Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shkarkuar nga puna mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, me pretendimin se ai ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror.
Në një prononcim për Report Tv, Allkja teksa ka treguar momentin kur ka marrë zarfin ku i njoftohej pushimi nga detyra, ka thënë se shkakrimi i tij është politik dhe se nuk ka lidhje me profesionin.
“Rreth një orë më parë më takon postieri i QSUT dhe më jep një zarf, firmos e hap zarfin dhe aty shoh që ishte marr vendim për pushimin tim nga puna. E prisja pasi më kanë thirrur disa herë dhe më kanë shantazhuar në drejtorinë e QSUT. Është një vepër e pastër politike, nuk ka të bëjë aspak me profesionin tim”, u shpreh mjeku Allkja.
Ndërkaq i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama duke i thënë se ky veprim karshi tij është shembulli më i keq për mjekët e rinj.
“Dua ti them kryeministrit të vendit që ky veprim karshi meje është shembulli më i keq për mjekët e rinj sepse ju hapur dhe me arrogancë i tregoni rrugen, ose ikni në Gjermani ose nënshtrohuni dhe mos flisni për mungesat, për mangësitë, për dobësitë e sistemit”, tha Ilir Allkja.
Lajmi kryesor:
Dokumenti/QSUT shkarkon mjekun Ilir Allkja: Shkeli kodin etik të punonjësit me sulmet kundër spitalit! (Militant i PD, fotot ku ishte në protestat 'Rama ik')
//ReportTv.al