Opozita i nxori emrin si anëtar te ‘Aktivist’ i PS-së, kreu i KLP-së mohon lajmin: E pavërtetë! S’e kam idenë çfarë përfaqëson aplikacioni

8 Shkurt 2023, 19:39| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 19:49

  • Share

1673602971_Screenshot1.jpg

Alfred Balla, kryetar i KLP-së ka reaguar në lidhje me publikimin e emrit të tij në listën e nxjerrë nga opozita, që pretendon se ai është anëtar në aplikacionin ‘Aktivist’ të Partisë Socialiste. Balla, emri i të cilit u përmend edhe nga zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo, thotë se nuk ka shkarkuar një aplikacion të tillë e aq më pak përdorur dhe se nuk ia ka idenë se çfarë përfaqëson. Sipas Ballës, anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues.

'Në lidhje me këtë fakt që ai e konsideron të pa vërtetë, zoti Balla është vënë në dijeni nga media. Ai shprehet se nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson. Anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues. Ai inkurajon gjithashtu organet e drejtësisë të hetojnë dhe të gjejnë shpërndarësit e këtij lajmi të pavërtetë për të.’- thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Dokumenti që i bën qesharake akuzat e opozitës mbi përdoruesit te ‘Aktivisti’, në listë i publikuar dhe emri i Ilir Metës në rolin e Presidentit të Republikës


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?