Më 1 korrik rriten pagat për policët! Balla: Do jetë e lartë! Së shpejti e-wallet, kartat e identitetit dhe patentat jo në portofol por në telefon

2 Maj, 09:41| Përditesimi: 2 Maj, 19:54

  • Share

Më 1 korrik do të jetë rritja e pagave e punonjësve të policisë. E deklaroi vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla për gazetarët në përfundim të mbledhjes së qeverisë. Ministri nuk dha shifra të sakta se sa do të jetë rritja e pagës por u shpreh se do të ishte ajo që kanë pritur punonjësit e policisë.

"Sa i përket pagave me kryeministrin dhe ministrin e finanacave po vazhdojmë të kemi një diskutim intensiv për të shkuar tek varianti perfundimtar synojmë që në një korrik të realizojmë një pritshmëri shumëvjecare të punonjësve të policisë të kemi një rritje të fortë të pagave e cila vjen për shkak të mirëmenaxhimit financiar. 

Siç e dini në buxhetin e shtetit të vitit 2024 është parashikuar një fond prej 400 milionë dollarë i cili është aty jo vetëm për punonjësit e policisë që të jemi të qartë. Ai fond është edhe për punonjësit e sektorëve  tjerë jetikë sikurse është arsimi , sikurse është shëndetësia,  sikurse janë forcat e armatosura, por natyrshëm unë mendoj se policia e shtetit meriton këtë vlerësim nga ana e qeverisë sonë duke pasur parasysh edhe sfidat e mëdha që ka policia e shtetit edhe gjatë këtij viti, sikurse ka pasur vit pas viti.

Ku ju e dini fokusi kryesor është mirëmenaxhimi i sezonit turistik sikurse tha kolegia ime Kumbaro, ky është një vit ku presim të një  kemi rritje tjetër historike të  numrit të vizitorëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë për tu vizituar, por edhe të përgjegjësive që ka poliocia e shtetit lidhur me sigurinë publike në cdo komunittet të vendit.

Gjej rastin të përshëndes aksionin më të fundit të  Drejtorisë Vendore të Tiranës të cilët në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, në kuadër të garnatimit sa më shumë siguri në komunitet vijojnë punën e tyre intensive kundër fenomenëve të ndryshme që shqetësojnë qytetarët sikurse është fenomeni i përdorimit të lëndëve narkotike, përdorimi i armëmbajtjes pa leje dhe plotë problematika.  Kështu që unë jam shpresplotë që punonjësit e policisë së shtetit lajmin e shumëpritur në 1 korrik do të ta kenë të realizuar tashmë.

Gjithashtu  po bëhet gati ligji që do të mundësoj edhe kompaninë IdentiTek të ecë përpara me prodhimin e dokumentave digjitale.

Synimi ynë është të shkojmë drejt asaj që quhet e-wallet, pra të gjithë dokumentat që mbajnë qytetarët në portofolet e tyre, qoftë karta e identitetit, patentat, kartat e kreditit apo dokumentat e tjera të identifikimit të jenë digjitale, në mënyrë që të mos mbahen më në portofol por të mbahen në telefonin e tyre mobil. Ky ndryshim i ligjit është i domosdoshëm, në mënyrë që ti hapim rrugën më pas kompanisë shtetërore IdentiTek që të ec përpara me prodhimin e dokumentave digjitale të cilat synojmë ti realizojmë në një kohë të shkurtër', u shpreh Balla.

Ndërsa komunikoi vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë, Balla theksoi se është miratuar strategjia kombëtare për migracionin për vitet 2024-2030, e cila do të ketë në fokus ndër të tjera ofrimin e mundësive për punësim dhe riintegrim në Shqipëri të emigrantëve shqiptarë.

“Fokusi ndahet në disa drejtime kryesore,  së pari ka të bëjë me parandalimin e emigracionit të paligjshëm  të qytetarëve shqiptarë, e dyta ka të bëjë me frenimin e azil kërkimit dhe e treta lidhet me riintegrimin në tregun e punës dhe shoqërinë shqiptare të emigrantëve. Synimi ynë është të rrisim ofertën për emigrantët për tu rikthyer në Shqipëri dhe për këtë na duhet ky dokument i rëndësishëm që mbart të gjithë masat për një riintegrim sa më të shpejtë dhe tjetra lidhet me menaxhimin flukseve migratore të emigrantëve që vijnë nga vendet e tjera që e përdorin Shqipërinë si një vend tranziti.

Ora 10:10
Dokumentet e-wallet, Balla: Po ecim përpara në kuadrin ligjor, së shpejti IdentiTek prodhon dokumentat digjitale të identifikimit

1714637563_TaulantBalla.JPG

Ministri Balla informoi publikun pas mbledhjes së qeverisë sa i përket ecurisë me dokumentat digjitale, në kuadër të asaj që njihet si e-wallet.

Balla tha se po bëhet gati ligji që do të mundësoj më pas edhe kompaninë IdentiTek të ecë përpara me prodhimin e dokumentave digjitale.

