Zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla ka shprehur habinë e tij se si ka mundësi që Partia Demokratikë nuk tha njëherë në fjalë të mirë për ardhjen e vaksinës në një kohë kur shumica e vendeve të Ballkanit ende nuk kanë nisur procesin e vaksinimit. Nikolla tha se sa më shumë vaksina vijnë aq më shumë mërzitet PD, ndërsa tha se deri në fund të shkurtit do të vijnë edhe 20 mijë vaksina të tjera.
“Vaksinimi sot është në Tiranë dhe Shkodër, nesër fillon në Vlorë. Në Shkodër dhe Tiranë kemi filluar edhe me moshën e tretë. Përveç 1 milionë e 200 mijë dozave që na vijën si pjesë e COVAX, brenda shkurtit do vijnë edhe 20 mijë vaksina të tjera. Intensiteti ka qenë i ulët pasi është ndjekur në mënyrë paralele edhe situata që po ndodh në Europë, ndërsa vaksina AstraZeneca do të na jam mundësi që vaksinimi të shtrohet në të gjithë vendin pasi ka kushte të tjera ruajtje në krahasim me Pfizer që do temperatura tepër të ulëta, Ajo që mund të them unë është se sa më shumë vaksina vijnë aq më shumë mërzitet PD, po i nuk thanë njëherë një fjalë të mirë”, tha Nikolla në “Repolitix”
Lajmi kryesor:
‘Do vaksinojmë personalitete të moshuar’ Nikolla: Në listë emri i Kadaresë! Bejtaj: Mendova se isha dhe unë, kam dhënë kontribut si deputet, ministër e mjek (VIDEO)
//ReportTv.al