TIRANË- Arkitekt të masakrës së 21 janarit, e quan gazetari Adriatik Doçi, ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në Report Tv, gazetari Doçi rikthen edhe njëherë në këtë 14-vjetor dinamikën e asaj ngjarje të rëndë, që në plumbat e shtetit u morën jetën 4 protestuesve të pafajshëm, jashtë gardhit të kryeministrisë.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Doçi thotë se ngjarjen e ndan në 3 faza, momentin e parë të kryerjes së krimit shtetëror, momenti i dytë manipulimi i provave të krimit nga qeveria Berisha dhe momenti i tretë që i hapi rrugë rinisjes së hetimeve, vendimi i Gjykatës së Strasburgut.
“Ngjarje që s’ke çfarë ti zbardhur, është si të ndodhë një ngjarje në Big Brother e monitoruar me kamera dhe nga publiku. Faza e parë eshtë momenti i kryerjes së krimit shtetëror, kur u vranë qytetarë në bulevard, dhe u plagosen 5 të tjerë, mes të cilëve edhe një koleg gazetar që u fsheh nga pushteti. Faza e dytë është manipulimi i provave të krimit, refuzimi i urdhërarresteve nga ana e prokurorisë në funksion të manipulimit të provave të krimit, fshirja e kamerave dhe serverit të kryeministrisë, e konstatuar nga ekspertiza amerikane dhe faza e tretë që është farsa e drejtësisë në Shqipëri, ku Gjykata e Shkallës së Parë për turpin e saj vendosi për pafajësisë të Prendit dhe llupos. Për shkak të reagimit të SHBA dhe publikut, Gjykata e Shkallës së dytë bëri një korrektim duke i dënuar për vrasje për shkak të pakujdesisë dhe ky vendim ehte vulosur pastaj nga gjykata e lartë. Këto vendime janë bërë nul nga Strasburgu që i ka gjetur vendime të pabaza dhe vendime të padrejta”, tha Doçi në Report Tv.
Tashmë që SPAK ka hetimet në dorë, do duhet të zbardhë se kush ishte urdhëruesi i këtij krimi shtetëror dhe rolin e ish-kryeministrit Berisha e ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. Gazetari Goçi thotë se dyshohet se urdhërues i vrasjeve është Berisha.
Kush ka dhënë urdhrin për vrasjen e protestuesve? Për një periudhë të caktuar kohe ka pasur një alibi nga Berisha sipas së cilës garda nuk kishte nevojë të merrte urdhër, pasi ligji detyronte gardistët për të hapur zjarr mbi protestuesit nëse hynin në oborr. Protestuesit futen dhe kanë dalë dhe nuk janë qëlluar, pro janë qëlluar protestyuesit jashtë oborrit dhe me duar në xhepa. A do pranojë Ndrea Prendi të rrezikojë një burgim të përjetshëm. Kemi të bëjmë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. A do pranojë Prendi dhe Llupo të shkojnë për dënim të përjetshëm, apo gjatë marrjes në pyetje në SPAK janë zbërthyer dhe kanë treguar të vërtetën.
Dyshohet se e vërtetsa është se Berisha në mënyrë verbale ka urdhëruar vrasjet e 21 janarit, si në ‘97 e ‘96 nuk ka lënë prova. Por dyshohet se urdhri është dhënë verbalisht dhe garda e ka zbatuar. Përflitet edhe për një përgjim”, vijoi Doçi.
Sa i takon Bashës, Doçi thotë se ka përgjegjësi, por ka pasur rol perfierik pasi komandon e ka marrë në dorë Berisha dhe ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi.
Basha ka përgjegjësi, por ka patur rol periferik, se komandën në dorë e ka marrë Berisha me Ndrea Prendin. Ka një dëshmi të ish-presidentit Topit, që ka rrëfyer që më 23 janar 2011, i troket në derë Basha që i shkon në emër të Berishës për të ndërhyrë të Ina Rama për të tërhequr urdhër arreste për të shmangur përgjegjësinë penale për kupolën e gardës. Topi e ka refuzuar si ofertë nga Berisha. Një vit më vonë, pas hetimeve të prokurorisë, kaq në presion të madh ishte, saqë prokurorja Ina Rama kur bëri me dije rezultatet e hetimit, mori në krah ish ambasadorin Arvizu. Mori në krah ambasadorin se nuk kishte këllqe për të bërë me dije as rezultatet e hetimit.
