Vrasja e Azem Hajdarit/ Kërkohet Berisha në gjyq e 30 dëshmitarë! Vendimi më 9 tetor, ‘Akuza’: Ish- kryeministri regjistroi dëshminë e të mbijetuarit, por s'e bëri publike

2 Tetor 2020, 08:53| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 18:26

  • Share

TIRANË-  Pamjet e filmuara në spitalin ushtarak teksa Zenel Nezaj dëshmitari okuluar i vrasjes së deputetit Azem Hajdari merrte mjekim, u depozituan nga prokuroria si provë në proçesin e rigjykimit të Izet Haxhisë. Me këto pamje prokurori Dritan Nushi kërkoi të pyetet ish kryeministri Sali Berisha, si personi që mori dëshminë e të mbijetuarit okular Zenel Nezaj, mbetur gjallë nga vrasja e Azem Hajdarit më 12 shtator 1998.

Në këtë intervistë sipas prokurorit Nushi dyshohet se është folur pikërisht për vrasjen e Hajdarit dhe kjo çmohet një provë e vlefshme për hetimin.

Veç Berishës prokurori Nushi kërkoi edhe deklarimet e vetë Zenel Nezajt që sot është azilant politik në Belgjikë si dhe shtetasve, Dem Dollapi, Marika Gaxulli, Kleo Murataj, Agim Logu, Petrit Çakri, Adem Hykaj, Kujtim Hyso, Vili Minarodhit, Ylli Rakipit dhe të pandehurit Izet Haxhisë.

Në këtë proces ku Izet Haxhia u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, e po rigjykohet pas ekstradimit nga Turqia, ai s‘është pyetur asnjëherë dhe pretendon se do flas vetëm përpara prokurorëve e gjyqtarëve me vetting të kaluar. Të njëjtën kërkesë për pyetjen e Berishës e pati edhe avokati mbrojtës i Haxhisë Idajet Beqiri, i cili kërkon që Berisha të tregojë edhe nëse mbesa e tij Shpresa Breçani e ka njoftuar për praninë e atetnatorëve mes tyre edhe Fatmir Hakljat para selisë së PD-s.

Sipas Beqirajt, Berisha pas këtij informacioni në vend të njoftonte policinë, Minsitrinë e Brendshme dhe Presidentin e Republikës, bëri të kundërtën duke urdhëruar Hajdarin të shkonte tek mjeti me targa Vlore VL0676. Po ashtu shtoi Idajet Beqiri, Berisha ka dëshmuar çdo detaj për këtë vrasje pranë agjentit të ambasadës amerikane deklarime të cilat ndodhen në fashikullin gjyqësorë në 4 faqe nga 707 deri në faqen 710.

Beqiri në seancën ku Haxhia s‘ishte i pranishëm, i kërkoi gjykatës të pyes edhe Zenel Neza,  Jaho Mulosmani si dëshmitar okular, Mbesën e Sali Berishës, Shpresa Breçani, Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza, gazetarin Afrim Krasniqi pasi sipas Beqirajt ai kish shkruar një shkrim duke i cilësuar Haklajt si pjesë e UDB-s e më pas ka deklaruar se shkrimi ishte me emrin e tij por e kish shkruar Azem Hajdari.

Avokati i Haxhisë kërkoi që të dëshmojë gazetari Ylli Rakipi, si edhe  Shaban Meminë si personi që sipas Beqirait ka zhdukuar telefonin e Azem Hajdarit. Po ashtu ai kërkoi edhe dëshminë e Dem Dollapit, Sali Lushës, Genc Hotit, Agim Logut e Mentor Dajës. Beqiri kërkoi edhe deklarimin e shtetasit Ismet Jovani, me të cilin sipas avokatit të Haxhisë Azem Hajdari ka folur për herë të fundit në telefon dhe e kishte të regjistruar me emrin Jovanoviçi dhe ishte personi që dinte gjithmon lëvizjet e Fatmir Haklajt drejt tiranës.

Gjykata pritet të shprehet më 9 tetor 2020 nëse do të pranojë apo jo këtë listë me 30 dëshmitarë mes të cilëve u kërkuan edhe dy motrat e fisit Haklaj, Aishe dhe Zylfie Haklaj me të cilat pas vrasjes së Azemit sipas Beqirit kanë folur Fatmiri e Haki Haklaj të cilët nuk jetojnë më.

Një tjetër dëshmitar i kërkuar për zbardhjen e vrasjes së shekullit është edhe ajo e ish truprojës së Azem Hajdarit Marjan Gryka i cili në media ka akuzuar Berishën si organizator të këtij krimi.

Azem Hajdari u vra në vitin 1998 para selisë së PD, krim në të cilën humbën jetën Besim Cera dhe Naim Çangu. Në një proces që zgjat prej 1998 më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmani me 25 vite në mungesë Izet Haxhia i cili po rigjykohet dhe Ismet Haxhia vëllai i Izetit.

