Ministri Taulant Balla

Dokumentet e-wallet, Balla: Po ecim përpara në kuadrin ligjor, së shpejti IdentiTek prodhon dokumentat digjitale të identifikimit

2 Maj, 10:10| Përditesimi: 2 Maj, 11:15

  • Share

1714637563_TaulantBalla.JPG

Ministri Balla informoi publikun pas mbledhjes së qeverisë sa i përket ecurisë me dokumentat digjitale, në kuadër të asaj që njihet si e-wallet.

Balla tha se po bëhet gati ligji që do të mundësoj më pas edhe kompaninë IdentiTek të ecë përpara me prodhimin e dokumentave digjitale.

'Dua të informoj publikun se ka të bëjë me një ndryshim të nevojshëm në kuadër të zhvillimit të vrullshëm teknologjik, na duhet që edhe Shqipëria të emetojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe për këtë po bëjmë të gjitha përpjekjet me kompaninë shtetërore IdentiTek, në mënyrë që ligji të na mundësojë edhe prodhimin e dokumentave digjitale të identifikimit, e-ID. Synimi ynë është të shkojmë drejt asaj që quhet e-wallet, pra të gjithë dokumentat që mbajnë qytetarët në portofolet e tyre, qoftë karta e identitetit, patentat, kartat e kreditit apo dokumentat e tjera të identifikimit të jenë digjitale, në mënyrë që të mos mbahen më në portofol por të mbahen në telefonin e tyre mobil. Ky ndryshim i ligjit është i domosdoshëm, në mënyrë që ti hapim rrugën më pas kompanisë shtetërore IdentiTek që të ec përpara me prodhimin e dokumentave digjitale të cilat synojmë ti realizojmë në një kohë të shkurtër', u shpreh Balla.


Lajmi kryesor:

Më 1 korrik rriten pagat për policët! Balla: Do jetë e lartë! Së shpejti e-wallet, kartat e identitetit dhe patentat jo në portofol por në telefon


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?