Pas vendimit të Strasburgut, Doçi thekson se Berisha ka ndryshuar retorikën politike për 21 janarin, pasi më parë krenohej me vrasjet. Po ashtu, gazetari Doçi shprehet se ish-kreu i Gardës Prendi është rrëfyer në SPAK mbi atë ngjarje dhe sipas tij, me shumë mundësi e ka ‘shitur’ Berishën. Doçi thekson se Prendi dhe ish-gardisti Llupo është e vështirë të marrin përsipër një krim për të cilin rrezikojnë deri në burgim të përjetshëm, pasi SPAK ka ngritur akuzën vrasje në rrethana cilësuese.
“Berisha sot reflekton frikën nga përgjegjësia penale që mund ta vërë SPAK për 21 janarin. Ka ngritur disa alibi për vrasjet, njëherë tha se i ka vra Rama, pastaj u vranë me çadër pistoleta, pastaj doli video ku Llupo vriste protestuesit. Pastaj ndryshoi versionin. Pas fakteve ndryshonte versionin, pastaj tha janë vrarë me plumba rikoshet. Ka paraqitur disa alibi deri në 2013, dhe pas 2013 kur ranë të gjitha alibitë dhe FBI konfirmoi se ishin fshirë dhe pamjet filmike, Berisha tha se unë do vrasja edhe 3 mijë edhe 4 mijë dhe kishte në plan për të vrarë edhe Edi Ramën. Ai ka rrahur gjoksin deri para 1 viti dhe është mburrur. Kur Strasburgu urdhëroi SPAK të hapë hetimet, Berisha ka ndryshuar retorikën politike dhe thotë se unë kërkova hetim ndërkombëtar për 21 janarin. Erdhi ekspertiza e FBI dhe nuk e pranoi. Arkitekti i masakrës së 21 janarit. Ndera Prendi ka folur, besoj se ka folur në SPAK dhe Llupo. E vështirë të marrë përsipër një krim që mund të shkojë në burg të përjetshëm, është i shqetësuar për rrëfimet që janë bërë në SPAK”, thekson Doçi.
Sot shënohen 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 në Bulevard. Dosja po hetohet nga SPAK, që do zbardhë edhe rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, por ende nuk janë marrë në pyetje. Më 21 janar u vranë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Ore çfar drejtēsie ēshtē dhe SPAKU kur ata tē SPAKUT kan faktet 100% tē provave tē krimit tē bēra nga krimineli hajdut sekretari partis sali wc ēs. Pse nuk burgoset ky çen i qelbur ky anti shqiptar. Pik e zez çfar drejtēsie e flliqur.
PërgjigjuAjo faza tjetèr pastaj, èshtè edhe mè interesante. Shkaktari i asaj proteste, ai qè me vjedhjet e tij me bllok nè dorè, detyrojè mijèrat tè dalin nè bulevard, 4 prej tè cilève u pushkatuan,,,ai Like hajdut,,,e mori nè prehèr kètè qè sot e kemi akoma nè qafè si "kryeministèr" ,bashkè me 1 milionè votat tona. Ky èshtè Edi Rama. President mè tè mirè, kurrè nuk kemi patur, u thoshte kritikève tè asaj "zgjedhjeje". Pèr karriken e pushtetit, tipa si Edi Rama, bèjnè koalicion edhe me bythèn e dreqit,,dhe kur tè vijè data 21 janar,,nuk e ka pèr gjè tè vendosè karafila tek vèndi i pushkatimit dhe tè bèjè tè prekurin, pèr vdekjen e 4 viktimave. Nuk èshtè teatèr, jo,,èshtè realiteti shqiptar sot.!!!
Përgjigju