Opozita ‘kalin e betejës’ sot ndaj Qeverisë e kishte të përqendruar në një dokument të publikuar nga militantë të PD që pretendohet se janë anëtarët e aplikacionit “Aktiv1sti” të Partisë Socialiste. ‘Rithemelimi’ i Sali Berishës dhe Partia e Lirisë e kanë konsideruar një krim të jashtëzakonshëm zgjedhor, duke e vënë theksin që janë me dhjetëra njerëzit e drejtësisë që janë në këtë listë. Kjo listë është publikuar në rrjetet sociale nga militanti i PD, siç është rasti i Gent Prognit i cili dje ka shkruar se madje do t’i vendosë logo dokumentit sepse nuk citohet.
Nga Selia e Partisë së Lirisë, doli vetë Ilir Meta i cili tha se në dokumentin e bërë publik vërtetohet se Rama detyron “mijëra punonjës të administratës publike, që në shkelje të Kushtetutës e të ligjeve, si dhe në dhunim flagrant të lirive dhe të drejtave të tyre, të bëhen pjesë e këtij aplikacioni që monitoron like-t, komentet dhe share në rrjetet sociale të postimeve të Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë”.
Meta madje tha se skandali bëhet edhe më i madh kur zbulohen se pjesë e listës së aplikacionit janë të paktën 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë, anëtarë të KLP, KLGJ, SPAK dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në Tiranë dhe qarqe, mjekë, infermierë dhe mësues, punonjës të tatimeve, doganave etj.
Ndërkohë që më vonë doli edhe zëdhënësja e Berishës e cila përmendi edhe emra duke thënë se “gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra here: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë. Një vend të cilit gjyqtarët dhe prokurorët i shërbejnë si aktivistë partiakë është një republikë bananesh”.
Por në fakt nga një kontroll i thjeshtë që i bëhet dokumentit të publikuar me krenari nga aktivisti i PD Gent Progni, del qe ka mijëra emra njerëzish se janë shumë emra të njohur. Dhe si për ta bërë me qesharake akuzën e opozitës në këtë listë të publikuar është i shkruar, jo një herë por 2, emri i vetë Ilir Metës me vazhdimin ‘Presidenca e Republikës’. Pra, Meta është regjistruar si ‘aktivist’ PS në rolin e Presidentit të Republikës nëse do t’i besonim vetë atij apo edhe njerëzve të Berishës.
Ka kaq shumë arsye që kjo listë të jetë e manipuluar, edhe fakti që vetë Partia Socialiste thotë se në aplikacion mund të futesh edhe me pseudonim, pra gjithkush mund të futet me emrin e gjithkujt. Por emri i Ilir Metës, të paktën këtë të fundit do të duhet ta bënte të mendohej 2 herë para se të dilte dhe të bënte akuza për gjysmën e anëtarëve të institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë në vend.
Dokumenti ka 133 faqe me emra, pra rreth 6 mijë emra dhe pjesa tjetër, 133 faqe të tjera ka vetëm profesionet. Një dokument pa kokë dhe me emra të përsëritur nga disa herë. Rama doli sot dhe tha se Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili sipas tij është lehtësisht i verifikueshëm.
Emri i Ilir Metës në listën e pretenduar si aktivistët e PS
Alfred Balla, kryetar i KLP-së ka reaguar në lidhje me publikimin e emrit të tij në listën e nxjerrë nga opozita, që pretendon se ai është anëtar në aplikacionin ‘Aktivist’ të Partisë Socialiste. Balla, emri i të cilit u përmend edhe nga zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo, thotë se nuk ka shkarkuar një aplikacion të tillë e aq më pak përdorur dhe se nuk ia ka idenë se çfarë përfaqëson. Sipas Ballës, anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues.
'Në lidhje me këtë fakt që ai e konsideron të pa vërtetë, zoti Balla është vënë në dijeni nga media. Ai shprehet se nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson. Anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues. Ai inkurajon gjithashtu organet e drejtësisë të hetojnë dhe të gjejnë shpërndarësit e këtij lajmi të pavërtetë për të.’- thuhet në reagim.
