Dogjën karriget, dhunë e kaos në Kuvend! Ndëshkohen 24 deputetët e PD-së! Bardhi, Noka e Nallbati përjashtohen 2 muaj, 10 ditë për Palokën e 40 për të tjerët! Dëmet do i paguajnë nga rroga e tyre

2 Tetor, 14:58| Përditesimi: 3 Tetor, 09:19

  • Share

TIRANË- Sekretariati i Etikës i Parlamentit shqiptar ndëshkoi pasditen e sotme (2 tetor 2024) me masë disiplinore 'përjashtim' 24 deputetët e Partisë Demokratike të cilët bllokuan seancën plenare të 30 shtatorit 2024 duke shkaktuar kaos, hedhur sende të forta dhe djegur karriget me benzinë.

Për 2 zjarrëvënësit e karrigeve të deputetëve në oborrin e Kuvendit, sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka e deputetin demokrat Bledion Nallbati masa ishte përjashtim për 60 ditë nga punimet e Kuvendit.

Dy muaj përjashtim ishte edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili qëlloi me këmbën e karriges në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë që ndihmuan skenarin e kaosit, duke tërhequr karriget në drejtim të oborrit të parlamentit, aty ku edhe iu vu flaka, u dha përjashtim 40 ditë. Vetëm për Edi Palokën, në mesin e 24 të ndëshkuarve pati amnisti, pasi ky i fundit u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

Tensionet në sekretariatin e etikës

 Anëtarëve socialistë në Sekretariatin e Etikës, iu deshën jo pak, por 3 orë, kohë - gjatë të cilës u bë dhe kqyrja e pamjeve filmike - për të vulosur përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës nga parlamenti, si ndëshkim për kaosin dhe zjarrin që i vunë karrigeve në seancën e së hënës. 

Vendimmarrja e përfaqësueseve të maxhorancës në Sekretariat erdhi pas debateve të shumta që zgjatën disa minuta me deputetët e opozitës për të cilët ishte kërkuar masë disiplinore. Këta të fundit të , të cilët për disa minuta ia dolën të pengonin zhvillimin e mbledhjes.

Mbledhja e sekretariatit të etikës ishte caktuar të niste në orën 15:00. Deputetët për të cilët ishte kërkuar masë disiplinore u paraqitën në kryesinë e Kuvendit me skenarin për të penguar zhvillimin e mbledhjes

'Edhe këtij do i vihet flaka' tha Flamur Noka për gazetarët duke treguar me gisht kryesinë e Kuvendit para se të hynte brenda.

Ata tentuan të prishnin mbledhjen e Komisionit të Etikës për disa minuta rresht, duke zaptuar sallën ku do të mbahej mbledhja. Protagonisti kryesor i kaosit ishte sigurisht Flamur Noka, i cili nuk lejoi kryetaren Klotilda Bushka të flasë duke i marrë asaj mikrofonin.

"Nuk ka ulur këtu! Asgjë. Me Krimin e hajdutët nuk flitet vetëm veprohet. Nuk na përjashton dot krimi i organizuar. Ju jeni hajdutët e këtij vendi”, tha Noka në kryesinë e Kuvendit duke mos lejuar mbajtjen e mbledhjes.

Sulmeve nuk i shpëtuan as socialistët që prisnin në zyrat e tyre ikjen e demokratëve të revoltuar. Flamur Noka i ndoqi socialistët deri në zyrën e grupit të tyre parlamentar, ku u mblodhën në pritje të qetësimit të situatës. Më pas demokratët u larguan me premtimin se as në seancën e nesërme socialistët nuk do të gjejnë qetësi.

"Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje", tha Noka pasi bashkë me grupin e deputetëve ndërprenë mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.

Deputetët do paguajnë faturën e dëmeve

Përjashtimi nga Kuvendi nuk është i vetmi ndëshkim me të cilin do të përballen 24 opozitarët. Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet nga paga e tyre edhe dëmet e shkaktuara në sallë. Vlera e vetëm një karrigeje përllogaritet afro 35 mijë lekë. Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë,  foltore dhe ekrane. Vetëm kostoja e një pajisjeje votimi është mbi 2 mijë euro megjithatë Grupi i Punës i ngritur në Kuvend do të përllogarisë dëmet brenda 8 tetorit. Fatura pritet të ndahet mes Gazment Bardhit, Nokës, Nallbatit e deputetëve të tjerë që kanë pasur veprime aktive shkatërruese, dhe jo atyre që vetëm zhvendosën karriget. 

Djegia e karrigeve i ka çuar edhe në SPAK deputetët e opozitës. Ishte policia që kallëzoi 23 prej tyre. Ndërkohë Gazment Bardhi i quajti veprime spontane të nxitura nga veprimet e maxhorancës.

