Dokumenti/QSUT shkarkon mjekun Ilir Allkja: Shkeli kodin etik të punonjësit me sulmet kundër spitalit! (Militant i PD, fotot ku ishte në protestat 'Rama ik')

30 Dhjetor 2020, 12:17| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 17:11

  • Share

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndërpret punën me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja. Sipas QSUT-së, Allkja ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror. Në dokumentin e QSUT theksohet se Alljka nuk duhet të bëjë deklarata të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të institucionit dhe sulme kundër administratës dhe se çdo  rast të daljes së tij është i detyruar të merrte më parë konfirmimin mbi qëndrimin institucional pranë zyrës së marrëveshjeve me publikun, dhe në asnjë rast të shkelë këtë kod.

“Çdo punonjës gëzon lirinë e opinionin personal por duhet të respektojë ruajtjen e konfidecialitetit në qëndrimet apo deklaratat me mediat të shkuara apo elektronike. Punonjësi i QSUT-së nuk duhet të bëjë në publik komente të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të institucionit, Deklarata dhe opinionet personale që mund të interpretohen si zyrtare, sulme kundër administratës ose punonjësve të tjerë të institucionit", thuhet në dokumentin e QSUT-së për shkarkimin e mjekut.

Në fillim të pandemisë deklarata e mjekut Ilir Allkja kanë qenë të shumta duke dalë në krah të opozitës dhe nxitjes edhe më shumë të panikut ku theksonin mungesën e veshjeve speciale dhe të masave mbrojtëse anti-covid për stafin mjekësor, duke bërë që në një konferencë për shtyp të reagonte dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu duhet hedhur poshtë këtë gjë dhe të publikonin foto të mjekut Allkja që shfaqej me veshje të specializuar për t'u mbrojtur nga COVID-19. Allkja njihet dhe si militant i PD, i cili ka dalë më foto në protesta e opozitës ku kërkonin ikjen qeverisë Rama në 2019.

Mjeku Ilir Allkja me veshje speciale anti-covid dhe ne protestat e opozitës

Letra e shkarkimit te mjekut Ilir Allkja

Ora 17:05
QSUT e shkarkoi nga detyra për shkelje të etikës, mjeku Allkja: Vepër e pastër politike, s'ka të bëjë me profesionin tim

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shkarkuar nga puna mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, me pretendimin se ai ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror. 

Në një prononcim për Report Tv, Allkja teksa ka treguar momentin kur ka marrë zarfin ku i njoftohej pushimi nga detyra, ka thënë se shkakrimi i tij është politik dhe se nuk ka lidhje me profesionin.

“Rreth një orë më parë më takon postieri i QSUT dhe më jep një zarf, firmos e hap zarfin dhe aty shoh që ishte marr vendim për pushimin tim nga puna. E prisja pasi më kanë thirrur disa herë dhe më kanë shantazhuar në drejtorinë e QSUT. Është një vepër e pastër politike, nuk ka të bëjë aspak me profesionin tim”, u shpreh mjeku Allkja.

Ndërkaq i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama duke i thënë se ky veprim karshi tij është shembulli më i keq për mjekët e rinj.

“Dua ti them kryeministrit të vendit që ky veprim karshi meje është shembulli më i keq për mjekët e rinj sepse ju hapur dhe me arrogancë i tregoni rrugen, ose ikni në Gjermani ose nënshtrohuni dhe mos flisni për mungesat, për mangësitë, për dobësitë e sistemit”, tha Ilir Allkja.

Ora 13:27
Shkarkimi i mjekut Allkja/ Bardh Spahia: Dënim politik, rast unik në botën demokratike

1599331190_spahia.jpg1

Shkarkimin nga puna të mjekut të Urgjencës Ilir Allkja Partia Demokratike e konsideron si një dënim politik të Ramës për mjekët. Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, në një postim në Facebook shkruan se Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike.

"Shqipëria sot nuk ka mjekë mjaftueshëm për t’u shërbyer qytetarëve, por Edi Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor. Mjeku i urgjencës Ilir Allkja është shkarkuar nga detyra, pas më shumë se 20 vitesh pune e sakrifice dhe pasi u ka shërbyer mijëra e mijëra qytetarëve të sëmurë.  Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike.  Shkarkimi i një mjeku të vijës së parë për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë do të thotë se Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik.