Dëshmitarët e kërkuar
- Zenel Neza
- Jaho Mulosmani
- Sali Berisha
- Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani
- Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza
- Afrim Krasniqi
- Ylli Rakipi
- Shaban Memia
- Dem Dollapi
- Sali Lusha
- Genc Hoti
- Agim Logu
- Mentor Daja
- Ismet Jovani
- Aishe Haklaj
- Zylfie Haklaj
- Marjam Gryku

Ora 11:50
Kërkohet thirrja e Sali Berishës dhe 17 dëshmitarëve të tjerë për Izet Haxhinë/ Gjykata vendos në 9 tetor ora 12:00

1544705648_izethaxhia.jpg

Seanca e radhës kur do të jepet vendimi për dëshmitarët e kërkuar nga Prokuroria për gjyqin ndaj Izet Haxhisë është lënë në datën 9 tetor ora 12:00.

Ora 10:14
Dokumenti/ Pse Izet Haxhia kërkon thirrjen si dëshmitar të Sali Berishës

 

Dokumenti i paraqitur nga avokati i mbrojtës Izet Haxhisë ku argumentohet se përse Berisha duhet thirrur si dëshmitar kyç

Në dokumentin 7 faqësh, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka dhënë argumentet se tij se përse duhet thirrur ish- kryeministri Sali Berisha si dëshmitarë në seancën ndaj Izet Haxhisë.

"Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani te lokali pranë PD-së, i Guxim Biberaj. Ajo i pa Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj dhe Nazmi Çangu afro një orë para ngjarjes. I njihte shumë mirë ata dhe ka shkuar në zyrën e Berishës dhe në prani të dëshmitarit Fisnik Sina dhe të ndjerës Linda Ihsani, e ka vënë në dijeni se kush  ishin brenda në autoveturën me targa VL0676. Sali Berisha duhet të japë versionin e tij se përse në një situatë , kur u njoftua nga mbesa e tij në vend që të njoftonte organet e policisë së Shtetit, Ministrin e Brendshëm, Presidentin e Republikës, urdhëroi Azen Hajdarin që të shkonte te kjo autoveturë dhe të merrej vesh me ta", thuhet në dokument.

Ora 10:06
Vrasja e Azem Hajdarit/ Izet Haxhia kërkon 18 dëshmitarë në Gjykatë

Në seancën e ditës së sotme për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia ka kërkuar 18 dëshmitarë.

Dëshmitarët e kërkuar janë:

- Zenel Neza

- Jaho Mulosmani

- Sali Berisha

- Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani

- Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza

- Afrim Krasniqi

- Ylli Rakipi

- Shaban Memia

- Dem Dollapi

- Sali Lusha

- Genc Hoti

- Agim Logu

- Mentor Daja

- Ismet Jovani

- Aishe Haklaj

- Zylfie Haklaj

- Marjam Gryku

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asl: 03/10/2020 23:46

    Shellari Sali nukeshte paraqitur asnjehere ne gjykate(ke ushtaret e tij),por duhet te dije se nuk mund te jete perjete kryeminister apo president apo ne qeveri.Ok nga fshati jemi te gjithe dhe mesuam pese gjera po Saliu eshte dru me pre njeri i pagdhendur.

    Përgjigju
  • Elona: 03/10/2020 21:03

    Jo pse çfar janë ata

    Përgjigju
  • komon in sense: 02/10/2020 18:17

    Eshte llogjike qe gjith PD e ka dite kush ka qen ne makin mbase ata kan qen per 90 min te parkuar dhe gjith tropojant njihen me far e fis. Duke e ditur qe ata e doshin Azemin te vdekur pse nuk eshte thirrur policia? Thjesht e kan servirur azemin si nje gic para luanit. Berisha ka kapur dy pellumba me nje gure.

    Përgjigju
  • O tej: 02/10/2020 17:52

    Berisha nuk ka ku shkon vec ne te Sheqeres shkofte

    Përgjigju
  • vlora: 02/10/2020 16:50

    Nje gje eshte e sigurt Ose gjykata nuk do e therasi Saliun ose dhe po ta therase ai nuk do veje.Perfundimi Saliu deren e gjykates nuk e shef

    Përgjigju
    • KANUNI: 02/10/2020 18:56

      Ai do shkoje patjeter Gjyqtaret dhe Prokuroret nuk duhet te ndryshojne mendjen duhet ta therrasin me pa tjeter bile te perdorin forcen nese Ai nuk vjen per te shmangur ndonje hakmarje qe vjen nga Kanuni e cila do te conte para pergjegjesise penale prokuroret dhe gjykatsit qe nuk kerkuan kete person te paraqitej per te deshmuar.

  • LORA: 02/10/2020 16:20

    Jam ne vemendje te vecante te ketij procesi. Gjykoj se ky proces do te jete prova e pare e verifikimit te produktit te Reformes ne Drejtesi.

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 02/10/2020 14:38

    Berisha para se te thirret deshmimtar ne gjykate duhet te ripet i gjalle me bixhak ti hidhet kripe deti ne trup pastaj deshmon vete para trupit gjykues vampiri Berishe.

    Përgjigju
    • Varrhimsi: 02/10/2020 18:34

      Pastaj si perfundim ta djegim ne turren e druve e ti dali shpirti me siklet e vujtje

  • Arbëri: 02/10/2020 10:13

    Po pse flet kështu gjērēsisht o avokat...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?