Seanca plenare e paradites së nesërme pritet të sjellë sërish kaos, pasi demokratët, siç paralajmëroi kreu i Grupit Parlamentar. Në një prononcim për mediat tha se nesër nuk do lejojnë normalitet në seancën plenare. 

 “Sa i takon seancës së nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme" tha Bardhi në mesditë në fund të mbledhjes së grupit PD.

Në kundërpërgjigje të ndëshkimit socialist, PD çoi në SPAK, 73 deputetë të maxhorancës bashkë me kryeministrin Edi Rama, me argumentin se nuk zbatimin e vendimeve të Gjykatës kushtetuese për çështjen Xhacka.

Deputetët e PD të ndëshkuar dhe masa ndëshkimore 
1.Gazment Bardhi    -  60 ditë i përjashtuar
2.Flamur Noka         -  60 ditë i përjashtuar
3.Bledion Nallbati    -   60 ditë i përjashtuar
4.Edi Paloka            - 10 ditë i përjashtuar   
5.Saimir Korreshi     -  40 ditë i përjashtuar
6.Lefter Gështenja   -  40 ditë i përjashtuar
7.Luan Baçi -             - 40 ditë i përjashtuar
8.Agron Gjekmarkaj -  40 ditë i përjashtuar
9.Dhurata Çupi -        - 40 ditë i përjashtuar
10.Xhelal Mziu           - 40 ditë i përjashtuar
11.Ina Zhupa             -  40 ditë i përjashtuar
12.Zheni Gjergji        -  40 ditë i përjashtuar
13.Helidon Bushati   -  40 ditë i përjashtuar
14.Lindita Metaliaj    -  40 ditë i përjashtuar
15.Ramadan Lika     -  40 ditë i përjashtuar
16.Asllan Dogjani    -   40 ditë i përjashtuar
17.Qani Xhafa          -  40 ditë i përjashtuar
18.Flamur Hoxha     -  40 ditë i përjashtuar
19.Isuf Çela             -  40 ditë i përjashtuar
20.Kastriot Piroli     -  40 ditë i përjashtuar
21.Lodovik Hasani  -  40 ditë i përjashtuar
22.Kasem Mahmutaj-  40 ditë i përjashtuar
23.Edmond Spaho -    40 ditë i përjashtuar
24.Dashnor Sula   -     40 ditë i përjashtuar

 

Ora 22:23
Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

1726162740_dashsula.JPG

Deputeti demokrat, Dash Sula ka reaguar pasi Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi 24 deputetë të PD, pas kaosit të hënën në Kuvend.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sula shkruan se ky vendim nuk i tremb demokratët për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh.

“Mazhoranca socialiste tregoi edhe njëherë se sa frikë e ka opozitën duke përjashtuar për më shumë se një muaj deputetët e saj nga Kuvendi. Ky akt provon se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën, ka frikë kur ligjvënësit e opozitës denoncojnë aferat e korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

Ne jemi te zgjedhur të qytetarëve shqiptarë dhe si të tillë do të vijojnë të përçojmë zërin e tyre, pasi gjatë drejtim të kësaj qeverie ata janë lënë në harresë. Ky vendim as nuk na tremb dhe as nuk na step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.

Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?! Tani nuk ka asnjë surprizë për neve. Kur kontrollohen gjykatat dhe dënohet nje deputet me 1 vit burg për një gjë te pandodhur, sigurisht e dimë qe sa ti vij mundësia kjo mazhoranca na do te shkrire. Por i kane bere llogarite gabim!”, shprehet Sula.

Ora 21:48
‘Nuk bëra asgjë’, Paloka reagon pasi u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi: Kur je armiku të burgosin pa asnjë faj, s’ka rrugë tjetër veç 'luftës'

1727815144_paloka.JPG

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 10 ditë nga Kuvendi, pas skenarit të kaosit që opozita krijoi në senacën e së hënës në Kuvend, ku në oborr dogjën edhe karriget. Paloka thotë se në këtë rast nuk ka bërë asgjë dhe sërish e kanë përjashtuar.

Dënim “i butë”…!

Ç’ne ?-më pyetën gazetarët duke e ditur që deri tani unë kam qenë deputeti me “i dënuar” në atë Parlament.

Nuk janë aq të këqij ata -ju thashë

Ja mua vetëm me 10 ditë me përjashtuan!

Ka vetëm një problem “të vogël” në këtë rast: unë në fakt në atë seancë nuk bëra ASGJË!

