Hysnie, Olsi, Selkie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi

Dogji burrin dhe vjehrrën, shtyhet seanca gjyqësore për nusen vrasëse dhe të dashurin e saj

6 Tetor 2020, 16:17| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 16:57

  • Share

Është shtyrë seanca gjyqësore për Hysnie Hoxhallarin dhe të dashurin e saj Kasëm Pirjasi, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes e më pas djegies së bashkëshortit dhe vjehrrës së Hysnies.

Në seancën e sotme është kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e relacioneve që paraqiti mrbojtja e të pandehurve. Gjatë kësaj seance të dy avokatët mbrojtës, Sajmir Visha për Kasëm Pirjasin dhe Sokol Zotaj për Hysnie Hoxhallarin pretenduan pafajësinë e klientëve të tyre.

Gjatë mbrojtjes Visha,  pretendoi se e vetmja provë që disponon akuza është dëshmia e Hysnie Hoxhallarit, e cila sipas tij ka sajuar mes tyre një lidhje dashurie që nuk ekziston. Ndërsa theksoi faktin e shkeljes procedurale për mos ezaurimin e seancës paraprake.

Visha ritheksoi faktin se dëshmitë e Pirjasit, janë dhënë prej këtij të fundit më kushtet e dhunës fizike të oficerëve të policisë, duke kërkuar pafajësinë për klientin e tij në kushtet e pamjaftueshërisë së provave për dënim.

Nga ana tjetër mbrojtja e Hysnie Hoxhallarit, kërkoi pafajësinë për akuzën vrasjes në rrethana familjare, dhe trajtimin e saj të pandehur për fshehje të kësaj vrasje dhe moskallëzimit të krimit. Gjithashtu u kërkua dhe rishikimi i akuzës pasi vrasja në rrethana familjare nuk mund të merret parasysh për persona pa lidhje gjaku me njëri-tjetrin. 

Zotaj pretendoi se Hysnie Hoxhallari, nën presionin e zbulimit të lidhjes jashtë martesore ka kryer veprime që mbrojnë autorin Pirjasi. Sakaq, prokurori Maksim Dita më seancën e mëparshme kërkoi 35 vite dënim për Hysnie Hoxhallari dhe dënim të përjetshëm për  Kasëm Pirjasi.

Ngjarja makabër tronditi Vlorën më 22 janar të vitit 2018 ku Hysnie Hoxhallari në bashkëpunim me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi vranë bashkëshortin dhe vjehrrën e Hysnies, Olsi dhe Selkie Hoxhallari.

Shkak i kësaj vrasje është bërë lidhja e fshehtë që Hysnija kishte me Kasëmin. Krimi u raportua në polici nga vetë e pandehura Hysnie Hoxhallari e cila pasi ka dhënë dëshminë në policinë e Vlorës është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se ku kush mund ta bënte një gjë të tillë, dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj Olsi Hoxhallari sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.

Kaq ka mjaftuar që vëmëndja e prokurorëve dhe policëve të shtohet mbi nusen e shtëpisë që çuditërisht s’kishte patur të njëjtin fat si vjehra dhe burri i saj që u vranë dhe u dogjën, por u kishte shpëtuar agresorëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?