Me shishe benzine në Parlament, hodhën objekte drejt Spiropalit e ministrave! Bardhi: Ishte reagim spontan! Do bëjmë gjithçka për të mos lejuar normalitet as nesër në seancë

2 Tetor, 13:20| Përditesimi: 2 Tetor, 14:38

  • Share

Tirane- Partia Demokratike nuk është e penduar për aktet e dhunës, shishet me bezninë në kuvend. Madje as nuk ka reflektuar pas apelit të ndërkombëtarëve por do të vijojë aktet e 'luftës' me maxhorancën brenda në Kuvend. 

Vendimi duket që është marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, dhe u bë i njohur nga kreu i këtij grupi Gazment Bardhi për gazetarët pas mbledhjes.

E ndërsa në orën 15:00 Sekretariati i Etikës i Kuvendit do të mblidhet për të vendosur për kërkesën e PS-së për përjashtimin nga parlamenti të 24 deputetëve të PD-së, Bardhi i quan 'spontane dhe të nxitura nga maxhoranca' veprimet në seancën e 30 shtatorit 2024 në parlament. Pikërisht në këtë seancë në një aksion të nxitur pas dënimit të Salianjit, demokratët rikthyen kaosin në Kuvend. Flamur Noka dhe Bledion Nallbati dogjën me bezninë karriget në oborr, ndërsa Gazment Bardhi qëlloi drejt kryetares së Kuvendit me sende të forta. Sende të forta u hodhën dhe drejt ministrave. 

Edhe kallëzimin e Policisë në SPAK për 23 deputetë të opozitës për shkatërrim prone në këtë seancë, Bardhi e quan të tepërt.

“Pjesa dërrmuese e reagimeve tona janë spontane dhe të momentit të diktuara nga sjellet e maxhorancës. Të akuzosh deputetët e opozitës se kanë kryer krime ndërkohë që ne akuzohemi se kemi djegur karrigen. Karrigia është mjeti jonë i punës e shumta është dëmshpërblimi nga paga e tyre. Cfarë bëjnë deputetët me mjetet e tyre të punës është përgjegjësi e tyre” tha Bardhi sot pas mbledhjes së grupit

Kundërshtimet do i prezantojë dhe në mbledhjen që pritet të nisë në orën 15:00

"PD patjetër që do të jetë në mbledhjen e sekretariatit të orës 15:00 si formë e mosdakordësisë tonë për këtë përshkallëzim që PS është duke i bërë grupit parlamentar të PD-së. Të përjashtosh opozitën nga kuvendi, të burgosësh opozitën për fjalën e lirë dhe të tentosh të asgjësosh opozitën, e kam thënë dhe më parë është shpallje lufte ndaj PD-së e opozitës në tërësi" 

Lufta vazhdon

Ndërkohë Partia Demokratike duket se nuk do të heqë dorë nga aksioni i saj i mosbindjes civile.  Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se edhe nesër do të bëjnë gjithcka që seanca e kuvendit të mos ketë një zhvillim normal.

 “Sa i takon seancës së nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme" tha Bardhi.

Pyetje: Do digjni karriget sërish?

Gazment Bardhi: Tani strategjitë se cfarë do të bëjmë do ti mësoni aty. Mos prisni detaje nga reagimi i opozitës.

Për PD-në ngjarjet e dhunshme të seancës së 30 shtatorit 2024 ishin për përfaqësuesit e opozitës një reagim ndaj shumicës socialiste, dhe kryeministrit Edi Rama të cilin ajo e bën përgjegjës për vendimin e formës së pretë të Gjykatës së Apelit të Tiranës që e cila dënoi me 1 vit burgim, deputetin demokrat Ervin Salianji, nën akuzën e “kallzimit të rremë”.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhet: 02/10/2024 20:34

    Ju lutem mos organizoni somdazhe, pasi grupi i qafirëve të "non-gratave" janë organizuar që të manipulojnë rezultatet.

    Përgjigju
  • Ledina: 02/10/2024 17:47

    Parate e agjentures serbo-greko-ruse duhet te shpenzohen deri ne fund te vitit.

    Përgjigju
  • Leo: 02/10/2024 13:59

    Ç'farë pret drejtësia për këto banditë që të marin kallashnikollët në parlament dhe të sulmojë Parlamentin!

    Përgjigju
  • Sehiti: 02/10/2024 13:55

    Si spontane ishte sulmi ndaj kryeparlamentares më shufra hekuri mo bq!Kryeparlamentarja e mirë e keqe duhet respektuar por jo ta goditurnë kryerje e detyrës së saja o vrastarë. Zonja Spiropali duhet ta denoncojë në SPAK,për goditje për shkak të detyrës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?