Unë nuk isha fare në Parlament kur u hodh podiumi, as kur u nxorën karriget jashtë, as kur u dogjën, as…

Për një arsye të caktuar, unë nuk isha fare kur ndodhen të gjitha këto. Edhe kur hyra në sallë, thjesht qëndrova në këmbë pa bërë ASGJË!

E të gjithë këtë ata e kanë parë edhe në kamera ( se na i kane çuar edhe ne pamjet). Pra e dinë shumë mirë që unë atë ditë nuk bëra ASGJË!

Por pavarësisht kësaj “u dënova” !

E ky quhet “dënim i butë”  dhe me të drejtë sepse këta pa bërë asgjë, pa asnjë faj edhe të burgosin kur ti je armiku. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjetër veç luftës. Rruga tjetër është të rreshtohemi si dele e te presim kur të na vijë radha ashtu pa bërë ASGJË!

Ora 18:43
‘Etika’ përjashtoi 24 deputetë të opozitës, Bardhi: Tregon sa frikacak është Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit

1727445521_bardhi.jpg

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetë të PD për kaosin dhe djegien e karrigeve seancën plenare të së hënës. Bardhi thotë se qeveria të fut në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova.

Bardhi thotë se ky vendim tregoi se sa frikacak është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që thotë se PS do i ketë përballë, si brenda apo jashtë Kuvendit.

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin. Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, shkruan Bardhi.

Vetë Bardhi mori dënimin me të rëndë, përjashtim me 60 ditë. 

Ora 18:22
Sekretariati i Etikës merr vendimin/ Noka, Bardhi dhe Nallbati 60 ditë larg Kuvendit! Palokës i bie dënimi më i lehtë me 10 ditë, pjesa tjetër 40 ditë përjashtim

Pas 3 orësh mbledhje të sekretariatit të etikës në Kuvend, u vendos që Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati të përjashtohen nga seancat plenare për 60 ditë.

Ndërsa deputeti Edi Paloka përjashtim me 10 ditë. Ndërkohë për pjesën tjetër, 20 deputetë,  u mor vendimi për përjashtim 40 ditor nga seancat.

Vendimi u mor pasi u shqyrtuan mirë pamjet e kamerave.

 

Ora 17:55
VIDEO/ Tensione te Komisioni i Etikës, Flamur Noka i shkul mikrofonin Bushkës

Deputeti i PD, Flamur Noka ishte sërish protagonisti i kaosit, por kësaj radhe në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.

Noka me grupin e deputetëve demokratë u futën në mbledhje me synimin për të bllokuar punimet, ndërsa do shqyrtohej kërkesa e PS për përjashtimin e 24 deputetëve demokratë pas kaosit në seancën plenare të së hënës.

Noka ka debatuar ashpër edhe me kryetaren e Sekretariatit të Etikës, ndërsa në një moment në këtë video që sjell Shqiptarja.com dallohet ndërsa shkul mikrofonin.

Ora 15:33
Ndërprenë mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, Noka kërcënon: Flakët do shkojnë deri në Surrel

 

Flamur Noka ka folur me tone kërcënuese pasi ndërprenë mbledhjen e sekretariatit të Etikës, ku pritej përjashtimi i deputetëve të opozitës që shkaktuan kaos në seancën plenare të së hënës dhe dogjën karriget e Kuvendit. Noka kërcënoi duke thënë se flakët do shkojnë deri në Surrel.

Mazhoranca të kërkojë me ngulm të mos ketë opozitë në parlament. Është unike dhe këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos, Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën, kanë tmerr opozitën. Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje. Kjo është fytyra e këtij regjimi, narko, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla mund ta intimidojnë opozitën. Ka mbaruar ajo ditë kur ata bënin ç’të donin me opozitën.

Ora 15:27
VIDEO/ Kaosi në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, Saimir Korreshi: Ju paralajmëroj, kam ngrënë groshë, nuk mbaj përgjegjësi

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës është shoqëruar ne kaos dhe tensione të forta, pasi deputetët e PD tentuan sërish që të bllokojnë mbledhjen.

Mbledhja është shoqëruar me debate të forta, ndërsa Flamur Noka ka shkulur dhe mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës.

Ndërkohë, deputeti i PD, Saimir Korreshi dëgjohet në një video teksa thotë “ju paralajmëroj, kam ngrënë groshë, nuk mbaj përgjegjësi”.

Korreshi bëri edhe përshëndetjen me grusht në ballë, simbol të komunistëve.

Ora 14:48
Dogjën me benzinë karriget e Kuvendit, Flamur Noka: Herën tjetër radhën e ka Kryesia! VIDEO

Pak minuta para se të mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi para gazetarëve: 'Herën tjetër radhën e ka Kryesia e Kuvendit" duke iu referuar djegies me benzinë të karrigeve në oborrin e Kuvendit në seancën e 30 shtatorit 2024.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 02/10/2024 21:41

    Se kuptoj si ka mundesi te behet debutet nje gomar si korreshi....

