Dogji të gjallë burrin dhe vjehrrën, kërkohet burgim i përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin dhe dashnorin e saj

21 Shtator 2020, 14:45| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 14:52

  • Share

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin, e cila vrau me gjakftohtësi bashkëshortin dhe vjehrrën e saj, pasi iu kapën bisedat më të dashurin e saj. Që nga viti 1995 është hera e parë që kërkohet dëmin i përjetshëm për një grua.

Krimi makabër i ndodhur me 22 janar të vitit 2018 ku nënë e bir u qëlluan me sëpatë dhe më pas u dogjën të gjallë nga nusja e shtëpisë tronditi mbarë opinionin shqiptar.

Olsi dhe Selkie Hoxhallari u vranë e u dogjën në banesën e tyre nga nusja Hysnie Hoxhallari.

Pasi u kap mat në tentativë për të zhdukur disa karta telefoni “sim”, policia arriti që të zbardhë ngjarjen e plotë të krimit. Nga tabulatet telefonikë, komunikimet e Hysnie Hoxhallarit me të dashurin e saj Kasem Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjesit, deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnies, viktima Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi. Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin, pasi vrasja është kryer vetëm nga Hysnia. Tashmë të dy rrezikojnë burgim të përjetshëm për shkak të krimit makabër që kanë bërë në bashkëpunim. 

Komento

Komente

  • Behari: 21/09/2020 19:29

    KETA duhen rrjepur te gjalle...

    Përgjigju
    • O Behar jam beni: 21/09/2020 21:13

      Mos ma shaj vllain

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?