Nje grup auditimi i KLSH ka mbërritur prej pak ditësh në Bashkinë e Vlorës dhe ka si objekt kontrollin e dokumentacionin për landifillin e ri të Sherishtës, i cili ende nuk është vendosur në funksion.
Në dokumentin e siguruar eksluzivisht nga Report tv, thuhet se objekt i auditimit dy mujor është evidentimi i shkeljeve ligjore e financiare.
“Realizimi i projektit në krahasim me ato të përcaktuara në marrëveshje me huadhënsit. Mbi menaxhimin e financiar të projektit, shkallën e realizimit të disbursimeve financiare të fondeve kundrejt nivelit të programuar”, thuhet ne dokument.
Katër inspektorët e KLSH, kryesuar nga Artan Topjana do të qendrojnë në zyrat e bashkisë deri në fund të Majit, ku do të kontrollojnë çdo shkrese që nga prokurimet e deri tek kontratat me privatin per ndertimin e landifillit te ri.
Landfilli i Sherishtës ndodhet 10 km larg qytetit të Vlorës dhe duhej të kishte përfunduar në vitin 2021. Tenderin për ndërtimin e tij e kishte fituar kompania “ITS” e Klodian Zotos, i cili është në kërkim për çështjen e inceneratorëve. Punimet ishin ndërprere nga 2021 deri në tetor të vitit 2023, kur Bashkia e Vlorës njoftoi se ka shkëputur kontratën me subjektin privat dhe “Sherishta” kaloi pronësi të Bashkisë. Pritej që landfilli të hapej këtë muaj, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur!
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
ore gomere,,VLORA,,KORCA,,SHKODRA,DURRESI,,TIRANA,,,KUKESI DUHET TE KENE INCENERATORE...JO LANDFILLE...
PërgjigjuJo ska mundesi qe keta rq te vjedhin , duhet bere revolucion popullor
Përgjigju