'Dua të informoj publikun se ka të bëjë me një ndryshim të nevojshëm në kuadër të zhvillimit të vrullshëm teknologjik, na duhet që edhe Shqipëria të emetojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe për këtë po bëjmë të gjitha përpjekjet me kompaninë shtetërore IdentiTek, në mënyrë që ligji të na mundësojë edhe prodhimin e dokumentave digjitale të identifikimit, e-ID. Synimi ynë është të shkojmë drejt asaj që quhet e-wallet, pra të gjithë dokumentat që mbajnë qytetarët në portofolet e tyre, qoftë karta e identitetit, patentat, kartat e kreditit apo dokumentat e tjera të identifikimit të jenë digjitale, në mënyrë që të mos mbahen më në portofol por të mbahen në telefonin e tyre mobil. Ky ndryshim i ligjit është i domosdoshëm, në mënyrë që ti hapim rrugën më pas kompanisë shtetërore IdentiTek që të ec përpara me prodhimin e dokumentave digjitale të cilat synojmë ti realizojmë në një kohë të shkurtër', u shpreh Balla.

Ora 09:38
'Riintegrim në tregun e punës së emigrantëve', Balla zbulon paketën e qeverisë: Synojmë të rrisim ofertën për vëllezërit dhe motrat që të kthehen në atdhe

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Migracionin për vitet 2024 - 2030  dhe Planin e Veprimit për dy vitet e para 2024 - 2026. Paketa ka tre synime: Ndalimin e migracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë, frenimin e azilkërkimit dhe riintegrimi në tregun e punës dhe në shoqërinë shqiptare të emigrantëve.

Paketa ka si synim për të përballuar flukset migratore 2024-2028 ku fokusi do të jetë tek rikthimi në atdhe i shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë, duke iu krijuar kushte dhe mundësi pune.

Paketa ka të bëjë me menaxhimin e flukseve migratore pra të emigrantëve, që vijnë nga vende të tjera dhe kryesisht e përdorin Shqipërinë

 

Fokusi ndahet në disa drejtime kryesore, së pari ka të bëjë me migracionin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë, e dyta ka të bëjë me frenimin e azilkërkimit, e treta lidhet me reintegrimin në tregun e punës dhe në shoqërinë shqiptare të emigrantëve.

Synimi ynë është në kuadër të vizionit Shqipëria 2030, të rrisim ofertën për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona që janë në emigracion për t’u rikthyer në Shqipëri.

Për këtë na duhet kjo strategji dhe ky dokument i rëndësishëm, që duhet të mbart në vetvete gjithë masat për një riintegrim sa më të shpejtë, qoftë në tregun e punës, qoftë në shoqëri.

Tjetra lidhet dhe me një dimension tjetër të migracionit që ka të bëjë me menaxhimin e flukseve migratore pra të emigrantëve, që vijnë nga vende të tjera dhe kryesisht e përdorin Shqipërinë si një  vend tranziti, ku Shqipëria duhet të ketë gati gjithë dokumentacionin që lidhet me trajtimin e grupeve vulnerable, që lidhet me trajtimin e kërkesave për azil.

Kështu që në këtë këndvështrim  miratimi i sotëm i kësaj strategjie kombëtare, e cila dua ta nënvizoj, është një dokument i shumë-konsultuar në të gjitha nivelet, por po ashtu reflekton dhe të gjitha dokumentet referuese të BE, kryesisht strategjitë por dhe direktivat e BE-së lidhur me sfidën që do e quaja unë të shekullit, që ka të bëjë me menaxhimin e flukseve migratore dhe menaxhimit në tërësi.
 

E dyta është një lajm tjetër i mirë tha Balla pwr vijimin e zbatimit të marrëveshjeve që kemi firmosur me vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokusin e Ballkanit të Hapur. Përmes një numri të identifikimit të  Ballkanit Perëndimor, të gjithë qytetarët, të gjitha skemat e identifikimit të lehtësojmë përfshirjen në tregun e punës për secilin vend firmëtar, kjo do të forcojë zbatimin e marrëveshjes dhe do të rrisë integrimin e tregjeve të punës të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto janë dy vendime.

E treta një projektligj ,e cila do kalojë në Kuvend. Në qershor do të mbahet në Tiranë konferenca Ndërkombëtare e Interpolit, besoj se ndaj të njëjtën vlerësim se është një moment i rëndësishëm për punën e mirë të policisë në luftën kundër krimit', thotë Balla.

Lajmi ne perditesim...

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/05/2024 03:57

    /Riintegrimi ne tregun e punes dhe ne shoqerine shqiptare te emigranteve te kthyer/! Qe ketu fillon gabimi.Po i trajtoni emigrantet si te burgosur te sapo liruar nga burgimi i gjate e qe duhen riedukuar e riambientuar ne pune e shoqeri.Dhe te gjithe e dime si eshte tregu i punes,shoqeria,korrupsioni e burokracia,kultura e mendesia ne Shqiperi.Pra i bie te riintegrohen pikerisht me keto qe ishin disa nga shkaqet pse ata jane larguar! Kete propozoni ju?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?