Është koha që profesionistët si Ilir Allkja të ngrenë zërin për të vërtetën dhe të drejtën! Vetëm kështu i shërbehet interesit publik! Ky pushtet i kalbur është në grahmat e fundit! Bashkë do ta ndryshojmë këtë situatë.  Partia Demokratike ka vendosmërinë për t’i kthyer mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësiëë dinjitetin e nëpërkëmbur nga pushteti.  Është koha për ndryshim", shkruan Spahia.

Ora 12:42
Shkarkimi i i mjekut Allkja, Kryemadhi: Po mbaj shënim të gjitha padrejtësitë e Rilindjes, i rregullojmë kur të vijmë në pushtet

1606136657_monika.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar shkarkimin nga puna të mjekut Ilir Allkja si të padrejtë. Kryemadhi shprehet se është duke mbajtur shënim padrejtësitë e Rilindjes dhe se këto do të ndryshojnë kur opozita të vij në pushtet.

"Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t'i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik. Ndryshimi po vjen!", shkruan Kryemadhi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/12/2020 00:27

    Kur pandemia filloi ne Kine,me kujtohet nje mjek kinez qe ishte nga te paret qe dha alarmin ne shkalle boterore.Per kete qeveria kineze e akuzoi dhe e perndoqi,por nuk e burgosi.Pak me vone ky doktor ndroi jete per shkak te virusit.Ndersa muajt kalonin dhe pandemia shtohej e perhapej,ky doktor po shikohet gjithmone e me teper si hero e si viktime nga e gjithe bota perendimore.Tani ku eshte ndryshimi midis doktorit kinez dhe z.Allkja? Ndryshimi eshte tek ajo proteste partiake ku morri pjese.Si Kina,si Shqiperia jane vende ku demokracia si koncept eshte ose e munguar ose e kontrrolluar.Kinezi e kritikoi shtetin me fakte pa dale ne proteste,ky shqipoja e kritikoi shtetin me te dhena te pa faktuara,dhe me e keqja,kritikat e tij kane ngjyrosje politike,jo profesionale.Sikur te mos kishte dale ne protesten politike do gjykohej ndryshe.Tani eshte i lire t'i perkushtohet komplet politikes.

    Përgjigju
  • Irma: 30/12/2020 19:44

    I lumte atyre qe morren kete vendim. Populli nuk ka nevoje per panik e urrejtje në keto kohera pandemie, por mesazhe pa parti e vetem suport profesional.

    Përgjigju
  • Lola: 30/12/2020 17:56

    Ik o mjek plehre bashke me ato palaço mjeke si Bardh Spahia qe rrini e ferkoni duart pas çdo rasti vdekje per te bere politike me fatkeqesite e njerezve. Ne vend qe të perveshesh krahet e te punosh duke dhene ndihmen tende ne sherbim te pacienteve ne rrjesht me koleget e tjere rri e ben spiunlleçe e perbuz punen e perkushtimin e tyre. Tu shofte rraca more legen bashke me ata qe bejne politike mbi vdekjen.

    Përgjigju
    • Roza: 30/12/2020 19:46

      Te lumte o Lola. Nuk I heq asnje presje komentit tuaj.

  • mara: 30/12/2020 14:52

    Nuk i falet një mjeku të shkelë etikën, bëj detyrën që të takon, humbja e jetëve të kolegëve të tij nuk i ka dhëmbur pak? Pse ore njerëz nuk punoni për të përballuar pandeminë të gjithë së bashku? Pyesni ata që humbën njerëzit e tyre, si po e mbyllin këtë vit të trishtë. Ky mjek do ishte më e udhës të ndihmonte të sëmurët, të mos bënte politikë, se sjellja e tij edhe në vënde të tjera kudo që të ishte këtë pasojë do kishte. Pret të bëhesh deputet? Mos u mprif se Mona e Luli nuk do t'ja dijë për ty, të përdorin vetëm politikisht. Shumë paske ndejtur në QSUT, provo të punosh tek privatët! Po të veproje kështu, që të nesërmen e deklarimeve të tua, do kishe marrë rrugët. Pa le në kohën e salës që do të kishin zdruguar përveç se pushuar.

    Përgjigju
  • Tani: 30/12/2020 12:30

    Po ngritje ne detyre per mjeket qe kercenin te ballkonet (Qenke veshur me te bardha hajde ja ke lala) po ate dite ndruan jet 14 persona ndoshta ndonje dhe ne ato momente qe po hudhej vallja e propagandes. Po ky perben krim apo jo vetem po the troc ate qe nuk shkon je pucist.

    Përgjigju
    • maqin: 30/12/2020 18:28

      Ik o Tan K....Meso te shkruash ate qe do te thuash.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?