    Përgjigju
  • Emigranti: 02/10/2024 19:39

    O rama kur keta qelbesira djegin pronen e popullit ti dergo njerez digju vilat qe kan bere me pare te vjedhura dhe leket qe ua ka dhene serbi e greku si spiuna te tyre

    Përgjigju
  • Kasapi i Derrave Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 02/10/2024 19:03

    Ore a ka ligje Albanistani i Evropēs ? ? ? Apo ligji ekziston vetēm nē letra. Po kush ēshtē flamuri pa bisht njē kriminel idjot hajdut ordiner njē injorant 400 brezash. Po tregojani vēndin kti qeni tē zgjebosur flamurit pa bisht e wc tē tjera tē partis antishqiptare.

    Përgjigju
  • kola: 02/10/2024 18:45

    DIGJI O NOKA TE GJITHE PARLAMENTIN,,,ME GJITHE HAJDUTET BRENDA,,,NUK E MERITOJNE ATA TE JETOJNE.....

    Përgjigju
    • sali: 02/10/2024 19:16

      Goxha pergjigje .

  • Turi: 02/10/2024 18:03

    Sikur ky maloku e ka mbushur kupen! Ku është drejtësia që nuk reagon për kët kafshë dru me pre.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 02/10/2024 17:50

    Je shume i sinqerte ,o deputet.Ti vetem groshe di te hash dhe te nxjerresh pasojet e saj.Aq mend Ke.Nuk eshte Hera e pare qe flet budallalleqe e leshon pordhe

    Përgjigju
  • Askushi: 02/10/2024 17:03

    Kapeni si qen se duke e toleruar bohet me trim.budallejt si puna ktit si hynj ne pune shqiptareve

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 02/10/2024 16:55

    KUJDES:F.Noka është AGJENT I UDB,Arrestuar në Beograd 40 ditë & ju premtua PUNSIM NË SËRBI OSE TË PUNONTE PËR ATA NË KUKËS.Noka gjoja zgjodhi variantin e DYTË dhe ndaj mori UDHËZIMET QË DUHESHIN.Ndërkohë ju REKOMANDUA SB QË TA KET KUJDESË.Dhe Sb e zgjodhi MINISTËR TË BRËNDHËM. Kur i doli nami si SPIUN I UDB,Noka mori çertifikatën e sigurisë te POLICIA E TIJ NË KUKËS. Kështu në PD u bënë 3 SPIUN TË UDB: 1.SB në vite 68-70 ndërsa Nexhmie Hoxha nuk e pranoi në grupin emjekve të E.Hoxhës, por u atashuar si mjek i H.Kapos,H.Isait,S.Stefanit 2.LULI BASHA,u bë SPIUN i SHIK në Rinas si banakies bukurosh dhe i UDB në Hollandë si STUDENT,Ndaj u dërgua në UNMIK KOSOVË-SËRBI për përgatitjen e DOSJEVE,VIDIOVE KUNDËR UÇK.E kush e dinte SHTËPINË E VERDHË BURREL PËRVEÇ L.BASHËS.? Ndaj S.Berishës ju rekomandua nga UDB që ta përfshij në KOP..PD. Dhe dihet tashmë puna e Lb si MINISTRA 3 HERË & KBASHKIAK që do të mbahet mënd për dashin e therur në derën e bashkisë & TORTËN 4000.000..! 3.F.NOKA..për të cilin folëm në fillim. ● Këta 3 agjent KAN KAPUR PËR FYTI PD dhe nuk mund të DËNOHEN,PASI AGJENTËT MBROHEN ME "LIGJ ND/KOMBËTAR". ● Ndaj Sb ndonse ka bërë mbi 101 krime në Shqipëri & KOSOVË nuk po DËNOHET.DHE LULI I KA MBYLLUR GJYQET ME PROÇEDURË.NDËRSA NOKA MUND TË DJEG KUVËNDIN DHE SPAK,GJKKO I RRUAN TRAPIN.FLM MIQ.

    Përgjigju
  • Linda: 02/10/2024 16:01

    Si mundet nje deputet qe mban mandat ne fjale Flamur Noka te kercenoj ne mes te dites dhe drejtesia dhe policia shqiptare te bej sehir???? Ja ka borxh populli ketij kriminel kuksi qe ska lene drog pa trafikuar hashash pa mbjelll arme pa shitur dhe perdhunar e shitur kushedi sa femra shqiptare te degjoj e te jetoj ne 2024 keto kercenime???? Te arrestohet ne flagranc ky pa asnje hezitim!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?