Dokumenti i paraqitur nga avokati i mbrojtës Izet Haxhisë ku argumentohet se përse Berisha duhet thirrur si dëshmitar kyç
Në dokumentin 7 faqësh, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka dhënë argumentet se tij se përse duhet thirrur ish- kryeministri Sali Berisha si dëshmitarë në seancën ndaj Izet Haxhisë.
"Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani te lokali pranë PD-së, i Guxim Biberaj. Ajo i pa Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj dhe Nazmi Çangu afro një orë para ngjarjes. I njihte shumë mirë ata dhe ka shkuar në zyrën e Berishës dhe në prani të dëshmitarit Fisnik Sina dhe të ndjerës Linda Ihsani, e ka vënë në dijeni se kush ishin brenda në autoveturën me targa VL0676. Sali Berisha duhet të japë versionin e tij se përse në një situatë , kur u njoftua nga mbesa e tij në vend që të njoftonte organet e policisë së Shtetit, Ministrin e Brendshëm, Presidentin e Republikës, urdhëroi Azen Hajdarin që të shkonte te kjo autoveturë dhe të merrej vesh me ta", thuhet në dokument.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Azem Hajdarit/ Kërkohet Berisha në gjyq e 30 dëshmitarë! Vendimi më 9 tetor, ‘Akuza’: Ish- kryeministri regjistroi dëshminë e të mbijetuarit, por s'e bëri publike
B.K.//ReportTv.al