DOKUMENTET/ Xhufi në Repolitix: Ja të vërtetat për himarjotët! Konsideronin Skënderbeun mbret, lidhja e stemës së Kastriotëve me kishën e Himarës

18 Tetor 2023, 22:49| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 07:18

  • Share

Historiani Pëllumb Xhufi ka hedhur dritë mbi të vërtetat e hershme të qytetit të Himarës, një temë e cila ka ngjallur shumë debat edhe rishtazi nga pretendimet e palës greke.

I ftuar në Repolitix, me gazetarin Denis Minga, Xhufi sjell dokumente të cilat ai i kishte veçuar për të faktuar që himarjotët janë popull shqiptarë e faktuar edhe nga historia. Fillimisht, historiani u kujdes të rrëzonte argumentet e identifikimit të himarjotëve si grek për shkak se flasin gjuhën helene. Xhufi sqaroi se Himara ka qenë dhe është një vend që prej shekujsh ka pasur shkëmbime tregtare edhe me Italinë, madje qysh prej vitit 1700 një pjesë e mirë e himarjotëve fliste edhe italisht, për shkak të marrëdhënieve tregtare kryesisht me Venedikun dhe Napolin.

‘Kjo rrëzohet sepse familjet himarjote, të Himarës Dhërmiut dhe Palasës ku flitet greqishtja në të cilat më 1700 është folur italishtja si gjuhë e dytë, për raportet tregtare me Venedikut dhe Napolit.

Familjet ndiqen kohë pas kohe, vit pas viti dhe janë të njëjtat familje. Himara është një zonë e mbyllur që është e vështirë të kalohet. Kështu që ka qenë e tillë dhe nuk ka qenë një vend që të priste, lëvizjet e himarjotëve dhe shkëmbimet janë vetëm me zonat që janë ngjitur, me zonën e Labërisë. Ajo që është quajtur Arbër rreth 60 fshatra dhe mbijeton e sot e kësaj dite ky term në zonat e Labërisë.’- tha ai.

Një dëshmi e pamohueshme është edhe stema e Skënderbeut e pranishme në Kishat e Himarës.

Historiani shpjegon se stema është bërë më 1481 në kryengritjen e djalit të Skënderbeut, Gjon Kastrioti, i cili i shoqëruar nga himarjoti trim, Krokodil Klada fituan bindshëm dhe morën peng beun otoman. Kjo lidhje e himarjotëve me familjen Kastrioti evidentohet edhe me faktin se e kanë konsideruar Skënderbeun mbret, ndonëse ky i fundit nuk arriti ta merrte këtë titull sepse vdiq.

‘Në këtë kishë mblidheshin kryepleqtë e Labërisë, kur shkruheshin letrat e kancelaritë e vendeve të tjera. Kjo është bërë në 1481 kur në Himare ka ardhur djali i Skënderbeut Gjon Kastrioti i shoqëruar me një himarjot Krokodil Klada. Dhe në këtë kryengritje të drejtuar nga Gjon Skënderbeu u arrit një fitore e madhe se u kap peng beu otoman. Kjo tregon lidhjen  që kishte Himara me familjen Kastrioti. Himarjotet e u quanin Skënderbeun mbret.’- tha Xhufi për Report Tv.

Lidhur me deklaratat të cilat e konsiderojnë Himarën greke, Xhufi tha se pas Krujës, Himara ka patur një rëndësi shumë të madhe për Shqipërinë, ku konsiderohej si qendra e kryengritjeve.

‘Vijnë njerëz nga jashtë që duan ta bëjnë këtë, pas Krujës, Himara ka qenë qendra e kryengritjeve. Himara e ka njohur pushtetin osman, qeveritari osman për herë të parë është ndalur në Sasaj. Ali Pasha ndërtoi edhe atë kështjellën e bukur, që ka qenë shenjë e sovranitetin e tij mbi territorin. Himarjotët kanë qenë luftarak, kishin raporte me botën e jashtme.

Bilinguizmi dialekti e kupton që himarjotet e flasin shqipen njëjtë si shqiptarët e Labërisë, nuk ndodh me ata në Dropull.’- vijoi ai.

Më poshtë gjeni dokumentet e sjella ekskluzivisht nga Pëllumb Xhufi për Report Tv.

Ora 22:56
Kritika e Xhufit në Repolitix: S’mund të lihet kombësia me dëshirë, është faktike jo zgjedhje

 

Historiani Pëllumb Xhufi ka dhënë edhe një kritikë në Report Tv ku thotë se çështja e kombësisë është faktike dhe s’mund të jetë kurrë çështje dëshirë.

‘Ajo që më shqetëson mua, aty lihet zgjedhja me dëshirë e kombësisë. Kjo është e paligjshme. Kombësia është faktike jo zgjedhje. Duhet të ketë edhe sanksion në rast se ti gënjen. Qëllimi i fundit është i të ashtuquajturit vorio-epir. Dhe qëllimi mbetet aneksimi i gjithë këtij territori, dhe arsyeja se pse mbahet ligji i luftës për një ditë të përshtatshme kur mund të realizohet ky qëllim. ‘- tha Xhufi

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit Alimehmeti: 21/10/2023 11:14

    Pr, Xhufi eshte historian dhe shpjegimet e tija jane mese te verteta.por shqiptaret e shtetit tone jane menaxhuar shume keq nga qeverite e mbas viteve 90 dhe patjeter qe do kemi reagime te tilla.

    Përgjigju
  • Realisti: 20/10/2023 01:37

    Himara eshte brenda territorit shqiptar dhe do te jete Shqiptare gjithemone, por smund te mohoje asnjeri lashtesine e gjuhes greke aty , Himara esht shume e vjeter o Xhuf , ka qene aty para Shqiperise dhe Greqise , gjuha greke aty ekziston qe nga antikiteti,ne aq pak banore sa e flasin. Germoni o Xhuf se do gjeni shume nentoke .

    Përgjigju
  • Erdocazzo: 19/10/2023 09:21

    Po ajo esht shqiponja e bizantit e perdorur ne gjith perandorine bizantine o xhufke topja.

    Përgjigju
    • Drymades: 19/10/2023 22:09

      Eshte rrace e qelbet ishitur tek pushteti prandaj i thot keto

  • Iris: 19/10/2023 03:55

    Shume dakort me ju z.Xhufi sa i perket ceshtjes se kombesise,te cilen kam pershtypjen qe ata qe e ideuan /me deshire/ pergjigjen e kesaj pyetje ne census e kane ngateruar me shtetesine. Sa i perket ceshtjes per himariotet,dikur mund te kene njohur per mbret Skenderbeu,por tani njohin per /mbret/ pensionet e grekeve dhe /letrat/ greke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?