Edhe një prej gazetarëve më pranë opozitës e ka konsideruar si shumë të mundur që lista e dalë ku pretendohet se janë anëtarë të aplikacionti 'Aktivisti' të PS mund të jetë e manipuluar. Në një postim Klodjan Tomorri thotë se meqë dje ka bërë një shkrim nisur nga lista që qarkullonte ne internet për praninë aty të prokuroreve dhe gjyqtarëve "sot kam minimalisht detyrimin të kerkoj falje sepse pa dashje mund të kem kontribuar në shperndarjen e një lajmi të rremë".
Postimi i Klodjan Tomorri ne facebook:
''Pikepyetjet e nje liste
Nje dite pas daljes se listes se Aktiv1st ka patur dy reagime nga qeveria. Se pari nga Etjen Xhafaj pastaj vet Kryeministri. Te dy thane qe lista eshte e manipuluar dhe se Partia Socialiste do ta ndjeke ceshtjen penalisht. Pati dhe nje reagim te trete nga zevendeskryeministrja, i cili ishte pak me kontradiktor. Zonja Balluku pas mbledhjes se qeverise tha qe nese ndonje prokuror eshte bere kurioz dhe e ka shkarkuar aplikacionin kjo nuk ka asgje te keqe.
Gjithsesi ka disa arsye te besohet se lista mund te jete e manipuluar. Une sot kam arritur te verifikoj te pakten nje person, qe e ka emrin ne liste, por nuk e ka shkarkuar asnjehere aplikacionin. Dhe meqe dje kam bere nje shkrim nisur nga lista qe qarkullonte ne internet per pranine aty te prokuroreve dhe gjyqtareve sot kam minimalisht detyrimin te kerkoj falje sepse pa dashje mund te kem kontribuar ne shperndarjen e nje lajmi te rreme.
Autenticiteti ose jo i listes me gjasa do te marre pergjigje perfundimtare shume shpejt. Por keto dite duhet patur shume kujdes. Ka nje dore qe ditet e fundit po hedh lajme pafund ne treg, ca fake, ca gjysme te verteta dhe arsyeja se pse po behet kjo nuk eshte e veshtire per t’u kuptuar''.
Aktivist eshte ai qe punon per te miren publike, jo ai qe eshte kamikaz i partise!
PërgjigjuKeto metoda duhen derguarr në gjykaten nderkombetare po behemi shtet komunist ku administrata kontrollohet me presion , vetëm në Hage zgjidhet mos harroni perendimi i shet liderat dhe politikan të lindjes , uroj mos tju shesin pasi metoda si Kjo tregon humbje drejtes profesionale dhe profesioneve me siguri kombetare! Me pak fjale deshtim total duhet doreheqje dhe reformim një demokraci nordike në shqiperi
PërgjigjuO hajdut o spiun
Përgjigjushqiperi 2023 - del nje kamikaz surrat by.. si gent progni qe e mban veten per ekspert IT, hapu dhe... ky as shutdown sdi me i bo PC.
PërgjigjuKjo eshte skandaloze per te detyruar te punesuarit ne shtet nepermjet presionit te bejne fushate dhe te votojne me pahir per partine e pushtetit kushdo qofte. Kane filluar qe tani presionet per mesuesit duke i marre ne telefon nga zyrat e PS dhe administrata ka filluar te kontrolloje punonjesit nepermjet spiunave te bejne propogande dhe fushat per partine. Viti 2023 dhe akoma te marrin ne telefon dhe te thone je i detyruar te angazhohesh ne fushate me PS.Ishalla zoti ju denofte per padrejtesine qe beni ne forma te ndryshme presioni.
PërgjigjuNe fakt emrat Jane usera Facebook reale, thjesht kur kane perputhur te dhenat me listen e patronazhisteve ka kapur gabimisht presidential. Qesharake Jane ata qe bejne te tille aplikacione per te rritur propoganden me zor...
PërgjigjuKur nuk di kij miresine te pakten te mos komentosh budallalleqe ne publik.