj.

Ora 23:06
Zv.ministri i Shëndetësisë: Sa më shumë vaksina vijnë aq më shumë mërzitet PD, si nuk thatë një fjalë të mirë (VIDEO)

Zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla ka shprehur habinë e tij se si ka mundësi që Partia Demokratikë nuk tha njëherë në fjalë të mirë për ardhjen e vaksinës  në një kohë kur shumica e vendeve të Ballkanit ende nuk kanë nisur procesin e vaksinimit. Nikolla tha se sa më shumë vaksina vijnë aq më shumë mërzitet PD, ndërsa tha se deri në fund të shkurtit do të vijnë edhe 20 mijë vaksina të tjera.

“Vaksinimi sot është në Tiranë dhe Shkodër, nesër fillon në Vlorë. Në Shkodër dhe Tiranë kemi filluar edhe me moshën e  tretë. Përveç 1 milionë e 200 mijë dozave që na vijën si pjesë e COVAX, brenda shkurtit do vijnë edhe 20 mijë vaksina të tjera. Intensiteti ka qenë i ulët pasi është ndjekur në mënyrë paralele edhe situata që po ndodh në Europë, ndërsa vaksina AstraZeneca do të na jam mundësi që vaksinimi të shtrohet në të gjithë vendin pasi ka kushte të tjera ruajtje në krahasim me Pfizer që do temperatura tepër të ulëta, Ajo që mund të them unë  është se sa më shumë vaksina vijnë aq më shumë mërzitet PD, po i nuk thanë njëherë një fjalë të mirë”, tha Nikolla në “Repolitix”

Ora 21:53
Nikolla: S'do kemi mbyllje pavarësisht rritjeve të të infektuarve! Të shëruarit dhe vaksinimi do e 'frenojë'! Mjeku Pecnikaj: Mos na fyeni inteligjencën (VIDEO)

Shifrat e larta të të infektuarve si dhe viktimat si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, kanë hapur debat në studion e Repolitix mbrëmjen e sotme mes të ftuarve. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla thotë se pavarësisht këtyre statistikave, kjo nuk do ta çojë vendin në skenarin e tretë, atë të mbylljes totale. Sipas tij, numri i të lartë i të shëruarve si dhe vijimi i procesit të vaksinimit e lehtëson disi situatën.

Albert Nikolla: Përveç tragjedisë që ka humbja e personit, këtu kemi dhe humbje të afeksionit të familjes së tij. Qeveria duhet të bëjë maksimumin e saj, por fatalitetet e kësaj sëmundje është e lartë. Disa humbje jete nuk e përcaktojnë kompleksitetin e kësaj situate. Bindja ime është që ne nuk do shkojmë në skenarin e tretë. Element i rëndësishëm është numri i të shëruarve që është i lartë si dhe vaksinimi.  Ka një numër personash që e kalojnë COVIDin pa simptoma. Gjithë kjo shifër do të thotë që duke parë këto argumente krahas vaksinimit, ne do shkojmë në mënyrë të pashmangshme drejt rënies.

Ilir Pecnikaj: Kush konsiderohet i shëruar?

Albert Nikolla: Unë nuk jam mjek. Është Komiteti i Ekspertëve, ISHP që merr këto të dhëna. Kur personi, qoftë i shtruar në spital apo i shtruar në shtëpi, nëse ky person nuk shfaq simptoma për 10 ditë, sipas dhe njoftimit të OBSH-së atëherë ky person quhet i shëruar.

Edhe numri i testimeve të kryera ka shkaktuar debat mes mjekut Ilir Pecnikaj dhe zv. Ministrit të Shëndetësisë Albert Nikolla. Pecnikaj shprehet se numri i testimeve është shumë i ulët në momentin që përqindja e pozitivitetit, sipas tij është shumë e lartë.

Ilir Pecnikaj: Në spitale, menaxhimi është i tmerrshëm. Më kujton ambalazhimet që mund të bëhen në një magazinë. Mos e nxirr këtë kuti pa u mbushur plotë. Ne kemi kërkuar me kohë që të hapen spitalet rajonale. Ne jemi vendi i gjashtë për pak testime në botë. Unë doja të bëja një pyetje. Spitali i Fierit, sa kushton?

Albert Nikolla: Përpara se të përgjigjem për këtë, ke të dhëna pasakta përsa i përket renditjes së Shqipërisë. Është rrjeti i mjekut të familjes, kontakteve që bëjnë me urgjencën, të gjithë këto përthithje, bëhen testimet. Ne nuk bëjmë teste kot.

Ilir Pecnikaj: Me këtë që po thua je jashtë orbite. Më fyeni inteligjencën nëse më thoni se nesër se do bëni 3800 testime kur ke 27 % e infektimeve.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme janë raportuar 1075 raste të reja me COVID si dhe 18 viktima. Ndërkohë ka nisur procesi i vaksinimit të të moshuarve në azilet e kryeqytetit. Vaksinimi i tyre ka nisur dhe në Shkodër.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berti: 17/02/2021 23:22

    Ca i keni keto personalitete ju pse ca ka bere ku kadareja me shume se elektricisti qe del ne nate e ne shi qe t’ju sjelli dritat te degjoni budallallewe televizoreve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?