Konflikti në rrugën "Ndre Mjeda" mes dy investitorëve, Llanaj dhe Allmuça, duke sjellë disa të plagosur dhe dhjetëra familje të mbetura pastrehë, është treguesi më i qartë i lejeve të dhëna në mënyrë abuzive në fund të mandatit, pak muaj para zgjedhjeve nga ish kryetari i bashkisë, Lulzim Basha.
Po si qëndron historia? Dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord në vitin 2014 për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre është prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira.
Nga një investigim rezulton se leja e dhënë dy biznesmenëve Llanaj dhe Allmuça është firmosur nga ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës asokohe, Lulzim Basha, sot Kryetar i Partisë Demokratike.
Leja e firmosur nga Lulzim Basha mban datën 10.10.2014, dhe për një afat 5 vjet, një afat ky tepër i gjatë për ndërtimin e një godine të thjeshtë banimi.
Mjafton të lexojmë lejen dhe konstatohet lehtësisht se dy subjektet që do të kryenin ndërtimin, “Star construction” dhe “Llanaj ndërtim”, e kanë fituar me “mik” lejen e firmosur nga Basha në 2014, pra vetëm 8 muaj para se ky i fundit të mbaronte mandatin. Dy investitorët nuk kanë plotësuar plotësisht kërkesat që kërkon ligji për marrjen e lejes së ndërtimit.
Leja e firmosur paraprakisht nga Lulzim Basha, më konkretisht në pikën 2 të saj, vendos si detyrë që të plotësohet rrugës: “saktësimi nga subjekti zhvillues projekti i zbatimit i arkitekturës, në lidhje me trajtimin e volumeve arkitektonike dhe fasadave të veçanta me materiale më cilësore”.
Kjo neglizhencë ndaj dy investitorëve dhe nxitimi për të firmosur lejen e ndërtimit nga Lulzim Basha para se të bëheshin zgjedhjet, ka sjellë sot një konflikt të hapur mes dy biznesmenëve, ku nuk mungoi as përdorimi i armëve dhe dhjetra familje që kanë paguar kursimet e jetës dhe sot nuk kanë asgjë.
Lul Tarravolja
Përgjigju